Shëndeti

I prekuri me kancer e konsideron ‘bekim’ izolimin

Published

on

Familja e një burri të prekur me kancer thotë se izolimi ka qenë ‘bekim’ për ta, meqë kaluan më shumë kohë bashkë.

Owen Murray nga Warickshire dhe e fejuara e tij, Laura Dear, u bënë prindër më 15 dhjetor. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Luna.

Katër ditë më vonë, mjekët i thanë çiftit se s’kanë mundësi ta trajtojnë sëmundjen e Owenit.

Ky i fundit tha se po mundohet të fokusohet “në gjërat pozitive, edhe përkundër një gjëje negative që po e mundon atë’.

E fejuara e tij, Laura tregoi se ata kanë kaluar çdo ditë bashkë dhe ishin të lumtur që mund të kujdesesshin për njëri-tjetrin./UBTNews

Continue Reading

Shëndeti

A është e gabuar të flini me qenin tuaj?

Published

on

Njerëzit duan të flenë me qentë e tyre dhe është e sigurt të thuhet se ndjenja është e ndërsjellë.

E konsideruar si pjesë e familjes, kimia mes qenve e njerëzve është e pamohueshme, kjo është arsyeja pse 56 për qind e pronarëve të qenve raportojnë se flenë pranë qenve të tyre. Përqafimi me shokun me katër këmbë është mirë, por nuk është pa probleme, duke përfshirë ndërprerjet e gjumit, le të eksplorojmë avantazhet dhe disavantazhet e gjumit me qenin.

Kafshët shtëpiake përfitojnë njerëzit e tyre në shumë mënyra:

Mund të ulë cilësinë e gjumit, të kesh një qen në shtrat ndikon në gjumin tënd. Ka faktorë tjerë që kontribuojnë, si numri i njerëzve dhe kafshëve shtëpiake, madhësia e kafshëve shtëpiake dhe madhësia e shtratit. Gjithçka duhet të sinkronizohet.

Një studim zbuloi se njerëzit flenë mirë me qenin por më pak kur qeni është në shtrat. Një zgjidhje e mirë mund të jetë mbajtja e një shtrati qeni pranë tuajit.

Studime të tjera zbuluan se kur krahasoheshin me macet dhe njerëzit e tjerë, qentë në shtrat perceptoheshin si më pak pengues për gjumin, nëse zgjoheni të freskët dhe nuk jeni të lodhur , qeni juaj është ndoshta një shok i mirë për të fjetur.

Ofron rehati dhe siguri, një sondazh i vitit 2018 me gratë e rritura tregoi se një qen në shtrat lidhet me rehati dhe siguri më shumë sesa të flejë me një person tjetër ose një mace. Është një gjë e mirë, veçanërisht nëse jeni të vetmuar ose të ndarë nga qeni juaj shumicën e ditës.

Rrit shëndetin mendor, kafshët shtëpiake ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Ato nxisin lidhje emocionale, që ndikojnë në disponimin dhe shëndetin e përgjithshëm mendor.

Një studim i vitit 2012 tregoi se ndërveprimet njeri-kafshë mund të përfitojnë faktorë të lidhur me stresin, si:

rrahjet e zemrës
presionin e gjakut

Ka prova të kufizuara duke treguar se mund të ndihmojnë:

zvogëlojnë faktorët e lidhur me stresin si epinefrina dhe norepinefrina
agresivitet më i ulët
rrisin ndjeshmërinë
përmirësoni besueshmërinë dhe besimin tek të tjerët.

Një studim i  2016-ës sugjeron që për njerëzit me probleme afatgjata të shëndetit mendor, kafshët shtëpiake konsiderohen si burimi kryesor i mbështetjes. Fjetja pranë mikut tuaj të ngushtë mund të ndihmojë në përforcimin e këtyre përfitimeve. /UBTNews/

Continue Reading

Shëndeti

Këto përfitime i merrni nëse pini kafe turke

Published

on

Kafeja e sidomos në mëngjes është esenciale dhe i ndihmon njerëzit të zgjohen nga gjumi e të marrin gjithë dozën e nevojshme të energjisë për të përballuar ditën. Por, duket se kafeja turke shkon përtej kënaqësisë së shqisave, duke sjellë edhe përfitime shëndetësore.

Kafeina në kafe është stimulues i sistemit nervor qendror, duke “përshpejtuar gjithçka” në trup dhe tru, sipas “Shoqatës Amerikane të Mjekësisë”. “Ajo rrit nivelet tuaja të energjisë dhe ulë ndjenjat e lodhjes,” thotë Lisa Young, dietologe në New York.

Por, cilat janë përfitimet e vërteta?

-2 kalori

-0 gram yndyrë

-0.3 gramë proteina

-95 miligramë kafeinë

-116 miligramë kalium

-4 miligramë natrium

Kafeja e zezë nuk ka karbohidrate, kolesterol apo fibra, ajo përmban pak kalcium, magnez, fosfor dhe folate.

Përfitimet e kafesë së zezë, kokrrat e kafesë kanë më shumë se 100 përbërës biologjikisht aktivë, duke përfshirë edhe antioksidantë të fuqishëm, të gjitha ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, forcimin e metabolizmit, pengojnë thithjen e yndyrës nga zorrët e bllokojnë receptorët e përfshirë me ritme jonormale të zemrës, sipas një studimi të prezantuar në  “American College of Cardiology” dy vite më parë.

Shëndeti i zemrës, dy deri tre filxhanë kafe në ditë ndikojnë në jetëgjatësinë dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës e problemeve të ritmit të këtij organi. Njerëzit që pinë 1,5 deri në 3,5 filxhanë në ditë pa shtuar sheqer, kanë 16% deri në 21% më pak gjasa të vdesin sesa njerëzit që nuk pinë fare kafe.

Humbje peshe, konsumimi i moderuar i kafesë mund të vlejë edhe në strategjinë e menaxhimit të peshës, kafeja ul oreksin e ndikon në metabolizmin tuaj.

Shëndeti i trurit, studimi i 2021-ës zbuloi se njerëzit që pinin katër deri gjashtë filxhanë kafe në ditë kishin mundësi më të pakta të goditjes në tru e demencës.

Kafeja përmirëson humorin, në doza të ulëta, kafeina mund të ketë ndikim edhe në çështjen e depresionit. Kjo për shkak se kafeina stimulon dopaminën, një kimikat në tru që luan rol në motivimin e kënaqësisë dhe humorit të mirë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Këto ushqime nuk duhet t’i hani nëse keni tension të lartë

Published

on

Tensioni i gjakut është tregues i rëndësishëm i shëndetit të sistemit kardiovaskular. Hipertensioni çon në probleme tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe probleme me veshkat.

Është e rëndësishme të monitoroni tensionin e gjakut rregullisht dhe të konsultoheni me një mjek nëse keni shqetësime.

Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe menaxhimi i stresit janë disa nga mënyrat për të mbajtur tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme.

Ushqimin që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa, evitoni sa më shumë. Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tk ushqimet e paketuara, ushqimet e tilla përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit. Konsumi i tepërt i sodiumit, ngushton venat e gjakut dhe rrit tensionin e tij.

“Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku.
Ajo i ka këshilluar njerëzit të përgatisin vet ushqimin në shtëpi, e ta bëjnë shpesh këtë, në mënyrë që të mos blejnë produkte të gatshme të paketuara.

Një shujtë e ushqimit të shpejtë përmban rreth 1300 miligramë kripë, gati sa totali i asaj që lejohet të konsumohet gjatë ditës, për njerëzit me tension të lartë, The American Heart Association, rekomandon të konsumohet jo më shumë se 1500 miligramë krip pasi konsumimi i 1000 mg në ditë përmirëson tensionin e gjakut.

Për personat me hipertension është e rekomandueshme të konsumohen më shumë fruta dhe perime, sidomos ato që përmbajnë kalium, ushqimet e pasura me kalium janë thjerrëzat, kumbullat, bananet, fasulet, portokajtë, kivit, kungujt, karotat, patatet, bulmeti me pak yndyrë dhe kefiri. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Këto zakone bëni mirë t’i largoni, po ju ‘thithin’ energjinë!

Published

on

Një zakon i thjeshtë, kur përsëritet shpesh, mund të shndërrohet në një ves të pashmangshëm. Në jetën e përditshme, shumë njerëz përballen me ndjenja lodhjeje dhe mungese energjie, të cilat shpesh duken si një pjesë e zakonshme e rutinës.

Kjo ndodhi është sidomos e zakonshme kur nivelet e energjisë fizike dhe mendore janë të ulëta, duke e bërë lodhjen kronike një problem serioz që kërkon vëmendje.

Ndjesitë e lodhjes mund të ndikojnë jo vetëm në produktivitetin tuaj, por edhe në cilësinë e jetës. Ndonjëherë, ne e lodhim veten pa e kuptuar, duke u angazhuar në zakone të këqija që na shkaktojnë stres dhe përkeqësojnë gjendjen tonë. Lexoni artikullin e mëposhtëm për të zbuluar se si mund ta dëmtoni veten pa e ditur dhe identifikoni pesë zakonet e këqija që mund të jenë përgjegjëse për energjinë tuaj të ulët.

1. Nuk pini mjaftueshëm ujë;

2. Nuk flini mjaftueshëm;

3. Nuk argëtoheni;

4. Ju vazhdoni të shikoni ekranin e celularit;

5. Nuk po stërviteni më. /UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara