Lajmet

Hungaria e ndihmon Kosovën me maska dhe rroba mbrojtëse

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka pranuar maska dhe rroba mbrojtëse donacion nga ambasadori i Hungarisë, Jozsef Bencze.

Zemaj e ka falënderuar Hungarinë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke thënë se shtetet mike janë vlera e Kosovës.

“Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues. Shtetet mike, janë vlera e Republikës së Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë!”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Kosova pranon ndihmat nga shteti mik në luftën kundër Covid 19 . Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i…

Posted by Armend Zemaj on Thursday, November 19, 2020

Bota

Izraeli njofton tërheqjen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Published

on

Izraeli ka njoftuar tërheqjen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në X, duke akuzuar Këshillin për trajtim të padrejtë ndaj Izraelit dhe për fokus disproporcional ndaj tij në raport me vendet e tjera.

Saar theksoi se Izraeli ka qenë subjekt i mbi 100 rezolutave dënuese, më shumë se vendet me regjime autoritare si Irani, Kuba, Koreja e Veriut dhe Venezuela.

Ndërkohë, edhe SHBA ka sinjalizuar tërheqjen nga UNHRC, me një urdhër ekzekutiv të firmosur nga ish-presidenti Donald Trump, edhe pse aktualisht nuk është anëtare me mandat aktiv. Këshilli, i përbërë nga 47 vende të zgjedhura nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, mbetet një organ i debatuar për efektivitetin dhe objektivitetin e tij në promovimin e të drejtave të njeriut./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Santorini në alarm: Mbi 6,400 tërmete në një javë, banorët braktisin ishullin

Published

on

Aktiviteti sizmik në Santorini ka arritur nivele alarmante, me mbi 6,400 tërmete të regjistruara midis ishujve Santorini dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt, sipas Komitetit Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës. Vetëm më 2 shkurt ndodhën mbi 1,300 lëkundje, ndërsa më 3 shkurt u regjistruan mbi 1,400 tërmete.

Ekspertët theksojnë se magnituda e tërmeteve po rritet, ndërsa pasgoditjet vazhdojnë me intensitet të lartë. Në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 300 tërmete pranë ishullit, duke nxitur frikë mes banorëve. Për pasojë, rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga Santorini me tragete që nga e diela, sipas mediave lokale.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa emergjente, duke mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe paralajmëruar shmangien e grumbullimeve në hapësira të mbyllura. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se aktiviteti sizmik mund të zgjasë për javë të tëra./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Qytetarët e RMV-së, mobilizohen për bojkot të ri të marketeve këtë të premte

Published

on

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po mobilizohen për një bojkot të ri të marketeve këtë të premte, në një aksion të quajtur “E premtja e zezë për marketet”. Ky është vazhdim i bojkotit të 31 janarit, i cili sipas organizatorëve ishte i suksesshëm, por nuk solli uljen e çmimeve të produkteve bazë.

Qeveria ka paralajmëruar kontrolle dhe masa rigoroze ndaj zinxhirëve tregtarë, por ende nuk ka dhënë detaje mbi rezultatet e inspektimeve. Ekspertët e ekonomisë theksojnë se bojkoti mund të ketë ndikim momental si formë presioni, por problemi me çmimet është strukturor.

Bojkoti i kaluar u mbështet nga opinioni publik, partitë politike dhe funksionarët. Sipas të dhënave zyrtare, qarkullimi në marketet kryesore u ul me gati 47% krahasuar me ditën e premte të mëparshme. Megjithatë, të shtunën pas bojkotit, shitjet u rritën me 11.2%, duke sugjeruar se qytetarët shtynë blerjet për pas bojkotit./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Serbët akuzojnë njëri-tjetrin për blerje votash

Published

on

Fushata zgjedhore për komunitetin serb në Kosovë është përfshirë nga akuza për blerje votash përmes ndihmave financiare, subvencioneve dhe punësimeve të reja. Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi, dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga ministri Nenad Rashiq, akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e fondeve publike për sigurimin e votave.

Kritikët e Listës Serbe pretendojnë se ndihma prej 20,000 dinarësh (rreth 170 euro) e premtuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për 5,000 persona të papunë në Kosovë jepet vetëm për “votuesit e sigurt” të partisë. Sipas tyre, regjistrimi për këtë ndihmë bëhet në zyrat e Listës Serbe, dhe jo përmes institucioneve zyrtare të punësimit në Serbi.

Në anën tjetër, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë akuzohet nga Demokracia Serbe për shpërndarjen e pajisjeve shtëpiake dhe subvencioneve bujqësore, të financuara nga Qeveria e Kosovës, për të siguruar votat e komunitetit serb në veri. Një video e publikuar nga Aleksandar Arsenijeviq pretendon të tregojë procesin e regjistrimit të votuesve në këmbim të ndihmave, por autenticiteti i saj mbetet i pakonfirmuar.

Kodi Penal i Kosovës parashikon dënime nga një deri në pesë vjet burg për blerje votash, dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin. Ndërkohë, Beogradi vazhdon të inkurajojë serbët e Kosovës të mbështesin Listën Serbe, duke organizuar edhe dërgimin e votuesve të zhvendosur nga Serbia për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Fushata zgjedhore, e nisur më 11 janar, përfshin gjashtë parti serbe në garë, ndërsa akuzat për manipulim të votave hedhin hije mbi procesin demokratik në mesin e komunitetit serb në Kosovë./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara