Sport

Hysaj gjithnjë e më afër Lazios, kontratë katër vjeçare dhe pagë e lartë për mbrojtësin shkodran

Published

on

Elseid Hysaj duket se do të bashkohet me Lazion gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Napoli si futbollist i lirë dhe pritet t’i bashkohet ekipit nga kryeqyteti italian.

Takimi mbrëmjen e së enjtes mes përfaqësuesit të tij, Mario Giuffredi, dhe drejtuesve bardhekaltër u mbyll me marrëveshje, e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Reprezentuesi shqiptar do të nënshkruajë me lacialët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me pagë 1.8 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Marrëveshja mes palëve tanimë është arritur dhe zyrtarizimi është çështje ditësh.

Sigurisht që rol vendimtar në vendimin e Hysajt ka pasur edhe trajneri Maurizio Sarri me të cilin shqiptari ka punuar te Empoli dhe Napoli.

Hysaj këtë verë u kërkua edhe nga skuadra si Atletico Madrid, Milan, Roma e Fiorentina.

Sport

Dardanet luftuan deri në fund, Taranton e mbyllin me kokën lart

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra e ka përmbyllur pjesëmarrjen historike në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me humbje ndaj Turqisë.

Turqia triumfoi 3:0 ndaj Kosovës, me sete 25:17, 25:17 dhe 25:18, duke i dhënë fund rrugëtimit të vajzave kosovare në këtë garë.

Megjithatë, rezultati i ndeshjes së fundit nuk e zbeh aspak paraqitjen e Kosovës në debutimin historik në Lojërat Mesdhetare. Përmes një postimi, Federata e Volejbollit të Kosovës ka vlerësuar lart paraqitjen e përfaqësueses, duke theksuar dy fitoret historike ndaj Algjerisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dardanet e mbyllin kampanjën faqebardhë dhe me kokën lart!”, thuhet në reagimin e Federatës.

Në Taranto, volejbollistet kosovare treguan karakter, luftë dhe dinjitet, duke regjistruar dy fitore në paraqitjen e tyre të parë në këtë nivel të garave.

Federata ka falënderuar lojtaret për paraqitjen e tyre, ndërsa mirënjohje të veçantë ka shprehur edhe për shtabin teknik të udhëhequr nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, ndihmësit Vlora Berisha dhe Ylli Kadriu, team liderin Agron Istogu, si dhe të gjithë personat që kontribuuan në këtë kampanjë.

Falënderime janë adresuar edhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen dhe mundësinë që volejbolli kosovar të paraqitej për herë të parë në histori në Lojërat Mesdhetare.

“Volejbolli e arsyetoi prezencën e parë ndonjëherë në Lojërat Mesdhetare me dy fitore dhe një përfaqësim dinjitoz”, thuhet më tej në reagimin e Federatës.

Kosova kështu e mbyll aventurën në Taranto me dy fitore dhe me një paraqitje që lë shpresë për të ardhmen e volejbollit të femrave në vend.

D.L

Continue Reading

Sport

UEFA dënon Crvena Zvezdën me 99,500 euro pas ndeshjes ndaj Viktoria Plzenit

Published

on

By

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Crvena Zvezdës pas ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Viktoria Plzenit, të zhvilluar më 20 gusht, të cilën skuadra serbe e fitoi me rezultat 3-0.

Në total, Crvena Zvezda është dënuar me 99,500 euro gjobë, ndërsa pjesa më e madhe e ndëshkimit lidhet me sjelljen dhe mesazhet e tifozëve në tribuna.

Gjoba më e lartë, prej 50 mijë eurosh, është vendosur për shfaqjen dhe transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Në mesin e parullave të shfaqura nga tifozët ishte edhe mesazhi Kosova është Serbi”, i cili u përfshi në masat disiplinore të UEFA-s.

Klubi serb është dënuar gjithashtu me 20 mijë euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit, ndërsa për përdorimin e mjeteve piroteknike është vendosur një gjobë prej 9,500 eurosh.

Një tjetër ndëshkim prej 20 mijë eurosh lidhet me sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve. Për këtë shkelje, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit, konkretisht sektorin 3 të tribunës veriore, në ndeshjen e ardhshme evropiane si vendas.

Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh. Në rast se Crvena Zvezda kryen një shkelje tjetër gjatë kësaj periudhe, mbyllja e sektorit mund të aktivizohet.

Me këtë vendim, UEFA ka vendosur një ndëshkim të konsiderueshëm ndaj klubit serb, duke theksuar masat ndaj mesazheve të papërshtatshme, sjelljeve diskriminuese, bllokimit të shkallëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në stadium.

D.L

Continue Reading

Sport

Turqia fiton setin e parë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përfaqësuesja e Turqisë ka fituar setin e parë ndaj Kosovës me rezultat 25:17.

Turqia ishte më e mirë gjatë këtij seti dhe arriti ta kontrollojë lojën deri në fund, duke kaluar në epërsi 1:0 në sete.

Kosova tashmë kërkon reagimin në setin e dytë për të barazuar rezultatin.

Foto:RTK

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova mbyll garën në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Ka përfunduar aventura e Kosovës në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të mërkurën paradite, ekipi miks i Kosovës u eliminua në fazën çerekfinale, pasi pësoi humbje 2:0 në sete ndaj Italisë.

Ekipi italian ishte dukshëm më dominues dhe i fitoi të dy setet me rezultat identik 6:0. Për Kosovën në këtë përballje u paraqitën Donika Bashota dhe Lavdrim Krasniqi.

Megjithatë, përfaqësimi i Kosovës në padel në këto Lojëra Mesdhetare ishte pozitiv, me ekipin e parë të meshkujve dhe ekipin miks që regjistruan nga një fitore para se të ndaleshin në ndeshjet e dyta.

Ndërkohë, dy ekipet e femrave dhe ekipi i dytë i meshkujve u eliminuan që në përballjet e tyre të para.

Kështu, Kosova e përmbyll garën në padel në “Taranto 2026”, me paraqitje që i japin përvojë të rëndësishme sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara