Lajmet

​I jepet lamtumira e fundit Kadaresë, Rama: E ngriti letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës

Published

on

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor u mbajtën homazhe, ku morën pjesë edhe delegacioni nga Kosova në krye me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca.

Ceremonia e përcjelljes vijoi me himnin kombëtar dhe fjalën e kryeministrit Edi Rama që siç u shpreh ai, ia kishte kërkuar bashkëshortja e Kadaresë, Helena.

Kryeministri Rama tha se Ismail Kadare gjuhën shqipe e ngriti në majën më të paarritur të saj, derisa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës.

“Ky nder kaq i posaçëm, përveç se një barrë e rëndë përgjegjësie mu pranë art mortit të njeriut që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj, ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës së letrave u bë edhe një siklet, po aq i rrallë sa dalja në një provim përpara fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, me nderimet, me fjalimet”, ka thënë ai.

Kryeministri, Rama ndër të tjera u shpreh se është i bindur se Kadare për aq sa ka jetuar i ka thënë të gjitha nga ato çfarë kishte për të thënë. Kurse vendi i tij nuk do ta zhgënjejë kurrë atë.

I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, ndër të tjera deklaroi se shkrimtari Ismail Kadare meriton të prehet në një banesë që te jetë vetëm e tij, e jo bashkë me dëshmorët.

“Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tij, jo bashkë me dëshmorët sepse ai as s’ishte dëshmor dhe as nuk ishte gjëkundi në asnjë qelizë të tijën dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor. Jo, bashkë me vëllezërit Frashëri të cilët ishin fare ndër të paktët që ai i donte dhe i respektonte sinqerisht sepse as nuk ia kanë borgj ti bëjnë vend në varret e tyre dhe as nuk na e kishte Ismailim borgj që t’ia ndalojmë vetminë e tij aq shumë të dashur vetëm e vetëm sepse nuk na ndalonte dot”, shtoi kryeministri Rama.

Derisa foli për veprën e tij kryeministri Rama tha se Kadare nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti në arkivat e procesverbaleve të Komitetit të Nobelit.

“Nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti në arkivat e procesverbaleve të Komitetit të Nobelit i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi shkroi dhe ne i kemi vetëm një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit ku mos të ndjehet i kërcënuar, as nga dashuria e pa kërkuar që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar që e kishte lemeri dhe as jo jo nga tubimet, nderimet dhe fjalimet që i kishte llahtari”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Ismail Kadare vdiq të hënën në mëngjes, pas një sulmi në zemër.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara