Sport

I urryeri i derbit: Calhanoglu kërcënon Milanin me fitoren e Interit!

Published

on

Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit, ka shprehur besimin e tij të fortë se skuadra e tij do të fitojë derbin e Madoninës, që do të luhet këtë të diel në “San Siro” në orën 20:45. Duke marrë parasysh historinë e tij me Milanin, ku ishte një lojtar i njohur, Calhanoglu tashmë është bërë një figurë e “urryera” për tifozët kuqezi.

Në një intervistë të fundit, Calhanoglu tha: “Tani duhet që të rikuperohem pak nga lodhja e madhe e sfidës me Manchester Cityn. Nga nesër do të mendojmë vetëm për derbin. Do të shkojmë më të motivuar në këtë sfidë. Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë”.

Calhanoglu, i cili kaloi disa sezone te Milan, e di mirë rëndësinë e kësaj ndeshjeje për të dy skuadrat. Ai ka theksuar se atmosferën e derbit nuk e përjeton asnjëherë si ndonjë ndeshje tjetër dhe se dëshira për të fituar është më e madhe se kurrë. “Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash në këtë ndeshje dhe se çdo detaj ka rëndësi. Ne do të jemi të përgatitur,” shtoi ai.

Interi, duke hyrë në këtë ndeshje me një formë të mirë, do të përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi për të dalë fitues. Calhanoglu, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në mesfushë, do të ketë një rol kyç në strategjinë e trajnerit për të arritur suksesin ndaj rivalëve të përbetuar.

Me presionin e tifozëve dhe historinë e derbit, ndeshja e së dielës pritet të jetë një sfidë emocionuese dhe plot tension, ku secila skuadër do të japë maksimumin për të dalë fituese. Tifozët e Interit dhe Milanit janë të etur për këtë përballje, e cila gjithmonë ka ofruar spektakël dhe drama në fushën e lojës./UBTNews/

Lajmet

Nis zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, projekt mbi 5.7 milionë euro

Published

on

By

Nisja e punimeve për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë ka shënuar sot një hap të rëndësishëm për infrastrukturën sportive në Kosovë.

Ky projekt modern, i cili kap vlerën e mbi 5.7 milionë eurove, parashikon ndërtimin e një palestre të re me standarde ndërkombëtare, si dhe një objekti multifunkional që do të ofrojë akomodim, pishinë, sallë fitnesi dhe restorant për sportistët.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe krerët e Federatës së Xhudos, e cilësoi këtë investim si një përgjigje ndaj rezultateve të jashtëzakonshme që ky sport i ka sjellë vendit ndër vite.

Hapësirat e reja pritet të shërbejnë edhe për garat e sporteve luftarake gjatë Lojërave Mesdhetare 2030, duke e kthyer Pejën në një qendër rajonale të xhudos.

Përveç rëndësisë infrastrukturore, ky projekt u vlerësua lart edhe nga trajneri Driton Kuka, i cili u kërkoi xhudistëve që këtë mbështetje serioze të shtetit ta shpërblejnë me punë e rezultate të reja në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht, në këtë qendër po stërviten edhe sportistë nga Ukraina, gjë që dëshmon ndikimin e saj përtej kufijve të Kosovës.

“Sot, këtu në Pejë, në lagjen e kampionëve të botës, nuk po vendosim vetëm gurthemel. Sot, po vazhdojmë suksesin e xhudos së Kosovës. Xhudoja është suksesi më i madh që kemi ndërtuar si shtet në sport,” deklaroi kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij.

 

Continue Reading

Sport

Senegalit i merret titulli i kampionit në tavolinë, Maroku shpallet fitues i Kupës së Afrikës

Published

on

By

Vendimi i fundit i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) ka shkaktuar reagime të shumta, pasi Senegali është zhveshur zyrtarisht nga titulli i kampionit të Afrikës, i cili i është dorëzuar Marokut.

Ndonëse Senegali e kishte fituar finalen e janarit me rezultat 1-0 në kohën shtesë, ky rezultat është anuluar dhe është regjistruar si fitore 3-0 në tavolinë për Marokun.

Shkak për këtë vendim drastik është bërë braktisja e fushës nga lojtarët senegalezë për rreth 20 minuta gjatë kohës së rregullt, në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar për Marokun pas rishikimit me VAR.

Sipas rregulloreve të CAF-it (Nenet 82 dhe 84), çdo ekip që refuzon të vazhdojë lojën ose largohet nga fusha pa lejen e gjyqtarit konsiderohet se e ka humbur ndeshjen.

Federata e Futbollit të Senegalit e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pabazuar ligjshmërisht, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Ndërkohë, lojtarët senegalezë kanë reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke postuar foto me trofeun dhe duke shprehur revoltën e tyre për humbjen e titullit jashtë vijave të fushës.

Deri më tani, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk ka nxjerrë ende një vendim përfundimtar, pasi procedurat e ankimimit zakonisht kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar. Megjithatë, Federata e Futbollit të Senegalit ka konfirmuar se ka dorëzuar zyrtarisht lëndën, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të CAF-it.

Në anën tjetër, Maroku ka filluar përgatitjet për ceremoninë e pranimit të trofeut, ndërsa opinioni sportiv në Afrikë mbetet i ndarë: disa e shohin këtë si zbatim strikt të rregulloreve kundër braktisjes së fushës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një goditje të rëndë për integritetin e futbollit të luajtur në fushë.

 

Continue Reading

Sport

Peja 03 dhe Bashkimi përballen për trofeun e Ligës Unike

Published

on

By

Finalja e Ligës Unike do të dhurojë një përballje tërësisht kosovare mes dy skuadrave të forta të basketbollit të femrave.

KBF Peja 03 do të përballet me KBF Bashkimin në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar dhe me atmosferë të zjarrtë në tribunë.

Ndeshja finale zhvillohet më 18 mars 2026, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”.

Të dyja ekipet synojnë trofeun, duke premtuar spektakël dhe rivalitet deri në fund.

Continue Reading

Sport

Chelsea humb ndaj PSG, Real Madrid merr fitore ndaj Manchester City

Published

on

By

Mbrëmja e së martës në Champions League ka përcaktuar dy çerekfinalistët e radhës pas ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madrid kanë siguruar kalimin tutje duke eliminuar dy skuadrat angleze.

Chelsea u mposht në “Stamford Bridge” me rezultat 0-3 nga kampionët në fuqi, PSG, të cilët dominuan takimin me golat e Khvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Senny Mayulu, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 8-2.

Në përballjen tjetër të madhe, Manchester City u eliminua nga Real Madridi pas humbjes 1-2 në shtëpi, ku Vinicius Jr. shënoi dy herë për madrilenët, ndërsa Erling Haaland realizoi golin e vetëm për vendasit që luajtën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Bernardo Silvës.

Me këto rezultate, Real Madridi kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1 dhe pritet të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Bayern Munich në raundin tjetër.

Continue Reading

Të kërkuara