Lajmet nga UBT

Ikja e të rinjve, rektori i UBT-së kërkon strategji për ruajtjen dhe zhvillimin e profesionistëve

Hajrizi përmend edhe fushat në të cilat potenciali për t’u zhvilluar profesionalisht është i madh.

Published

on

Pagat e larta jashtë vendit, kushtet më të mira për punë, janë disa nga arsyet që po i largojnë profesionistët nga Kosova drejt vendeve evropiane, thotë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi në një intervistë për Ekonomia Online.

Ndonëse thotë se në institucionin që ai e drejton, pagat dhe kushtet janë të mira, të punësuarit vazhdojnë të largohen drejt vendeve evropiane.

Ikjen e konsideron globale, por që kërkon reagim institucional për siç thotë ruajtjen dhe zhvillimin e profesionistëve në Kosovë.

“Problemi dhe shkaktarët janë kryesisht global. Ne kemi në Evropë një zvogëlim të popullatës së re pika e parë dhe ka mungesë të kuadrove të kualifikuara. Në nivelin global kemi një rritje të kërkesës nga tregu i punës për njerëz të kualifikuar dhe aftësia e institucioneve për të ofruar kuadro të kualifikuara. Kjo tash krijon që të gjithë janë në kërkim të talentëve dhe profesionistëve dhe ofrojnë oferta më joshëse dhe më të mira dhe kjo është që e rrok edhe Kosovën se nëse ka talent dalin në disa vende të botës, mundësia për me shku në Evropë është shumë më e lehtë dhe ka ofertë më të mirë prandaj kjo vërehet edhe te ne. Në këtë rast ne duhet të krijojmë strategji tona për t’iu kundërvu edhe ne me një strategji për ruajtjen dhe zhvillimin e profesionistëve në Kosovë”, thotë Hajrizi për EO.

Hajrizi përmend edhe fushat në të cilat potenciali për t’u zhvilluar profesionalisht është i madh. Ai thotë se qëllimi i tyre është përshtatja e kërkesës me tregun e punës.

“Puna në trend në fushën e IT-së është në trend dhe mund të zhvillohet edhe më shumë dhe ka potencial dhe politika dhe vendime të tjera. Si koncept i lëvizjes është në trend shumë të madh sepse ne kemi teknologji në botë, kemi pajisje dhe kemi të gjitha por mungojnë njerëzit e kualifikuar gjithkund në botë. Qëllimi jonë ka qenë qe të krijojmë kuadro kualitativ me kompetenca që t’i përshtaten vendit të punës edhe jashtë edhe këtu kudo që të shkosh në një vend të mirë. Dhe kjo tash po na u kthehet sepse po u jepet mundësia me punu jashtë me paga të larta me kushte të volitshme dhe kjo krijon një ndjenjë jo të mirë sepse prindërit paguajnë për ta gjitha shpenzimet i kryejnë kualitetin te ne e arrijnë kompetencat dhe në fund përfitues mund të jenë vendet e tjera”, u shpreh ai.

“Në anën tjetër ne mendojmë që me krijimin e kuadrove kemi arritur të sjellim kuadro në Kosovë. UBT tani është fakulteti më i madh u shkencave kompjuterike në Ballkan dhe me këtë numër me qindra mijëra programera që i gjeneron faktikisht kemi një mundësi të mirë që të kemi thithje të investitorëve dhe kërkesave që të vijnë këtu dhe kjo është ajo qka ne po mundohemi të ofrojmë në këtë drejtim. Të gjitha teknologjitë e fundit dhe të ardhmes janë të implementuara këtu dhe nuk mungon asnjë teknologji qoftë 5G, virtualizimi, inteligjenca artificiale, robotika, siguria kibernetike, të gjitha ato që në fakt sot njihen në botë janë prezente edhe këtu”, thotë tutje ai.

Hajrizi ka folur edhe për një investim të një kompanie amerikane në vlerë prej 30 milionë euro, teksa thotë se janë duke punuar që të sjellin kompani edhe nga disa vende tjera të botës. 

“Para 2, 3 viteve kemi sjellë një kompani amerikane me rreth 30 milionë euro investime dhe tani kemi arritur t’i motivojmë edhe kompanitë nga Turqia, Izraeli, Gjermania dhe vende të ndryshme evropiane që të jenë pjesë e ekosistemit tonë dhe ma merr mendja që ne mundësojmë që të rinjtë të rrinë këtu. Kosova krijon mjaft dispozita për tu zhvilluar. Dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim nuk është i madh”, deklaroi tutje Hajrizi.

Lajmet

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Lajmet

Ndryshimet klimatike dhe sfidat globale: Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, folës në samitin botëror COP31 në Antalya

Published

on

By

UBT do të marr pjesë në Konferencën e 31-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), përmes pjesëmarrjes së Rektorit, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në një panel ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Më 18 nëntor 2026, në orën 13:00, në zonën Blue Zone të COP31 në Antalya, Rektori Hajrizi do të jetë folës në panelin me temë “From Universities to a Global Climate Alliance: Shared Vision and Action for Green Transition”, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, Prof. Dr. R. Cüneyt Erenoğlu.

Në kuadër të këtij paneli, Rektori Hajrizi do të prezantojë temën: “From Smart Campuses to Climate-Resilient Cities: The 5S Approach to University Living Labs”.

Prezantimi do të fokusohet në modelin UBT Smart City, duke trajtuar integrimin e arsimit, kërkimit shkencor, teknologjive të avancuara dhe veprimit klimatik në zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe të qëndrueshme. Kjo pjesëmarrje përfaqëson gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit akademik ndërmjet UBT-së dhe Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, i cili filloi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në vitin 2024.

Në kuadër të këtij partneriteti, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në UBT është realizuar Projekti i Transformimit të Gjelbër, me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve. Përmes pjesëmarrjes në COP31, UBT synon të ndajë përvojën e tij akademike dhe institucionale, të promovojë inovacionin dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përballimin e sfidave klimatike.

Continue Reading

Rajoni

UBT lidh studentët me industrinë përmes përvojave praktike në fushën e patundshmërive

Published

on

By

Programi Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT vazhdon t’u ofrojë studentëve mundësi për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojat konkrete nga industria, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës.

Në kuadër të lëndës “Ndërmarrësia në Patundshmëri”, studentët patën kënaqësinë të mirëpresin CEO-n e kompanisë “Shtepiaku”, Besnik Vrella, i cili ndau me ta përvojën e tij praktike në krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e një ndërmarrjeje.

Gjatë këtij takimi, studentët u njohën nga afër me rrugëtimin e një ideje biznesore drejt krijimit të një ndërmarrjeje, procesin e identifikimit dhe realizimit të një mundësie biznesore, si dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e një biznesi në treg.

Përmes përvojës së ndarë nga Vrella, studentët patën mundësi të kuptojnë më konkretisht edhe sfidat që shoqërojnë zhvillimin e një biznesi, mënyrat e përballimit të tyre dhe mundësitë që ofron tregu i patundshmërive për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë apo të zhvillojnë iniciativa të tyre sipërmarrëse.

Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes së UBT-së për një mësimdhënie të orientuar drejt praktikës dhe industrisë, ku studentët nuk kufizohen vetëm në njohuritë teorike të trajtuara gjatë ligjëratave, por kanë mundësi t’i shohin ato të zbatuara në situata reale dhe përmes përvojave të profesionistëve të fushës.

Përmes ligjëratave praktike, takimeve me profesionistë, diskutimeve me përfaqësues të industrisë dhe aktiviteteve të orientuara drejt praktikës, studentët e këtij programi përfitojnë një përvojë më të plotë akademike dhe profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara