Lajmet

Ibrahimi: Dëmet pas vërshimeve janë dhjetëra miliona euro, të kompensohen sa më shpejt

Ai ka kërkuar që të ndryshohet legjislacioni për rastet emergjente dhe të kompensohen këto dëme.

Published

on

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se ende nuk ka filluar kompensimi i dëmeve pas vërshimeve dhe dëmeve natyrore, të cilat, siç tha ai, kapin vlerën e dhjetëra miliona eurosh.

Ai ka kërkuar që të ndryshohet legjislacioni për rastet emergjente dhe të kompensohen këto dëme.

“Në bazë të informatave që Asociacioni i Komunave të Kosovës, në bazë të komunikimit që kemi me kryetarët e komunave edhe me stafin komunal, kompensimi i dëmeve ende nuk ka filluar. Janë procedura të cilat janë të parapara me ligjet në fuqi”, tha Ibrahimi.

Ai tha se për shkak të burokracisë ende nuk është bërë kompensimi i dëmeve.

“Së pari komunat duhet ta bëjnë vlerësimin preliminar, pastaj vlerësimin final. Ai vlerësim final duhet të miratohet nga Kuvendi Komunal dhe pastaj ajo listë të dërgohet në Agjensionin për Menaxhimin e Emergjencave dhe pastaj në institucionet shtetërore të nivelit qendror në mënyrë që të fillojë kompensimi i dëmeve. Për shkak të kësaj burokracie mund të themi që ende nuk është bërë kompensimi i dëmeve në Komuna”, tha Ibrahimi.

Dëmet që kryetarët e komunave dhe AKK posedon, ai tha se janë dhjetëra miliona euro.

“Në bazë të informatave preliminare, që kryetarët e komunave posedojnë dhe neve si Asociacion, dëmet janë me dhjetëra miliona euro, duke marrë parasysh që niveli qendror e ka një fond për emergjencat e tilla neve po besojmë që ai fond duhet të shfrytëzohet në mënyrë që të kompensohen dëmet ndaj qytetarëve të prekur”, tha Ibrahimi.

Ai shpreson që legjislacioni do të ndryshojë në mënyrë që të jetë më e lehtë për t’i ndihmuar qytetarëve.

“Ne po shpresojmë që legjislacioni në fuqi, sa i përket emergjencave, do të ndryshojë. Domethënë nuk po kemi dëme materiale vetëm gjatë reshjeve, po kemi dëme materiale në amvisëri, në infrastrukturë, në bujqësi, edhe gjatë sezonës së verës kur po kemi zjarre”, tha Ibrahimi.

Vërshimet e fundit ishin më të theksuara në Skenderaj dhe Mitrovicë.

Continue Reading

Lajmet

​City ia kërkon yllin kryesor skuadrës së Atleticos

Published

on

Sipas raportimeve të fundit të mediave angleze, skuadra e Liverpoolit duke se ia ka vënë syrin sportistit Julian Alvarez.

Sulmuesi i Atlético Madridit shënoi dy gola në derbin e fundjavës së kaluar kundër Real Madridit.

Të Kuqtë e kanë monitoruar atë për njëfarë kohe, por Colchoneros nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise.

Po ashtu, çmimi i kërkuar nga spanjollët aktualisht është 100 milionë dollarë , një shifër që realisht duket se po i dekurajon kampionët anglezë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vetaksidentohet automjeti i KFOR-it në Malishevë

Published

on

By

Një automjet i KFOR-it është vetaksidentuar të hënën në dalje të fshatit Ostrozub të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për KOHËN se nga ky vetaksident nuk ka të lënduar.

Sipas Graishtës, të përfshirë kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer.

Bëhet fjalë për vetaksident në dalje të fshatit Ostrozub drejtimi Malishevë-Rahovec, në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer. Nuk ka të lënduar ndërkohë që vendin e ngjarjes po e procedojnë njësitet e trafikut rajonal të DRP Gjakovë”, ka thënë ai./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i Agim Ademit pasi Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Published

on

Albain Hajdari është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll i cili ka zgjedhur dardanët para Zvicrës, edhe pse për këtë të fundit kishte luajtur për të gjitha grupmoshat.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se vendimi i lojtarit erdhi për shkak të lidhjes së tij të fuqishme me vendin tonë si dhe edhe për shkak të roli kyç të prindërve të tij.

“Albian Hajdari ka vendosur me zemër, ka vendosur për Kosovën, ka vendosur për shtetin e prejardhjes së tij. Unë i falënderoj prindërit e tij të cilët e kanë rritur në frymën e atdheut me dashur për Kosovën edhe pse ka lindur atje, edhe pse jetojnë atje, edhe pse ka qenë i Zvicrës, por sigurisht që Zvicra e kupton çfarë do të thotë lidhja e gjakut dhe prejardhja dhe shteti…Është një prurje e mirë e radhës dhe ne sigurisht që do të vazhdojmë pasi është fat për ne që kemi shumë futbollistë të tillë, kemi futbollistë kulminant tashmë të nivelit më të lartë. Është shumë mirë që është bashkë me Fisnik Asllanin he Leon Avdullahun ne Hoffenhaim. Uroj që të jenë të tre po ashtu siç janë duke luajtur në Hoffenhaim të jenë edhe në formacion të Kosovës”, theksoi Ademi.

Kjo është ardhja e dytë te Kosova pas Leon Avdullahit i cili vetëm pak javë më parë poashtu i tha po Kosovës duke u larguar nga helvetikët.

Por, përkundër këtyre zhvillimeve, Ademi thotë se nuk ka përplasje ndërmjet dy federatave.

“Absolutisht nuk ka përplasje as nuk jemi duke u përplasur, kjo është gjithçka mediale, ne jemi në raporte jashtëzakonisht të mira me Zvicrën. uroj suksese Zvicrës, sigurisht që Zvicra i zgjedhë më të mirët e mundshëm por edhe ne Kosova i zgjedhim më të mirët të mundshëm. Tani është radha jonë sepse kemi shumë futbollistë e shumë talentë nëpër gjithë Kosovën dhe do të vazhdojmë kështu”, shtoi Ademi.

Gjithashtu, Ademi shtoi se Hajdari nuk vjen për ta zëvendësuar kapitenin Amir Rrahmanin.

“Duhet ta kuptojmë që Albioni është një 21 vjeçar dhe sigurisht që e kemi për gjatë kohë në kombëtare. Do të jetë për dhjetë vite e më shumë që do të jetë një futbollist i cili mund ta kenë një karrierë dhjetë vjeçare në kombëtare. Por, gjithsesi është më mirë të themi se është në duet se sa si zëvendësim sepse nuk do të zëvendësohet Rrahmani tani”, tha në fund Ademi.

Në fund Ademi shtoi se FFK do të vazhdojë të hulumtojë dhe kërkojë futbollsitë të cilët mund ta ndihmojnë Kosovën drejt synimeve të mëdha./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar më 17 shtator notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve.

Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL).

Nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësojnë se bëhet fjalë për incidente të izoluara.

Të paktën në dy raste janë regjistruar dëmtime në infrastrukturën e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim në Mal të Zi, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë nga kufiri me Kosovën.

Në të dyja rastet, organet kompetente malazeze dyshojnë se të shtënat janë shkrepur nga territori i Kosovës.

Incidenti i parë ndodhi në korrik të vitit të kaluar, kur u vërejtën dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit. Prokuroria e Rozhajës ka hapur lëndë për këtë rast.

Ndërsa, incidenti i dytë ndodhi më 24 gusht të këtij viti, kur pati të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Prokuroria pritet të hapë lëndë pas përfundimit të hetimeve të Policisë.

Notë verbale është dërguar pas incidenteve të përsëritura që janë regjistruar nga Policia në Rozhajë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila shton se për incidentet u njoftua më 22 shtator edhe ambasadorja e Kosovës.

Besojmë se rastet e izoluara nuk e reflektojnë përkushtimin e qartë të dy shteteve tona për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL.

Po ashtu, theksohet se palës kosovare i është tërhequr veçanërisht vëmendja për rëndësinë e zbatimit të tri marrëveshjeve ndërmjet shtetesh – për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kotlovi–Kuqishtë dhe rregullimin e regjimit të qarkullimit kufitar.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2015 e nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Mali i Zi e ratifikoi atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara