Lajmet

I jepet lamtumira gazetarit Kastriot Shehdadi

Published

on

Me nderime të larta është varrosur sot ish-gazetari shumëvjeçar Kastriot Shehdadi, i cili ka qenë i angazhuar në disa mediume në Kosovë e Shqipëri e së fundmi ishte edhe pjesë e Zyrës për Informim në Komunën e Gjakovës.

Në ceremoninë e varrimit, të organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, morën pjesë qytetarë, kolegë e miq të Kastriotit, të cilët së bashku ndanë dhimbjen për humbjen e hershme të të ndjerit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, e ka çmuar lartë veprën dhe kontributin e Kastriot Shehdadit, duke shtuar se me Kastriotin ishin miq që nga fëmijëria, për të vazhduar duke qenë bashkëpunëtorë deri në ditën e sotme. Ai e ka vlerësuar Kastriotin si një profesionist, fjalëpakë por mjaft voluminoz në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta.

Fjalë miradije për personalitetin dhe përkushtimin, por në të njëjtën kohë edhe dhembje e pikëllim për humbjen e tij, kanë thënë edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij, veterani i gazetarisë nga Gjakova, Musa Kurhasku, gazetari nga Radio Tirana Jaho Margjeka dhe miku e gazetari nga Gjirokastra, Engjëll Serjani, të cilët thanë se vdekja e Kastriotit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gazetarinë shqiptare, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë.

Ndërsa, në emër të familjes Shehdadi, të pranishmin i ka falënderuar vëllai i të ndjerit Lekë Shehdadi.

Vendi

Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale

Published

on

By

Një delegacion nga kompania globale Siemens Healthineers, e njohur për lidershipin në teknologjitë mjekësore, digjitalizimin klinik dhe zgjidhjet e avancuara të e-Health, ka vizituar Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT në Lipjan.

Delegacioni i Siemens Healthineers u mirëprit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik. Me këtë rast, Rektori Hajrizi prezantoi zhvillimin strategjik të UBT-së, programet në shkencat shëndetësore, teknologji dhe inxhinieri, si dhe kapacitetet infrastrukturore që ofron Parku Shkencor për kërkim, inovacion dhe ndërlidhje të drejtpërdrejtë me industrinë.

Gjatë vizitës në laboratorë, qendra simulimi dhe hapësira kërkimore, u diskutua konkretisht mbi rëndësinë e sistemeve të menaxhimit spitalor dhe ndërtimit të një sistemi të integruar shëndetësor.

Në këtë kontekst, ekosistemi i Qytetit të Mençur të UBT-së u vlerësua si hapësira e përshtatshme për zhvillimin e projekteve pilot në shëndetësi digjitale, trajnime profesionale për stafin mjekësor, si dhe partneritete strategjike që mund të kontribuojnë në modernizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Continue Reading

lajme

Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Published

on

By

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington, D.C., dhe në shënim të 18-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në Departamentin e Shtetit në takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në një takim të shkëlqyeshëm dhe të përzemërt, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për ftesën që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ia bëri Kosovës për të qenë shtet bashkëthemelues i Bordit të Paqes dhe pjesë e takimit inaugurues. Ajo po ashtu shprehu falënderimet për garancat e fuqishme që Presidenti Trump i dha dje për paqen në rajonin tonë dhe, me këtë rast, e falënderoi edhe Sekretarin Rubio për lidershipin dhe bashkëpunimin e tij në këtë proces.

Në këtë takim u diskutuan çështje të partneritetit strategjik, nga fusha e sigurisë rajonale dhe diplomacisë, deri te ekonomia dhe mbrojtja. Ajo, në veçanti, theksoi disa procese me rëndësi jetike për stabilitetin në rajon: fuqizimin e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, anëtarësimin e Kosovës në NATO, rëndësinë strategjike të pranisë ushtarake amerikane në Kosovë, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në ekonomi dhe mbrojtje.

Presidentja e falënderoi Sekretarin Rubio për mbështetjen e fuqishme amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë, Presidentja theksoi rolin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çlirimin,

shtetndërtimin dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, si dhe rëndësinë e veçantë të pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të misionit të NATO-s, si faktor kyç për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në këtë frymë, ajo nënvizoi se rruga natyrore e këtij partneriteti strategjik është anëtarësimi i Kosovës në NATO, proces ky i domosdoshëm për të siguruar paqe afatgjatë në rajonin tonë.

Presidentja gjithashtu theksoi rëndësinë e avancimit të dialogut strategjik bilateral Kosovë–SHBA si mekanizëm për koordinimin e prioriteteve të përbashkëta dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Për më tepër, ajo theksoi se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbën interes jetik kombëtar dhe është ekzistencial për Republikën e Kosovës, duke vënë në pah prioritetet strategjike për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

Continue Reading

Vendi

Presidentja Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot grevën historike të urisë së minatorëve të Trepça, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës për liri.

Në mesazhin e saj, Presidentja rikujtoi se më 20 shkurt 1989, rreth 1,350 minatorë nisën grevën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë me radhë, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit.

Sipas Presidentes Osmani, rezistenca e minatorëve krijoi solidaritet dhe unitet popullor në mbarë Kosovën, duke dridhur themelet e një pushteti që promovonte diferencim dhe pabarazi.

“Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen”, thuhet në mesazhin e Presidentes.

Grevës së minatorëve të Trepçës i njihet një rol i rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, si një akt që mobilizoi qytetarët dhe forcoi përpjekjet për liri dhe të drejta të barabarta.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

Buxheti i paraparë për këtë vit është 4 miliardë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se ky është një buxhet i përkohshëm emergjent, ndërsa procesi i miratimit ka qenë i shpejtë për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.

Ai ka sqaruar se për shkak të kohës së kufizuar, nuk është dhënë hapësirë për ndryshime, madje as ministrave që menaxhojnë dikasteret e tyre, duke u fokusuar në sigurimin e një baze që komunat dhe institucionet qendrore të mund të funksionojnë pa probleme. Murati po ashtu ka kërkuar që të mos ketë amandamente me implikime financiare.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar mënyrën se si janë trajtuar amandamentet e partisë së tij gjatë seancës plenare, duke thënë se nuk është lënë hapësirë reale për ndryshime.

“Asnjë amandament i AAK-së nuk kaloi, dhe i gjithë procesi duket si një mashtrim optik,” ka thënë Tahiri.

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Lidhja Demokratike ka paraqitur 21 amandamente që nuk janë shqyrtuar nga komisionet përkatëse.

Ajo ka paralajmëruar se pa vënien e këtyre amandamenteve në votim, LDK nuk do ta mbështesë buxhetin, duke argumentuar se ato adresojnë probleme reale të qytetarëve, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe investimet kapitale.

Gjithashtu, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se partia e tij nuk e mbështet buxhetin dhe tërheq të gjitha amandamentet.

Ai ka thënë se vërejtjet e PDK-së, që lidhen me aspektet profesionale, teknike dhe nevojat reale që buxheti duhet të adresojë, nuk kanë marrë vëmendje, duke përfshirë edhe kërkesat për rritje të mbështetjes financiare për të akuzuarit dhe çlirimtarët në Hagë.

 

Continue Reading

Të kërkuara