Lajmet

Ibrahimi: Mjetet për investime kapitale do të shkojnë për zbatim të kontratës kolektive, komunat dëmtohen miliona euro

Ibrahimi ka thënë se nëse zbatohet ky mendim juridik, komunat e vogla dhe të mesme do të dëmtohen tej mase.

Published

on

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme do t’i dëmtojë komunat me dhjetëra miliona euro. Sipas mendimit juridik të dhënë në tetor të këtij viti, komunat detyrohen t’i kompensojë mësimdhënësit mbi bazën e kualifikimit (licencimit), për kompensim sipas inflacionit dhe periudha kohore në të cilën zbatohet Kontrata Kolektive e Arsimit në Kosove.

Ibrahimi ka thënë se nëse zbatohet ky mendim juridik, komunat e vogla dhe të mesme do të dëmtohen tej mase, pasi mjetet e dedikuara për investime kapitale do të merren nga Thesari i Shtetit për këtë vendim.

Krahas dëmtimit për investime kapitale, Ibrahimi ka thënë se komunat nuk do të mund të garojnë më për skemën e Grantit të Përformancës.

“Në takimin e fundit të Këshillit të Kryetarëve që u mbajt para disa ditëve, një nga temat kryesore dhe një nga brengat kryesore të komunave ishte edhe mendimi juridik i dhënë nga Gjykata Supreme në muajin tetor të këtij viti. Nëse zbatohet ky mendim juridik, disa komuna do të gjinden para kolapsit total sepse nëse zbatohet ky mendim juridik, komunave padrejtësisht do u merren mjetet financiare nga investimet kapitale për zbatimin e këtij vendimi që ka thënë se ‘mësimdhënësit duhet të kompensohen sa i përket licencimit dhe inflacionit’ për periudhën gjatë viteve 2021-22”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se nënshkrues të kontratave kolektive janë niveli qendror dhe sindikata dhe se kjo barrë nuk duhet t’i vihet komunave.

“Në bazë të shënimeve të Asociacionit që jemi duke i grumbulluar nga drejtorët financiarë komunalë, del që me dhjetëra miliona euro do të merren komunave dhe zakonisht në zbatimin e kontratave kolektive e cila ka ndodhur me nënshkrimin e nivelit qendror me sindikatat përkatëse, në kurriz të komunave do të dëmtohen me dhjetëra miliona euro, e sidomos komunat e mesme dhe të vogla do të pësojnë më së shumti sepse nëse në një komunë të mesme apo të vogël do t’i merren me qindra mijëra euro apo miliona euro, atëherë nuk do të kenë mundësi të kenë mjete financiare për zbatimin e projekteve kapitale”, u shpreh Ibrahimi.

Duke folur për këtë vendim të Supremes, Ibrahimi ka thënë se komunat do të kenë mendim kritik edhe nga auditori i përgjithshëm, pasi nuk kanë qenë nënshkrues të kontratës kolektive.

“Komuna po dëmtohen drejtpërdrejtë duke u marrë mjetet financiare padrejtësisht nga investimet kapitale. Komunat përveç që nuk do të kenë mundësi që të zbatojnë projekte kapitale, gjithashtu do të kenë mendimin kritik edhe nga auditori i përgjithshëm sepse komunat nuk kanë qenë nënshkruese të kontratave kolektive dhe me automatizëm auditori i përgjithshëm po konstaton se këto mjete po i merren komunave pa nënshkrimin e tyre. Pra do të kemi mungesë të investimeve kapitale në komunat e Kosovës dhe komunat do të kritikohen përse po i merren këto mjete financiare edhe pse e kemi potencuar si dhe disa komuna nuk do të mund të garojnë për skemën e Grantit të Përformancës sepse nuk do të kenë investime kapitale në nivelin e kërkuar”, ka thënë tutje Ibrahimi.

Kritika për këtë vendim ka edhe për mosqartësim të këtij vendimi të Gjykatës Supreme. Ai konsideron se ky institucion ka kërkuar zbatim e duke mos e qartësuar se kush duhet ta bëjë këtë vendim.

“Gjykata Supreme ka thënë se kjo duhet të zbatohet por nuk janë qartësuar se kush duhet ta zbatojë, mirëpo logjikisht nënshkruesit e kontratës duhet ta marrin edhe përgjegjësinë. Këtë kontratë e ka nënshkruar niveli qendror dhe barrën financiare duhet ta marrë niveli qendror e jo kjo të zbatohet në kurriz të komunave sepse po shkakton dëme kolaterale. Do të ketë mungesë të investimeve kapitale dhe në disa komuna nuk do të ketë investime të reja kapitale dhe tash shto edhe barrën e zbatimit të këtij vendimi, atëherë komunat e mesme dhe të vogla do të gjenden në një situatë të palakueshme”, u shpreh Ibrahimi.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara