Lajmet

IKD publikon raportin mbi mosefikasitetin e hetimit parlamentar, opozita akuzon qeverinë për pengim në komisionet hetimore

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Mosefikasiteti i hetimit parlamentar (Mungesë e vullnetit dhe problemet ligjore)”.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj theksoi rëndësinë e institucioneve të hetimit parlamentar dhe të mekanizmave të kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv në një shtet demokratik.

Jakaj theksoi se hetimi parlamentar ka një rol të jashtëzakonshëm në parandalimin e korrupsionit.

“Shumica parlamentare dhe pozita janë pjesë përbërëse e një demokracie politike. Në një shtet demokratik respektimi i pluralizimi është qenësor. Janë krijuar gjithsej 15 Komisione Hetimore Parlamentare. Hetimi parlamentar si mjet për transparencë dhe llogaridhënie të Qeverisë. Kontrolli mbi pushtetin ekzekutiv dhe parandalimi i korrupsionit. Identifikimi i dobësive dhe promovimi i reformave politike dhe administrative. Angazhimi i qytetarëve dhe ekspertëve në procesin hetimor. Sfidat në zbatimin e pasojave juridike dhe politike për shkeljet e zbuluara. Nevoja për mekanizma që forcojnë përgjegjësinë ligjore dhe institucionale. Kemi vlerësuar se duhet të ndryshohet Ligji Nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar”, tha ai.

Një ndër problemet kryesore, Jakaj theksoi se janë detyrimi për të themeluar KHP-të pa votim formal në seancë plenare kur inicimi bëhet nga 1/3 e deputetëve, një më shumë për “opozitën”, e drejta e propozuesit për të drejtuar KHP-në, caktimi i afatit për t’i propozuar anëtarët, objekti i hetimit nuk mund të jetë çështje kontestimi, buxhetimi i Komisionit në Kryesi dhe jo në seancë plenare, masat/ndëshkimet financiare, dërgimi i raportit për KHP-t të Zyra Kombëtare e Auditimit dhe të Prokurori i Shtetit, konflikti i interesat gjatë ushtrimit të detyrës, pastaj monitorimi i batimit të rekomandimeve dhe ceshtje të tjera teknike dhe administrative.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje zhvillimet e Komisioneve Hetimore Parlamentare, janë vështirësuar.

“Përvoja ime është se ka pjesë ku kam vlerësime për punën që është bërë në rastin e parë kemi intervistuar edhe presidentin e vendit. Pas ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes kemi pasur pengesa në punën e tyre në Komisionin Hetimor. Sot është një proces që po ndodh ndaj Nagip Krasniqi ka pasur të gjetura që ka pasur kompani që nuk kanë pasur licencë për furnizim me energji elektrike. Duke mos ardhur në komision dhe duke rrezikuar kourimin për të raportuar raportin. Në vend se me ndodh e kundërta ta kryejmë pjesën politike aq më shumë kemi kaluar me kohë aq më keq ka degraduar. Kontrata njëburimore, falja e borxheve të ambalazhuesve të ujit të tria këto, Lëvizja Vetëvendosje na ka penguar për të kryer Komisionin Hetimor,” ka thënë Selmanaj.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka potencuar se pozita, ka dështuar të krijojë kushte të favorshme për opozitën, duke shtuar se kjo ka çuar në një situatë ku opozita është ofenduar.

“Pozita që është shumicë duhet të krijojë kushte që opozita të gjejë vendin e tij sigurt dhe të jap kontributin e vet por arroganca këtë nuk po e lejon jemi ofenduar keq. Jemi ofenduar që nuk po dimë të bëhemi ose ejani t’iu mësojmë si të bëhen opozitarë si duhet. Në këtë mandat kemi pasur vetëm bllokim dhe uroj që të mos përsëritet më”, ka potencuar Dreshaj.

Drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj ka theksuar disa aspekte kyçe rreth funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe përgjegjësisë së qeverisë për të plotësuar obligimet kushtetuese.

“Deri në fund të mandatit nuk mund të mos themi dy anamali është qasja e Qeverisë që për herë të parë kanë refuzuar të përmbushin një obligim kushtetues dhe përgjigja e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare. Ne si IKD nisim me faktin që të kemi një sistem të drejtësisë së pavarur është në dorën e tyre për të bërë hetim të pavarur. Partia në pushtet e ka obligimin primar që vlerat t’i ruaj, mirëmbaj dhe t’i promovojë. Partia në pushtet duhet të ishte më e zëshme që këto t’i sqaroj për çdo Komsion Hetimor dhe qytetarët e kuptojnë se çka është bërë. Për 23 vjet kemi tetë legjislatura, pra tetë qeveri dhe duhet të ndërtojmë një praktikë që Kushtetuta duhet të respektohet, nëse thërritët në Komision Hetimor”, ka theksuar Miftaraj.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara