Lajmet

I dashuroni akulloret? Tashmë keni disa arsye më shumë se përse duhet t’i konsumoni

Published

on

Akullorja është një ndër ëmbëlsirat që na tundon gjithmonë, por kur shkojmë ndërmend kilogramët e tepër gjithmonë stepemi para saj.

Por tashmë ne po ju japim një lajm të mirë që ju mund të konsumoni akullore dhe të mos shëndosheni, por duhet të keni parasysh disa këshilla.

Nëse je në gjendje që çdo ditë të kryesh aktivitet fizik atëherë një akullore pasditeve nuk është ndonjë dramë e madhe. Në këtë moment ju do të arrini të merrni një kënaqësi të madhe dhe kjo do t’iu largojë edhe tundimin tuaj për të ngrënë çdo gjë që ju del para.

Mund t’iu duket çudi, por ka një lidhje shumë të ngushtë mes kënaqësisë personale dhe dëshirës së papritur për ushqim.

Nëse ti i ke plotësuar vetes dëshirën duke ngrënë një akullore, je e kënaqur emocionalisht dhe organizmi jot është i qetë duke mos kërkuar ushqim shtesë. Kështu që më mirë hani në paqe një akullore, se sa ta keni mendjen dhe kokën gjithë kohës në frigorifer.

Pavarësisht kësaj e rëndësishme është që ju të tregoheni të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni. Në një regjim dietik prej 1300 kalorish, mund të konsumosh paradite ose pasdite një kaush me dy topa akullore, duke kombinuar shijet e kremit me të frutave ditë pas dite.

Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë.

– mëngjes i pasur me drithëra, pra pa biskota, briosh ose produkte të tjera furre

– fruta dhe perime paradite

– bukë dhe pasta integrale në drekë

– në mbrëmje proteina nga mishi dhe peshku

– racione të vogla (maksimumi 80 g pasta në drekë dhe 100 g për peshkun dhe mishin e bardhë)

– doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumosh deri në 4 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë parmixhano.

Lajmet

Samiti i Jerevanit: Kurti dhe Rama bashkohen me liderët evropianë për sigurinë dhe sfidat gjeopolitike

Published

on

By

Në Jerevan të Armenisë ka nisur sot edicioni i tetë i Komunitetit Politik Evropian, ku janë bërë bashkë rreth 50 udhëheqës shtetesh për të adresuar problemet më urgjente të kontinentit. Në këtë forum të rëndësishëm, Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa Shqipëria nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse agjenda zyrtare përfshin sigurinë ekonomike, mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe qëndrueshmërinë e demokracisë, pritet që bisedimet joformale të dominohen nga gjeopolitika dhe kriza energjetike. Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, vuri theksin te siguria e energjisë, ndërsa kryeministri polak Donald Tusk rikujtoi se aleanca me SHBA-në mbetet shtylla e pazëvendësueshme e Evropës.

Për shkak të pozicionit të Armenisë pranë Iranit, konflikti në Lindjen e Mesme do të jetë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, liderët do të analizojnë ndikimin e politikave të presidentit amerikan Donald Trump në të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike.

Ky samit shënon një precedent historik me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, i cili është lideri i parë jashtë Evropës që i bashkohet këtij formati. Punimet po udhëhiqen nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan, të cilët bënë thirrje për unitet global në funksion të paqes dhe stabilitetit.

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat thyejnë një shtëpi në Jarinje, vjedhin para të gatshme

Published

on

By

Në raportin njëditor është raportuar se persona të dyshuar dhe deri më tani të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie në fshatin Jarinje.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të vjedhin një sasi të parave të gatshme përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është duke u hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të armëmbajtjes pa leje brenda një dite, policia sekuestron armë dhe municion

Published

on

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë datës 3 maj janë regjistruar tri raste të ndara të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve në Ferizaj, Lipjan dhe Prizren.

Në rrugën “Gucia” në Ferizaj, një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, njësitë policore kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë si dhe dy karikatorë të zbrazët. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është regjistruar në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, edhe ky rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet lidhur me këto raste janë në vijim.

Continue Reading

Të kërkuara