Shëndeti
Hurmat përmirësojnë sistemin tretës
Published
4 years agoon
By
Betim GashiSiç u përmend më parë, hurmat janë të pasura me fibra dhe sistemi ynë tretës kërkon fibra për të funksionuar si duhet.
Marrja e fibrave parandalon kapsllëkun. Sipas një studimi, njerëzit që konsumojnë hurma rregullisht, kanë sistem më të mirë tretës./UBTNews
You may like
Shëndeti
Gabimet që po ju rrisin sheqerin në gjak – Koha për t’i shmangur!
Published
3 hours agoon
November 5, 2024Rritjet e papritura të nivelit të sheqerit në gjak mund të ndodhin më lehtë sesa e imagjinojmë dhe shpesh shkaktohen nga zakonet tona të përditshme, të cilat ndoshta i kryejmë pa e kuptuar rrezikun. Çdo herë që sheqeri në gjak rritet menjëherë pas një kohe, mund të përballemi me një rënie të energjisë, një ndjenjë të vazhdueshme urie dhe madje të rrezikojmë zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës dhe probleme të tjera serioze metabolike.
Por, cilat janë shkaqet që ngritet niveli?
Mungesa e gjumit, mund të rrisë sheqerin në gjak, duke ndërhyrë në aftësinë e trupit për të rregulluar në mënyrë efektive glukozën. Mungesa e gjumit zvogëlon ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që e bën më të vështirë për qelizat t’i përgjigjen insulinës, duke rezultuar në nivele më të larta të sheqerit në gjak.
Anashkalimi i vakteve, kur kalojmë një vakt, nivelet e sheqerit në gjak mund të ulen e trupi lëshon glukozën e ruajtur për të kompensuar mungesën. Kjo shkakton lirimin e hormoneve të stresit, si kortizoli, i cili mund të çojë në një rritje të sheqerit në gjak.
Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, kur nuk jemi aktiv, glukoza qëndron më gjatë në gjak, gjë që rrit nivelin e sheqerit. Ushtrimi i rregullt rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke i lejuar qelizat t’i përgjigjen insulinës në mënyrë më efektive, shkruan Index.hr.
Konsumimi i ushqimeve me indeks të lartë glicemik, ushqimet me indeks të lartë glicemik e rrisin shpejt sheqerin në gjak se shpërbëhen shpejt në glukozë. Buka e bardhë, ushqimet me sheqer dhe drithërat e përpunuara, janë të ulëta në fibra dhe proteina, të cilat normalisht ngadalësojnë procesin e tretjes. /UBT News/
Shëndeti
Cilat janë pasojat e ngrënies së tepërt të mishit të pulës?
Published
19 hours agoon
November 4, 2024Mishi i pulës është një nga burimet më të zakonshme dhe të njohura të proteinave në botë. Përdorimi i tij shtrihet përtej kufijve kulturorë dhe gjeografikë, duke e bërë atë një përbërës thelbësor në shumë kuzhina dhe tradita të ndryshme. Një nga arsyelet kryesore për popullaritetin e tij është versatiliteti: mishi i pulës mund të gatuhet në shumë mënyra, si pjekur, zier, skuqur, ose si përbërës në gjellë të ndryshme.
Duke qenë e njohur në të gjithë botën për përmbajtje të proteinave, pulat kanë gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.
Mishi i pulës ka shumë proteina dhe është i pasur me vitamina dhe minerale; Proteinat e pulës ndihmojnë gjithashtu në ndjenjën e ngopjes, duke kontribuar në kontrollin e oreksit. Mishi i pulës përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë vitaminat B (si B6 dhe niacinë), të cilat janë të rëndësishme për metabolizmin dhe shëndetin e lëkurës. Po ashtu, është i pasur me minerale si fosfori dhe seleni, të cilat ndihmojnë në mbështetje të shëndetit kardiovaskular dhe sistemit imunitar.
Ndihmon në humbjen e peshës; Duke qenë se mishi i pulës ka përmbajtje të ulët yndyrash dhe kalori, ai është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të humbin peshë. Proteinat e tij ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore gjatë dietave, duke promovuar një metabolizëm të shëndetshëm.
Kontrollon presionin e gjakut; Përbërësit e natyrshëm në mishi i pulës, sidomos kur konsumohet në mënyrë të moderuar dhe të gatuar shëndetshëm, ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të presionit të gjakut. Pula organike, e cila është rritur pa hormone dhe kimikate të dëmshme, është veçanërisht e preferuar.
Ka veti anti-kancer; Disa studime sugjerojnë se konsumi i mishit të pulës, veçanërisht atij organik, mund të ketë veti anti-kancer duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar. Ushqimi i pasur me proteina dhe antioksidantë ndihmon trupin të luftojë inflamacionin dhe të mbështesë shëndetin afatgjatë.
Redukton kolesterolin; Mishi i pulës, sidomos kur konsumon pa lëkurë, ka nivele të ulëta të yndyrave të ngopura. Kjo ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) në trup, duke kontribuar në një shëndet më të mirë kardiovaskular.
Lufton gripin: Mishi i pulës, veçanërisht në formën e supave, është i njohur për efektet e tij pozitive gjatë sëmundjeve të frymëmarrjes, si gripi. Ajo ndihmon në lehtësimin e simptomave dhe forcimin e sistemit imunitar, duke e bërë të preferuar gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit.
Mishi i pulës rrit nivelet e kolesterolit “të keq”, në të njëjtën mënyrë si i kuqi. Kjo mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Mishi i gjoksit të pulës është i kontaminuar me baktere
Ju mund të jeni duke konsumuar mish pule të kontaminuar me baktere. Sipas analizave të studimi të kryer më 2014, rezultoi se bakteret që u gjetën në pjesën e gjoksit të pulës ishin shqetësuese dhe rrezikonin të shkaktonin sëmundje në organizëm.
Mund të çojë në shtim të peshës
Shumë gatime me mish pule, janë të larta në yndyrna të ngopura dhe çojnë në shtim të peshës. Duhet të theksohet se ngrënia e mishit të pulës nuk është e keqe për ju. Ky mish është një burim i mirë proteinash, por sigurohuni të kufizoni yndyrën që mund të konsumoni me të. Gjithashtu kombinimi i mishit pulës me ushqime të pasura me fibra, si drithërat integrale dhe perimet, është i mirë për shëndetin tuaj.
Mishi i pulës shkakton sëmundje në organizëm
Gjatë një studimi, analizuan pulën, gjelin e detit dhe mishin e derrit, të blerë në ushqimore. Ekipi gjeti prani të bakterit E.coli te pjesëmarrësit, e cila u zbulua që shaktoi infeksion urinar e mendojnë se shkak është antibiotiku që u jepen pulave. Prandaj, mundohuni të shmangni konsumin e pulave të rritura me antibiotikë./UBT News/
Shëndeti
Pse na tërheq sheqeri? Mungesat ushqyese që mund të fshihen pas dëshirës suaj!
Published
20 hours agoon
November 4, 2024Dëshira për sheqer është e zakonshme e mund të tregojë mungesën e lëndëve ushqyese të rëndësishme, kjo dëshirë nuk është thjesht një kapricio, por sinjal nga trupi që kërkon energji të shpejtë ose elemente ushqyese. Në vend të konsumimit të sheqerit, është më mirë të shqyrtoni një dietë me fruta, perime dhe burime të shëndetshme karbohidratesh për të mbështetur shëndetin tuaj.
Po ju rendisim disa arsye se pse e keni këtë neps për gjëra të ëmbla.
Mungesa e magnezit, dëshira për çokollatë mund të tregojë mungesën e magnezit. Zgjidhni çokollatën e zezë, e cila është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në shëndetin e zemrës.
Mungesa e vitaminave B, vitaminat B1, B7 dhe B12 janë të rëndësishme për metabolizmin e glukozës. Nivelet e ulëta të këtyre vitaminave shkaktojnë dëshirën për sheqer.
Rënie e papritur e sheqerit, kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi kërkon energji. Ushqimet e pasura me fibra dhe proteina ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të sheqerit në gjak.
Mungesa e kromit, kromi ndihmon në rregullimin e metabolizmit të insulinës dhe glukozës. Një mungesë e tij mund të shkaktojë dëshira për sheqer, si dhe simptoma si lodhje dhe nervozizëm.
Mungesa e zinkut, zinku është thelbësor për sistemin imunitar dhe metabolizmin e karbohidrateve. Mungesa e zinkut mund të ulet perceptimin e shijes, duke çuar në një konsum më të lartë të sheqerit dhe kripës.
Dëshira për ëmbëlsira është komplekse e mund të lidhet me faktorë fiziologjikë. Identifikimi i nevojave ushqyese dhe dieta ndihmojnë në kontrollin e këtyre dëshirave. /UBTNews/
Shëndeti
Këshilla për nënat: Si të menaxhojmë ngërçet e foshnjës?
Published
21 hours agoon
November 4, 2024Mëmësia, për shumë femra, përfaqëson një proces të ndërlikuar dhe shpesh të vështirë, sidomos kur vjen momenti i lindjes së parë. Kjo periudhë shoqërohet me emocione të ndryshme, si frika, gëzimi dhe shqetësimi, që mund të ndikojnë në mënyrën se si ato e përjetojnë këtë përvojë të re. Përballja me ndryshimet fizike dhe emocionale, së bashku me pritshmëritë shoqërore dhe përgjegjësitë e reja, mund ta bëjnë këtë moment një sfidë të veçantë.
Është e nevojshme të mendohet pozitivisht dhe të ketë vetëkontroll, sepse pas lindjes pason puna më e vështirë, pra të ushqyerit e bebes me gji, ndërkaq krahas të ushqyerit me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe. Ngërçet në stomak (shtangimet abdominale) paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë e zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale.
Shkaku i ngërçeve është i panjohur edhe sot, por njëri prej shkaktarëve konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare, enzimat në zorrë nuk janë të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.
Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë, te foshnja paraqiten lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin.
Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë, me rritjen e foshnjës edhe trakti digjestiv i saj zhvillohet dhe përkryhet për ushqimin e ri. Çka mund të bëjë nëna që t’ia lehtësojë bebes dhembjen e stomakut?
Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji i zbut ngërçet në stomak, nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme e të shtrihet që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben), foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.
Mbas dhënies gji foshnja të ngrihet që të gogësijë, më së miri është të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës), hulumtimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë.
Lëngu i konsumuar vetëm plotëson vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit) por nuk do të zvogëlohen dhembjet, foshnjës do t’i ndihmoni nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, mbështetni në parzmat tuaja./UBT News/
Po planifikonin revoltë: Gjermania arreston tetë anëtarë të dyshuar të grupit të krahut të djathtë
Muzeu “Onufri” rekord vizitorësh, 100 mijë në 10 muaj
Koreja e Veriut lëshon breshëri raketash balistike
Parlamenti Evropian verifikon komisionerët e rinj
Inteligjenca amerikane: Rusia është kërcënimi më aktiv në zgjedhje
Historia e Kosovës në tri pullat e reja postare – Një dëshmi e rrënjëve parahistorike!
Rama: Ura e madhe e Veriut zgjidhi nyjën e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosovë
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman