Kronikë e zezë

I dehur me 36 pasagjerë në autobus, arrestohet shoferi i linjës Korçë-Tiranë

Published

on

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se një shofer i linjës Korçë-Tiranë, po kryente manovra të rrezikshme në rrugë, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, mjetin autobus, i cili transportonte 36 udhëtarë nga Korça në drejtim të Tiranës, me drejtues shtetasin A.M.

Pas kontrollit të dokumentacionit dhe kryerjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit, ky shtetas rezultoi se drejtonte autobusin nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon qytetarët që besojnë te Policia dhe denoncojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë./tvklan

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Lajmet

Ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave për kultivimin e kanabisit në Pejë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.M., E.E., E.I., K.Q., Sh.Xh., M.Q., I.B., L.H. dhe E.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe vepra të tjera penale.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë vepruar si anëtarë të një grupi të organizuar gjatë vitit 2024 në fshatrat Kliqinë dhe Sferkë të Komunës së Pejës, ku kishin mbjellë dhe përgatitur lëndë narkotike me qëllim të shitjes.

“Nga veprimet hetimore rezulton se të pandehurit dyshohet se kanë ndërmarrë veprime për mbjelljen, kultivimin, tërheqjen, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për sigurimin e vendeve dhe mjeteve të nevojshme për transportin e tyre.”

Gjatë kontrollit të zbatuar më 27 shtator 2024, Policia e Kosovës ka gjetur në dy parcela gjithsej 2,850 bimë të llojit kanabis sativa. Nga këto bimë ishte përpunuar dhe siguruar narkotik në peshë të përgjithshme prej mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë, e cila është sekuestruar nga organet e rendit.

Nga hetimet e zhvilluara është zbuluar gjithashtu se njërit prej të pandehurve i ishte premtuar shuma prej 15,000 eurosh për angazhimin e tij në këtë veprimtari. Po ashtu, gjatë kontrolleve ndaj njërit prej të akuzuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1,540 euro në kartëmonedha të falsifikuara, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim të hedhjes në qarkullim.

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, njëri nga të pandehurit akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, ndërsa një tjetër ngarkohet me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë bastisjeve iu gjet dhe sekuestruar një armë e gjatë automatike AK-47 së bashku me municion.

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët dhe në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore ndaj personave të përfshirë në veprimtari të tilla kriminale. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdes ndaj një burri tjetër kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar pas veprimeve hetimore lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje në Mamushë: Arrestohet i dyshuari, sekuestrohet pistoleta me fishekë

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë së bashku me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja si prova materiale.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.  /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara