Sport

Igli Tare, “tregtari” më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

Published

on

Milani nuk shiste, por blinte. Kjo ishte ideja e Silvio Berlusconit që në fillim, në mesin e viteve ’80, kur u fut me forcë në sistemin e futbollit.

I qëndroi besnik kësaj motoje, duke shitur vetëm Ricardo Kakà, por edhe atëherë kur karriera ishte në zbritje e ndjesia ishte se epoka e madhe kishte mbaruar. Yonghong Li shpenzoi, por nuk shiti. Ende nuk dihet mirë me çfarë parash, por kjo është histori tjetër.

Më pas erdhi “Elliott”, që vendosi të investojë, të shlyejë borxhet e të krijojë një klub të shëndetshëm financiarisht. Kështu, çdo vit pati shitje të rëndësishme, ose pothuajse. Në 10 vitet e fundit u ndoq një politikë kursimi te kuqezinjtë, edhe kur erdhi Covid-19 dhe shitjet ishin të pakta: 5.1 milionë euro në sezonin 2021-2022; 11.1 milionë euro në 2022-2023.

Igli Tare është pra shitësi i madh i parë i Milanit në këto 40 vite, deri tani janë 200 milionë euro, duke llogaritur edhe bonuset, çka e bën qartësisht “tregtarin më të mirë” kuqezi në këtë aspekt. Edhe pa përfshirë Reijnders, drejtori sportiv shqiptar do të ishte mbi vendin e dytë në renditjen historike.

Largimet e Okafor për 21 milionë e Thiaw për 35 milionë ndikojnë pak në formacionin titullar. Për Theo mund të bëhej më shumë, por me një vit nga skadenca e kontratës, marrja e 25 milionëve është fitim i arsyeshëm.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, që nga momenti kur firmosi për Milanin më 26 maj, ish-drejtori i Lazios nuk është ndalur për asnjë sekondë, duke riformuar skuadrën kuqezi dhe madje zgjidhur disa transferime të vështira, përcjell Tema.

Njeriu i ri i merkatos së “Djallit” ka bërë revolucion: nga emërimi i Massimiliano Allegrit te shtatë afrimet e zyrtarizuara, pritet raundi i fundit i merkatos së verës. Pikërisht në merkaton dalëse është vënë re ndikimi i drejtorit sportiv shqiptar, i cili ka arritur të shesë lojtarë për shuma të paimagjinueshme.

Mjafton të thuhet se Milani shiti Malick Thiaw te Newcastle për 40 milionë euro (me bonuset e përfshira), shumë mbi vlerën reale të merkatos (duke marrë parasysh edhe kontratën 2-vjeçare që i mbetej), duke gjeneruar një “plusvalencë” gjigante.

Përveç shitjes me profil të lartë të Tijjani Reijnders, shqiptari gjeti zgjidhje edhe për emra si Camarda, Bondo, Terracciano, Liberali, Pobega, Colombo dhe shumë lojtarë të tjerë që kishin nevojë të luanin diku tjetër.

Shitja përfundimtare e Emerson Royal te Flamengo për 10 milionë euro ishte një marrëveshje e shkëlqyer.

Tashmë duket se do të marrë mbi 20 milionë euro, me bonuset e përfshira, nga Leeds United për Noah Okafor, një tjetër “plusvalencë” e madhe.

Shuma e siguruar, duke përfshirë huazimet me pagesë, është 165.5 milionë euro, që me bonuset dhe klauzolat e blerjeve arrin në 200 milionë euro (madje 220 milionë me shitjen e Okafor). Para të freskëta, që kanë vendosur rregull në financat kuqezi.

Drejtori i ri sportiv është dashur të merret me çështjet e komplikuara të Theo Hernandez dhe Mike Maignan. I pari u shit tek Al-Hilal i Simone Inzaghit për 25 milionë euro, duke zgjidhur kështu një problem të brendshëm, që nuk mund të shtyhej më. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm në sektorin e shitjeve.

Shifrat e shitjeve te Milani (në milionë euro):

2025-26 → 200 milionë euro

2024-25 → 51.3

2023-24 → 71.4

2022-23 → 11.1

2021-22 → 5.1

2020-21 → 51.7

2019-20 → 59.2

2018-19 → 88.1

2017-18 → 39.7

Sport

Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë

Published

on

By

Delegacioni i Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), i përbërë nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Samir Ujkani, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani.

Gjatë takimit, presidenti Ademi e uroi ministrin Gashani për marrjen e detyrës së re, duke vlerësuar faktin që drejtimi i këtij dikasteri tashmë është në duart e një ish-futbollisti dhe pasionanti të madh të futbollit. Ai e informoi ministrin për zhvillimet në federatë, organizimin e garave vendore dhe përfaqësimin e ekipeve kombëtare të Kosova, duke ofruar bashkëpunim të plotë për avancimin e futbollit dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ministri Gashani vlerësoi punën e bërë nga FFK-ja dhe përgëzoi sukseset e arritura nga ekipet kosovare. Ai theksoi se sporti për të nuk është vetëm një obligim institucional, por edhe një pasion i veçantë, duke garantuar vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit me federatën.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte infrastruktura sportive, e cila vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore për futbollin në Kosovë. Përfaqësuesit e FFK-së dhe ministri Gashani theksuan nevojën për përshpejtimin e punimeve në ndërtimin dhe përfundimin e stadiumeve, të cilat konsiderohen jetike për zhvillimin e sportit dhe organizimin dinjitoz të ndeshjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Gashani bëri të ditur se është duke zhvilluar vizita në stadiumet që janë në ndërtim e sipër, duke konfirmuar se përfundimi i tyre është një nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton dhe se nuk do të tolerohen vonesa të pajustifikuara.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në kuadër të ‘play-off’-it për FIFA World Cup 2026, si dhe për rëndësinë e mbështetjes institucionale për organizimin sa më të mirë të tyre.

Continue Reading

Sport

Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva

Published

on

By

Kosova ka shënuar një paraqitje të suksesshme në Adriatik Pearl World Youth Boxing Cup për boksierët U19, e cila u zhvillua nga 2 deri më 12 mars në BudvaMali i Zi.

Boksieri kosovar Riad Isufi arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë 55 kilogramë, duke përfaqësuar me sukses Kosovën në këtë turne të fortë ndërkombëtar ku morën pjesë boksierë të rinj nga shumë vende të botës.

Një vlerësim i veçantë iu dha edhe gjyqtarit ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli, i cili u shpall gjyqtari më i mirë i turneut dhe u nderua me një kupë mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë garës.

Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme për boksin kosovar, duke dëshmuar për potencialin e sportistëve të rinj dhe për nivelin profesional të zyrtarëve sportivë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Paris Saint-Germain fiton 5-2 ndaj Chelsea

Published

on

Paris Saint – Germain mori një fitore të madhe 5-2 kundër Chelsea dhe ka një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Londër.

Bradley Barcola hapi rezultatin për Parisin me një gjysmë-vole të bukur, por Malo Gusto barazoi për Chelsean. Më pas Ousmane Dembélé riktheu epërsinë për PSG.

Chelsea barazoi përsëri me golin e Enzo Fernández, por Vitinha e bëri 3-2 për parisienët.

Në fund, zëvendësuesi Khvicha Kvaratskhelia shënoi dy gola dhe vulosi fitoren 5-2 për ekipin e trajnerit Luis Enrique, duke i afruar shumë me çerekfinalen.

Continue Reading

Sport

Real Madrid mposht Manchester City 3-0

Published

on

Real Madrid fitoi bindshëm 3-0 ndaj Manchester City, me një paraqitje të shkëlqyer të kapitenit Federico Valverde.

Goli i parë erdhi pas një pasimi të gjatë nga portieri Thibaut Courtois, ku Valverde kaloi portierin dhe shënoi. Më pas ai realizoi edhe dy herë të tjera, duke kompletuar hat-trick para pushimit.

Në pjesën e dytë, Vinícius Júnior pati mundësinë të shtojë rezultatin nga penalltia, por goditja e tij u prit nga portieri i Cityt. Real Madridi mbajti epërsinë dhe siguroi një fitore të rëndësishme.

Continue Reading

Të kërkuara