Teknologji

Hyundai ka teknologji të re

Published

on

Pas prezantimit të sistemit të ri operativ dhe platformës teknologjike Pleos në konferencën për zhvilluesit në Seul, Hyundai Motor Group njoftoi se marka e re softuerike për mobilitet dhe platforma teknologjike do ta shndërrojnë gjigantin korean të automobilave në shumë më tepër sesa një prodhues i zakonshëm veturash.

Pleos rrjedh nga fjala greke “Pleo”, që do të thotë më shumë, dhe “OS”, që qëndron për sistem operativ. Hyundai ka zhvilluar automjete të përcaktuara nga softueri (SDV) që nga viti 2023.

Sidoqoftë, sipas Chang Song, president dhe drejtues i departamentit të platformave të avancuara të automjeteve (AVP) të Hyundai dhe Kia, Pleos premton një përvojë krejtësisht të re të mobilitetit të bazuar në softuer.

Pleos integron gjithçka, nga sistemi i infotainment-it (Pleos Connect), sistemi operativ i automjetit (OS) dhe infrastruktura në re.

Ky ekosistem i ri teknologjik i Hyundait sjell funksione të zgjuara të avancuara, planifikim të optimizuar të rrugës, analiza të të dhënave në kohë reale dhe autonomi të vozitjes. Platforma përfshin arkitekturën e re elektrike dhe elektronike (E&E) të Hyundait, sistemin e brendshëm operativ për automjetet dhe Pleos Connect, sistemin infotainment të gjeneratës së ardhshme.

Sistemi Pleos Connect bazohet në Android dhe përfshin veçori si funksione me shumë dritare e asistent zanor me inteligjencë artificiale (AI).

Vetura e parë me Pleos Connect pritet të dalë në treg në tremujorin e dytë të vitit 2026. Deri në vitin 2030, Hyundai Motor Group (përfshirë Kia dhe Genesis) synon të ketë mbi 20 milionë automjete të pajisura me këtë sistem të avancuar infotainment.

Sistemi bazohet në një ekran të madh qendror (i frymëzuar nga Tesla), por do të ketë gjithashtu më shumë butona funksionalë (nën ekran), një modul të veçantë për ndërrimin e shpejtësive, etj. Deri në 2027, Hyundai planifikon të implementojë autonomi të vozitjes të nivelit 2+.

Hyundai bashkëpunon me partnerë globalë si Samsung Electronics, Google, Naver, etj., për të përmirësuar më tej teknologjinë e tij.

Teknologji

Meta përdor bisedat tuaja me AI për të ju treguar reklama

Published

on

Meta së shpejti do të përdorë informacionin që përdoruesit i japin “chatbot”-ëve të inteligjencës artificiale për të synuar reklama.

Kompania njoftoi se përdoruesit që ndërveprojnë me Meta AI do të jenë objekt i reklamave më të personalizuara.

Njoftimet për ndryshimin do të fillojnë të shfaqen javën e ardhshme, vetë reklamat pritet të fillojnë nga 16 dhjetori, sipas raportimit të CNN.

Meta tashmë synon përdoruesit me reklama bazuar në postimet e tyre, duke përdorur këto të dhëna për t’i drejtuar se çfarë të blejnë.

Për më tepër, kompania planifikon të përdorë informacionin nga inteligjenca artificiale për të përcaktuar se çfarë përmbajtje do të shfaqet tek përdoruesit e tjerë.

Për shembull, nëse një përdorues diskuton me “chatbot”-in për ecje në male, Meta do të kuptojë se ai ka interes në sport dhe do t’i ofrojë përmbajtje të lidhur me këtë temë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk kritikon Wikipedia-n dhe njofton Grokipedia

Published

on

Elon Musk po bën një lëvizje të re në botën e Grok, duke njoftuar zhvillimin e një platforme konkurruese ndaj Wikipedia-s përmes startup-it të tij të inteligjencës artificiale, xAI. Platforma e re quhet “Grokipedia”.

Musk ka deklaruar se shërbimi i ri do të përbëjë një “përmirësim masiv” të enciklopedisë së famshme online, e cila bazohet te hyrjet e krijuara dhe redaktuara nga vullnetarët.

Miliarderi ka akuzuar prej kohësh Wikipedia-n për paragjykime politike, duke pretenduar se ajo pasqyron pikëpamjet e krahut të majtë.

Pak para njoftimit të Musk, aleati i tij, David Zacks — i emëruar së fundmi nga Presidenti Donald Trump si komisioner për inteligjencën artificiale — kishte kritikuar përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për trajnim të softuerëve të inteligjencës artificiale.

Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i i xAI-së, Grok, për të cilin Musk ka thënë se “kërkon të vërtetën në masën më të plotë”.

Përndryshe, Grok ka qenë objekt kritike në muajt e fundit për prodhimin e komenteve antisemite, të cilat kompania e Musk i atribuoi një programimi të gabuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Syzet inteligjente, prioriteti i ri i Apple

Published

on

Apple ka vendosur të pezullojë zhvillimin e Vision Air, një version më të lehtë dhe më të përballueshëm të Vision Pro, për t’u fokusuar plotësisht tek syzet e reja inteligjente.

Sipas mediave të huaja, kompania ka zhvendosur inxhinierët nga projekti Vision Air drejt zhvillimit të këtyre syzeve, me qëllim që të konkurrojë me Meta Ray-Ban.

Ndryshe nga plani fillestar për vitin 2027, syzet e para inteligjente të Apple pritet të dalin në treg në vitin 2026. Ato do të mbështeten nga Apple Intelligence dhe do të pajisen me disa kamera për funksione të avancuara të inteligjencës vizuale.

Apple po zhvillon një version XR me ekrane LCoS, komandë zanore dhe kontroll me gjeste, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2028. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google Maps prezanton butonin që të gjithë e kemi pritur

Published

on

Google po sjell një veçori të re të rëndësishme në Google Maps – një buton të quajtur “Aerial”, i cili e bën shumë më të lehtë dhe të shpejtë kalimin nga Street View në pamjen Satelitore.

Funksionaliteti është zbuluar në versionin 25.39.07 të Google Maps për Android, është aktivizuar para publikimit nga Android Authority.

Me anë të butonit, përdoruesit mund të kalojnë menjëherë nga pamja e rrugës në një perspektivë ajrore, si në 2D, ashtu edhe në 3D, duke ofruar një eksperiencë më të plotë dhe intuitive të eksplorimit virtual.

Google ka punuar në animacione për kalim sa më natyral midis pamjeve, aplikacioni ruan drejtimin në të cilin po shikonit në Street View kur ktheheni në pamjen Aerial. Kjo veçori e re do të jetë e dobishme për përdoruesit që duan të eksplorojnë lagje, rrugë ose destinacione para se t’i vizitojnë fizikisht, dhe shkon në linjë me përmirësimet e fundit të Google në navigimin me transport publik.

Publikimi i “Aerial” pritet së shpejti për të gjithë përdoruesit Android, ndërsa detajet për versionin në iOS nuk janë bërë ende të ditura. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara