Lajmet

​Ibishi: Kosova detyrimisht duhet të blejë armatime të reja

Ai tha se Kosova duhet të pajiset me të gjitha armët në mënyrë që Kosova në të ardhmen të jetë e gatshme të mbrojë sovranitetin e vendit.

Published

on

Serbia po armatoset çdo ditë e më shumë jo vetëm me armë mbrojtëse por edhe me armë sulmuese. Ndërsa, së fundmi ka propozuar edhe rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Në këtë situatë, të nevojshme blerjen e armëve e ka edhe Kosova, jo për qëllim sulmues, por për të prodhuar paqe dhe siguri në vend. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili tha se Ministria e Mbrojtjes duhet të pajiset me të gjitha armët në mënyrë që Kosova në të ardhmen të jetë e gatshme të mbrojë sovranitetin e vendit.

Ibishi në një intervistë ka përmendur edhe sulmet e fundit të cilat po ripërsëriten në veri të Mitrovicës. Ai theksoi se edhe pse janë kacafytje në mes të qytetarëve serbë, ato duhet të parandalohen nga Policia e Kosovës sepse të njëjtat mund të ngritin tensione në vend. Ibishi ka komentuar edhe propozimin e Serbisë për të rikthyer shërbimin ushtarak të detyrueshëm, derisa shton se shteti serb ka blerë armatime nga më të ndryshme por se i mungon faktori njeri dhe se vet ajo e ka pranuar një gjë të tillë.

Hedhja e granatës në veri të Mitrovicës, sipas ekspertit të sigurisë, Ibishi edhe pse ka qenë një situatë në mes të serbëve, ka efektin e ngritjes së tensionit në vend.

“Këto janë hapje hesapesh në mes grupeve, pra të komunitetit serb në veriun e Mitrovicës, por normal që policia duhet të kryej punën e vet edhe në aspektin e parandalimit të këtyre veprave, por edhe zbulimit dhe ndërmarrjeve të masave rreth zënies dhe procedimit të tyre, në procedurën e prokurorit dhe gjykatësit. … Këto i menaxhon mirë policia, edhe vet rasti, reagimi dhe pra procedimi më tej në zbulim të rastit, pasi që ushtrojmë kontrollin e plotë edhe në aspektin e mbajtjes së qetësisë publike por edhe sigurisë personale. Normal këto janë momente në pamundësi parandalimi, këto janë si rrjedhojë e ndarjes së hesapeve të grupeve të caktuara të mëhershme kriminale që kanë akoma efekte, pra të ngritjes së tensioneve, realisht përdorimi i granatës përfundon me pasoja të lëndimeve të rënda, të një personi dhe plagosjen tjetër. Kjo tregon një situatë akoma që policia ka punë si në parandalim edhe në qasje të reagimit në kuptim të ndalimit të këtyre veprave”, tha Ibishi.

Po ashtu, Ibishi ka thënë se Serbia ka propozuar rikthimin e shërbimit ushtarak për shkak se asnjë qytetarë serbë nuk është i gatshëm të sakrifikohet më sikur në kohën e Millosheviqit. Ai theksoi se Serbia e ka bërë vlerësimin e situatës dhe për këtë arsyeje ka kërkuar trupa shtesë për ushtri.

“Serbia çdoherë e bënë vlerësimin e situatës me qëllim të ngritjes të kapaciteteve njerëzore, pasi që ato i mungojnë. Nga pjesa që kanë deri 30,000 forca të armatosura, aktive nuk i kanë as 20,000 mijë, mandej pjesën rezervë nuk e kanë ende, që 13 vite e kanë hequr nga sistemi çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kanë blerë armatim gjithandej, kanë investuar dhe në pajisje dhe armatim luftarak edhe nga perëndimi dhe lindja dhe Rusia, Kina, Irani. Mungesa e faktorit njeri, tashmë ata kanë vërejtur ngase njerëzit me të gjitha këto kërcënime që i bëjnë ndaj Kosovës, askush nuk është i gatshëm, të sakrifikohet më, sikur në kohën e Millosheviqiçit… Ajo vet deklarohet që ka mungesë të konsiderueshme, gati 1/3 i mungon nga pjesa aktive e forcës së armatosura, këtë boshllëk mundohet të përmbush me shërbim të detyrueshëm ushtarak”, theksoi Ibishi.

Ndërkaq sa i përket armatimeve të ushtrisë së Kosovës, Ibishi tha se Kosova është dashur të pajiset qysh moti me sistem raketor.

“Forca e Sigurisë së Kosovës pajiset çdoherë dhe ajo është në planin e zhvillimit lidhur me armatimin luftarak, ndër to është kjo një sistem i raketës (antiblin) që është treguar i suksesshëm në luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës, nga ana Ukrainës dhe është treguar shumë efektive dhe mendoj që detyrimisht, është dashur të pajisemi më herët por kemi pasur një model të ngjashëm nga Turqia, me këtë pajisje t’i bëjmë me dije Serbisë që nëse mendon dhe një herë të ndërhyj në Kosovë, do të ballafaqohet me një sistem të kundërvënies, reagimit të shpejt. Edhe, shoferët sikur paralajmëron të autoblindave vështirë ka t’i integrojë në sistem ngase ata ia dinë frikën nga një sistem i tillë raketor (antiblin)”, shtoi Ibishi.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka bërë të ditur se përveç 246 raketave kundërtanke të tipit “Javelin”, ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera nga SHBA-ja.

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Vendi

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi priti në takim delegacionin e Institutit Yunus Emre në Kosovë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti në takim një delegacion nga Instituti Yunus Emre në Kosovë, të kryesuar nga drejtori Ramazan Yılmaz.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre në fushën e gjuhës, kulturës dhe arsimit, me fokus të veçantë në gjuhën turke, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Gjatë takimit, u theksua roli i Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, i cili synon të zgjerojë gamën e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në gjuhë të ndryshme për studentët dhe qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Institutin Yunus Emre pritet të kontribuojë në avancimin e ofertës për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Palët shqyrtuan mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës turke, punëtorive tematike, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do t’u mundësonin studentëve të njihen më nga afër me gjuhën, traditën dhe kulturën turke.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në pasurimin e ofertës akademike dhe ndërkombëtare të UBT-së, duke krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi me institucione partnere nga Turqia.

Continue Reading

Lajmet

PZAP refuzon ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin për ankim në Gjykatën Supreme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se do të presë përfundimin e të gjitha procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesat e paraqitura nga kandidatët për deputetë, Bekim Haxhiu nga PDK-ja dhe Qëndrim Kryeziu nga LDK-ja, të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesat janë vlerësuar si të pabazuara dhe nuk është urdhëruar rinumërim shtesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se institucioni është njoftuar me vendimet, por ka theksuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

Sipas KQZ-së, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ekzistojnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit. Nëse nuk do të ketë vendime të tjera që ndikojnë në proces, atëherë KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Bekim Haxhiu kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, duke argumentuar se gjatë rinumërimeve të deritanishme janë evidentuar mospërputhje në numërim dhe se diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare. Megjithatë, PZAP nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. /A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara