Kronikë e zezë

I gjenden 107 kilogramë marihuanë në rezervuarë të kamionit, arrestohet i dyshuari

Policia ka gjetur 101 paketime të plastikës me marihuanë.

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën mbrëma ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotikë të llojit marihuanë, të cilat i kishte hasur në një veturë me targa të huaja që e drejtonte një serb me inicialet M.P.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike”, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

“Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë”, thuhet po aty.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

Kronikë e zezë

Gjendet vajza e raportuar si e zhdukur në Mitrovicë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar si i zhdukur dy ditë më parë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit policor, viktima grua ishte larguar nga shtëpia e saj pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00. Pas angazhimit të njësive përkatëse, ajo është gjetur shëndoshë e mirë sot, më 27 mars.

“Është raportuar se më datë 25.03.2026, rreth orës 17:00, nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare, e cila me datën 27.03.2026 është gjetur,” thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vetëm dy raste të dhunë në familje në 24 orët e fundit

Published

on

By

Në Policin e Kosovës brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të dhunës në familje.

Rasti i parë është shënuar në Obiliq, me ç’rast është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj dy viktimave një burri dhe një gruaje.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti tjetër ka ndodhur në Istog, ku dyshohet së një burrë është intervistuar nga prokurori nën dyshimin se ka kryer veprën penale- dhunë në familje.

“Në lidhje me rastin i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet për kryerje të veprës së lartcekur  në konsultim me prokurorin kompetent pas procedurave është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një grua shtetas e huaj ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Ndërkaq me vendim të të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti po vazhdon te hetohet.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Nga Veterniku në Vushtrri: Detajet e operacionit “Delivery” ku u zbulua edhe një “Call Center” i dyshimtë

Published

on

By

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Delivery”, i cili rezultoi me arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës dhe pajisjeve teknologjike.

Sipas njoftimit, aksioni nisi pas një pune intensive operative që identifikoi dy persona të dyshuar për shpërndarjen e marihuanës dhe kokainës në kryeqytet.

Gjatë zbatimit të planit taktik mesditën e së mërkurës në Veternik, të dyshuarit, të cilët po lëviznin me një veturë Golf 8, tentuan t’i shmangen policisë duke nisur një ndjekje me shpejtësi të lartë që përshkoi Fushë-Kosovën, Podujevën dhe përfundoi në hyrje të Vushtrrisë, ku edhe u prangosën nga njësitet policore.

Gjatë kontrollit të veturës dhe përgjatë rrugës ku të dyshuarit kishin hedhur pako me lëndë narkotike gjatë ikjes, policia sekuestroi mbi 3.3 kilogramë marihuanë dhe sasi të kokainës të ndarë në 25 qese.

Operacioni u zgjerua me bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku u gjetën edhe dy peshore digjitale, mbi 4 mijë euro para të gatshme, valuta të huaja, dy vetura dhe katër telefona celularë.

Sipas komunikatës, forenzika rajonale ka dokumentuar të gjitha provat në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Një detaj i rëndësishëm i këtij operacioni ishte zbulimi i një hapësire të modifikuar si “Call Center” në njërin nga lokacionet e bastisura, ku u sekuestruan pesë laptopë. Për shkak të dyshimeve për krime kibernetike, në rast u përfshinë edhe hetuesit e specializuar të kësaj fushe, të cilët ndaluan një person të pestë të përfshirë në këtë aktivitet.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa Policia e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin e saj në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

 

Continue Reading

Të kërkuara