Sport

Ibra i prin sulmit të Suedisë kundër Kosovës

Publikuar

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Suedisë, Janne Andersson për ndeshjet e këtij muaji.

Andersson të martën ka publikuar listën, në të cilën ka zbuluar edhe emrin e Ibrahimovicit. Ibra kthehet te Suedia pas gati pesë vjetësh dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Suedia më 25 mars luan në shtëpi kundër Gjeorgjisë në kuadër të Grupit B kurse tri ditë më vonë do të përballet me Përfaqësuesen e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Ibrahimovic ishte tërhequr nga Përfaqësuesja e Suedisë pas “Euro 2016” kurse mbetet golashënuesi më i mirë me 62 gola të realizuara në 116 ndeshje të luajtura.

Krahas Ibrahimovicit, përzgjedhësi Andersson në listë pa përfshirë edhe sulmuesin e krahut të Juventusit, Dejan Kulusevski. Ibrahimovic 39-vjeçar këtë edicion është pjesë e Milanit, ekip për të cilin ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Sport

​Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open

Publikuar

nga

Siç bëhet e ditur nga “BBC”, Andy Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open këtë muaj. Kampionit të trefishtë të Grand Slamit i është dhënë një dritë e gjelbër për turneun në Zvicër, i cili fillon më 18 maj.

Britaniku 36-vjeçar, i cili pritet të pensionohet këtë sezon, ka munguar për një kohë të konsiderueshme për shkak të këputjes së ligamenteve të kyçit të këmbës në Miami Open.

Murray zgjodhi të mos bëjë një operacion për dëmtimin për të reduktuar kohën e rikuperimit me shpresat për të luajtur në French Open dhe Wimbledon, si dhe në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë.

Skocezi, i cili mbush 37 vjeç në maj, tha më parë se nuk planifikon të luajë shumë gjatë kësaj vere, por dëshiron të garojë në një tjetër Olimpiadë përpara se të pensionohet.

French Open fillon më 26 maj dhe Wimbledon, ku Murray është dy herë kampion, fillon më 1 korrik, ndërsa Lojërat Olimpike zhvillohen nga 26 korriku.

US Open është turneu i fundit Grand Slam i sezonit dhe fillon më 26 gusht në New York.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Orari i finaleve të “Play-Offit” mes Trepçës dhe Yllit

Publikuar

nga

Këtë të enjte do të fillojë beteja në finalet e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion.

Cilado nga Trepça dhe Ylli që shënon tri fitore e para në këto finale do të shpallet kampione.

Ndeshja e parë do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kurse mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet e “Xehetarëve”, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça e ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt të këtij edicioni, kurse Ylli synon ta rikthejë titullin në qytetin e Suharekës dhe ta fiton atë për herë të tretë në histori.

Më poshtë mund ta gjeni orarin e finaleve.

9 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

12 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

16 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)

23 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

Vazhdo të lexosh

Sport

​Infantino këshillon klubet amerikane të investojnë fuqishëm në lojtarë të mëdhenj

Publikuar

nga

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha të hënën se klubet e futbollit në Amerikë duhet të nënshkruajë më shumë lojtarë kryesorë për të rritur profilin e sportit në Shtetet e Bashkuara. Infantino duke folur në një konferencë në Los Anxhelos, tha se ai u tha zyrtarëve të MLS së fundmi se sjellja e lojtarëve më të mirë në botë do ta çonte futbollin në një nivel tjetër.

“Unë u thashë atyre që duhet të jeni pak më të guximshëm, pak më shumë të përfshirë në lojë. Sillni lojtarët më të mirë”, tha Infantino në Konferencën Globale të Institutit Milken.

Infantino tha se nënshkrimi i Lionel Messit nga Inter Miami dhe blerja nga klubi i lojtarëve të tjerë me emra të mëdhenj, si Luis Suarez dhe Sergio Busquets, kishin dëshmuar kërkesën për goditje të mëdha në mesin e tifozëve amerikanë.

“Efekti i Messit” nëse duam ta quajmë kështu, ju shihni Messin dhe Inter Miami duke mbushur stadiumet, dhe jo stadiumet e MLS, por stadiumet e NFL”, tha Infantino.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Kërkohet pezullimi i futbollit në Brazil

Publikuar

nga

Tri klube të nivelit të lartë të hënën i kërkuan Federatës së Futbollit të Brazilit të pezullojë ndeshjet e tyre të ligës kombëtare për 20 ditët e ardhshme për shkak të përmbytjeve të rënda. Internacional, Gremio dhe Juventude janë të vendosura në shtetin e Rio Grande do Sul, i cili është shkatërruar nga përmbytjet që nga java e kaluar.

Autoritetet thonë se të paktën 83 persona kanë vdekur gjatë shtatë ditëve të fundit në rajon dhe 111 të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Stadiumet e Internacionalit dhe Gremios në kryeqytetin e shtetit Porto Alegre janë përmbytur dhe dëmtuar rëndë nga uji.

“Prioriteti absolut në këtë moment është të mbështesim mijëra njerëz që janë goditur”, tha Internacional në një deklaratë. “Kërkojmë mirëkuptim, solidaritet, ndjeshmëri dhe mbështetje në një moment kaq delikat dhe të jashtëzakonshëm”.

Të tri klubet i pezulluan ndeshjet e fundjavës në raundin e pestë të ligës braziliane. Internacional është në pozitën e nëntë me shtatë pikë, tri prapa liderit Athletico Paranaense. Gremio është në pozitën e 11-të me gjashtë pikë, ndërsa Juventude ka pesë pikë.

Konfederata e futbollit të Brazilit tha se do ta shqyrtonte kërkesën.

Dëmet nga shirat kanë detyruar më shumë se 80,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Përafërsisht 15,000 janë strehuar në shkolla, gjimnaze dhe strehimore të tjera të përkohshme.

Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva vizitoi Rio Grande do Sul për herë të dytë të dielën, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes José Múcio, Ministri i Financave Fernando Haddad dhe Ministrja e Mjedisit Marina Silva, ndër të tjera. Lideri i majtë dhe ekipi i tij vëzhguan rrugët e përmbytura të Porto Alegre nga një helikopter.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara