Lajmet

IKSHPK thirrje qytetarëve: Mos konsumoni mish dhe peshk, suxhuk e produkteve të ngjashme

“Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim për shkak të ushqimit të kontaminuar”.

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, nga Instituti kanë thënë se “shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”.

Nga Instituti kanë bërë thirrje të shmanget konsumimi i mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. “Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier! Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumoni qumësht  të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet”, thonë nga Instituti

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si përsëritje të një bllokade të pakuptimtë.

Gjatë deklaratës së saj, Gërvalla u bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga ajo që e quajti “strategji destruktive” dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet. Ky unitet shprehet përmes funksionimit të Kuvendit, jo përmes bllokadës”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari Rashiti rrëfen momentin e sulmit në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Bunjaku

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, dëshmoi zyrtari policor Alban Rashiti, pjesëtar i Njësisë për ndërhyrje të shpejtë. Ai përshkroi me detaje momentet kritike të sulmit, ku mbeti i plagosur, dhe rrethanat në të cilat u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Rashiti tha se gjithçka ndodhi papritur, pak pasi ishte takuar me rreshterin Bunjaku në vendin e ngjarjes. Sipas tij, një shpërthim i fuqishëm ndodhi nga ana e majtë, i cili e plagosi në krah. Menjëherë pas këtij shpërthimi, filluan të shtënat nga shumë drejtime të fshatit.

“Kur e kam kthyer kokën, kam parë zjarr dhe kam kuptuar se jam goditur. U përpoqa të marr pozicion mbrojtës, por ndodhën edhe shpërthime të tjera, ndërsa më pas filluan të shtënat me armë zjarri”, tregoi Rashiti.

Ai tha se në mes të situatës kaotike, pa që rreshteri Bunjaku ishte i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete. Në përpjekje për ta tërhequr nga zona, ai dhe kolegët e tij kërkuan të afronin një automjet, por ai u qëllua dhe mbeti i palëvizshëm. Pavarësisht plagëve që kishte marrë, Rashiti vijoi të ndihmonte në përpjekjet për evakuimin e trupit të rreshterit, ndërsa rreth tyre vazhdonin të binin predha.

Ai shtoi se gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm për rrezikun, por nuk u kishte treguar kolegëve për plagët e veta për të mos ndikuar në moralin e njësisë. “Më vonë kam parë se isha i plagosur edhe në këmbën e djathtë. Nga lart kam vërejtur një dron që po na vëzhgonte, nuk e di nëse është rrëzuar apo jo.”

Seanca gjyqësore për rastin po vazhdon, ndërsa dëshmia e Rashitit pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të sulmit.

Continue Reading

Të kërkuara