Sport

Ibrahimoviq pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare

“Unë i them lamtumirë futbollit, por jo juve”, i tha suedezi turmës në San Siro/

Published

on

Zlatan Ibrahimoviq i AC Milan është pensionuar nga futbolli në moshën 41-vjeçare, duke i dhënë fund një prej karrierave më të shkëlqyera të epokës moderne.

“Unë i them lamtumirë futbollit, por jo juve”, i tha suedezi turmës në San Siro pas ndeshjes së fundit të sezonit të së dielës.

Ibrahimovic tashmë kishte njoftuar se do të largohej nga klubi italian.

Ai shënoi 511 gola për klube duke përfshirë Paris St-Germain, Manchester United, Milan dhe Inter, duke fituar titujt e ligës në katër vende.

Ibrahimovic filloi periudhën e tij të dytë me AC Milan në fillim të vitit 2020, pasi kishte fituar Scudetton me ta në 2011 dhe i ndihmoi ata të fitonin titullin përsëri sezonin e kaluar.

Por ai luajti vetëm katër herë dhe filloi një ndeshje për skuadrën e Serisë A këtë sezon – dhe shënoi një gol – pas një sërë lëndimesh dhe kontrata e tij u caktua të skadonte këtë muaj.

“Ka shumë emocione për mua tani. Forza Milan dhe lamtumirë”, tha Ibrahimovici i emocionuar, duke mbajtur lotët.

“Herën e parë që erdha këtu më dhatë lumturinë, herën e dytë më dhatë dashuri. Më keni pritur krahëhapur, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time, do të jem milanista për gjithë jetën”, u shpreh Ibra.

Ibrahimovic fitoi 34 trofe – duke përfshirë 14 tituj të ligave, në një karrierë që filloi në shekullin e kaluar dhe u nominua për Topin e Artë 11 herë.

Një trofe i madh i klubit që nuk arriti ta fitonte ishte Liga e Kampionëve, me titullin e tij të vetëm evropian që erdhi me Manchester United duke e fituar Ligën e Evropës në vitin 2017.

Sport

Senegali arrin finalen e Kupës Afrikës

Published

on

By

Kombëtarja e Senegalit ka arritur fitore minimale 1:0, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egjiptit, duke arritur finalen e vlefshme në Kupën e Kombeve te Afrikës.

Pjesa e parë përfundoj 0:0, me Senegalin që shënoj në minutën e 78-të me anë të Sadio Mane.

Egjipti u përpoq, që të barazonte rezultatin në minutat e fundit, mirëpo pa sukses.

Senegali do të pres fituesin e sfidës Nigeri-Marok, për finalen e madhe që luhet të dielen.

Continue Reading

Sport

Sportet dhe origjina e tyre

Published

on

By

Sporti mbetet gjithnjë një fushë me shumë interes. Historikisht, e deri në ditët e sotme. Një formë e pazëvendësueshme e garës, luftës dhe argëtimit.

Në përcjellim shumë gara sportive, por a jemi ndalur ndonjëherë të mendojmë ku e kanë origjinën këto sporte:

Lojërat olimpike: Greqia

Kriketi: Anglia

Futbolli: Anglia

Tekvondo: Koreja e Jugut

Xhudo: Japonia

Shahu: Indi

Atletika: Greqia

Volejbolli: SHBA

Basketbolli: SHBA

Kabadi: Indi

Bilardo: Indi

Softball: SHBA

Ragbi: SHBA

Continue Reading

Sport

Rivaliteti më i madh në sport

Published

on

By

Bota e sportit njeh rivalitete të mëdha. Kundërshtarë me cilësi të përafërta, që një kohë të gjatë maten mes vete kush është më i mirë se tjetri.

Le të shohim cilat janë rivalitetet më të mëdha:

1. Joe Frazier & Muhammad Ali (boks)

2. Ohio State Buckeyes & Michigan Wolverines (futboll i kolegjeve universitare)

3. Montreal Canadiens & Toronto Maple Leafs (hokej mbi akull)

4. Finlanda & Suedia (hokej mbi akull)

5. Real Madrid & Barcelona (futboll)

6. Seltik & Reinxhers (futboll, Skoci)

7. India & Pakistani (krikët)

8. Boston & New York Jankes (ragbi)

9. Detroid Red Wings & Chicago Blackhawks (hokej mbi akull)

10. Duke Blue Devils & North Carolina (futboll i kolegjeve universitare)

11. Los Angales Dodgers & San Francisko Giants (ragbi)

12. Edmonton Oliers & Calgari Flames (hokej mbi akull)

13. River Plate & Boca Juniors (futboll)

14. Alabama Crimson & Auburn Tigers (futboll i kolegjeve universitare)

15. Joe Luis & Max Schmeling (boks)

16. Neë York Knicks & Miami Heat (NBA basketboll)

17. Green Bay Backers & Chicago Bears (hokej mbi akull)

18. Jack Johnson & Society (boks, historikisht)

19. Los Angeles Lakers & Boston Celstics (NBA basketboll)

20. Cris Evert & Martina Navratillova (tenis)

Continue Reading

Sport

Ronaldo i frustruar, akuzon Al-Hilalin pas humbjes në derbi

Published

on

By

Cristiano Ronaldo u bë protagonist i një momenti të diskutueshëm pas humbjes 3-1 të Al Nassr, të vulosur nga penalltia e shënuar nga Ruben Neves në minutën e 92-të.

Menjëherë pas golit, ylli portugez u kthye nga kamera që po e filmonte dhe bëri një gjest me dorën e djathtë, i cili u interpretua gjerësisht si shenjë që nënkupton “vjedhje”, i shoqëruar edhe me një buzëqeshje ironike.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa disa e interpretuan ndryshe, duke pretenduar se Ronaldo kishte treguar pesë gishta për të kujtuar pesë titujt e Champions League të fituar gjatë karrierës së tij.

Në fushë, Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 3-1 ndaj rivalëve, duke u shkëputur në +7 pikë në krye të renditjes, pas një serie rezultatesh pozitive edhe në javët e fundit.

Cristiano Ronaldo kishte kaluar Al Nassr në avantazh të përkohshëm 1-0 në minutën e 42-të, duke realizuar golin e tij të 959-të në karrierë dhe duke iu afruar edhe më shumë shifrës simbolike prej 1000 golash. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Penalltia e akorduar në minutat shtesë largoi edhe më shumë Al Nassr nga objektivi i titullit kampion, duke lënë hije polemikash mbi ndeshjen.

Continue Reading

Të kërkuara