Botë
I akuzuar për abuzim me të mitur, kërkohet hetim për kryeprokurorin e Trump
Published
1 year agoon
By
UBTnewsSenatori republikan Markwayne Mullin i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të dielën që të shpërndajë raportin e papublikuar të etikës mbi dyshimet për abuzim seksual në lidhje me një vajzë 17-vjeçare nga Matt Gaetz, i emëruar nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump për postin e prokurorit të përgjithshëm.
Zoti Gaetz, 42 vjeç, dha dorëheqjen të mërkurën nga detyra e ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë republikane, disa orë pasi Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi emërimin e tij dhe dy ditë përpara se Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve pritej të publikonte raportin e tij, që shqyrtonte edhe akuzat për përdorim të paligjshëm të drogës. Zoti Gaetz mohon të ketë bërë ndonjë shkelje.
Senatori Mullin tha për emisionin “Meet the Press” të kanalit televiziv NBC, se Senati, i cili ka autoritetin për të konfirmuar ose rrëzuar emërimet e Presidentit të zgjedhur Trump të zyrtarëve të lartë, duhet të njihet me raportin.
“Senati duhet të ketë qasje tek kjo”, tha senatori Mullin. “A duhet të publikohet apo jo? Kjo mendoj se do të jetë pjesë e negociatave”.
Zoti Gaetz është një nga disa emrat e propozuar javën e kaluar nga Presidenti i zgjedhur Trump për anëtarë të kabinetit, të cilëve u mungojnë biografitë që zakonisht kanë kandidatët për postet e nivelit të lartë të administratës. Për t’u konfirmuar në detyrën e prokurorit të përgjithshëm, atij do t’i duhet të marrë miratimin e Senatit – ku republikanët do të kenë një shumicë prej të paktën 52 nga 100 vende. Një numër i vogël senatorësh kanë shprehur tashmë skepticizëm për këtë përzgjedhje.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha të premten se Komisioni i Etikës nuk duhet ta publikojë raportin e tij. Ai e përsëriti qëndrimin e tij të dielën.
“Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ka autoritetin të ndalojë publikimin e një raporti nga Komisioni i Etikës, por unë thjesht thashë atë që besoj se është një pikë e qartë, se ne nuk duam të shkojmë në atë drejtim”, tha kryetari Johnson për kanalin televiziv CNN.
Senatori Mullin e ka cilësuar më parë zotin Gaetz si joparimor dhe ai tha të dielën se “e shkuara e Matt Gaetzit ka rëndësi”.
Por, ai tha se nuk kishte marrë një vendim nëse do të votonte pro ose kundër emërimit të zotit Gaetz.
“Do t’i jap atij një mundësi të drejtë, ashtu si çdo individi”, tha senatori Mullin.
Departamenti i Drejtësisë bëri hetime ndaj zotit Gaetz për gati tre vite mbi akuzat për abuzim seksual në lidhje me një adoleshente. Zyra e zotit Gaetz tha në vitin 2023 se atij i ishte thënë nga prokurorët se nuk do të përballej me akuza penale.
Avokati i vajzës bëri thirrje të enjten që raporti të bëhet publik.
Senatori Mullin gjithashtu u shfaq i hapur ndaj idesë për t’ia lejuar Presidentit të zgjedhur Trump ta anashkalojë plotësisht Senatin, si një “masë e fundit” nëse ligjvënësit nuk arrinin dakordësi. Mekanizmi, i njohur si “emërimet gjatë pushimeve”, i lejon Presidentit të bëjë emërime gjatë periudhës që Senati nuk është në sesion pune, duke shmangur autoritetin e dhomës së lartë të legjislativit për të bllokuar emërimin e zyrtarëve politikë. Presidenti i zgjedhur Trump ka bërë thirrje publikisht që ligjvënësit republikanë t’ia lejojnë përdorimin e këtij mekanizmi, që do t’i jepte atij një liri të jashtëzakonshme për të emëruar këdo që dëshiron.
Senatorët demokratë kanë shprehur kundërshtim të gjerë ndaj përzgjedhjes së zotit Gaetz.
“Senati ka një rol kushtetues”, tha senatori demokrat Chris Coons në kanalin televiziv Fox News. “Është roli ynë për të dhënë këshilla dhe pëlqimin, për t’u siguruar që një president i zgjedhur të marrë përgjithësisht zyrtarët që dëshiron … por nuk vendos njerëz që janë të pakualifikuar, ose që nuk kanë karakterin dhe aftësitë e nevojshme, për të drejtuar një agjenci tepër të rëndësishme si Departamenti i Drejtësisë”.
Botë
SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman
Published
2 hours agoon
February 5, 2026By
ubtnews
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.
Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.
Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.
Botë
Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë
Published
7 hours agoon
February 5, 2026
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.
“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.
Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.
Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.
Botë
Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë
Published
8 hours agoon
February 5, 2026
Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.
Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.
Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.
Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.
D.L.
Botë
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve
Published
1 day agoon
February 4, 2026
Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.
Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.
24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur. Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.
Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA
SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman
FIBA ia beson përsëri Kosovës Evropianin e Femrave për Shtetet e Vogla
Shqipëria lejon rihapjen e TikTokut
Presidentja Osmani takon Kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe
Agim Ademi në krye të FFK edhe për 4 vjet
Në Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
“French Business Day”, promovon Kosovën si destinacion investimesh
Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë
Të kërkuara
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoFushata e klikimeve dhe e votave: Kur rrjetet sociale nuk përputhen me kutitë e votimit
-
Aktualitet3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
