Kronikë e zezë

​I dënuar për vrasjen e bashkatdhetarit në Angli, kush ishte Arben Lleshi që u vra sot në burgun e Peqinit

Published

on

Arben Lleshi, që vuante dënimin për vrasje në burgun e Peqinit, u ekzekutua këtë të premte nga një i burgosur tjetër, Sokol Mjaçaj.

Nga burgu i Peqinit u raportua për një konflikt mes Mjaçajt, Lleshit dhe një të burgosuri tjetër, Indrit Shaqes. Të plagosur mbetën Shaqja dhe Lleshi, por ky i fundi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Sipas një dëshmitari nga burgu i Peqinit, Mjaçaj ka kryer vrasje me pagesë. Në një telefonatë ekskluzive për Top Channel, i dënuari, që nuk do të identifikohet me emër, tregoi si ndodhi ngjarja.

“Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqen. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arben dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë.

Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”, tha ai.

Por, kush është Arben Lleshi? Ai vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012, ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupi i tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli.

Në maj të vitit 206, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin./tch

Continue Reading

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara