Lajmet

Hungaria do të vendosë sistem për mbrojtje ajrore pranë kufirit me Ukrainën

Published

on

Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore në pjesën verilindore të vendit, për shkak se rreziku i përshkallëzimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë është “më i madh se asnjëherë më parë”, tha ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristof Szalay-Bobrovniczky.

Të martën, presidenti rus Vladimir Putin e uli pragun për kryerjen e sulmit bërthamor si përgjigje ndaj ndonjë sulmi me armë konvencionale kundër Rusisë, pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë leje Ukrainës të hedhë raketa amerikane thellë brenda Rusisë.

Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për herë të parë të martën. Rusia e cilësoi këtë si përshkallëzim të madh.

Ne ende besojmë se do të ketë paqe sa më parë, përmes diplomacisë, jo përmes luftës”, tha Kristof Szalay-Bobrovniczky, në një video të postuar në Facebook të mërkurën në mbrëmje.

Megjithatë, për t’u përgatitur për të gjitha mundësitë, kam urdhëruar vendosjen në verilindje të vendit të sistemeve për mbrojtje dhe kontroll ajror, që i kemi blerë rishtazi”, tha ai pas një takimi me Këshillin e Mbrojtjes, i cili u mblodh nga kryeministri Viktor Orban, për të biseduar për zhvillimet në Ukrainë.

Rreziku për përshkallëzimin e luftës Ukrainë-Rusi është më i madh se kurrë më parë”, tha ai.

Hungaria, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kufizohet me Ukrainën.

Ministri nuk tregoi hollësisht se cilat pjesë të sistemit për mbrojtje ajrore të Hungarisë do të vendosen në verilindje.

Ushtria e Hungarisë, e cila i është nënshtruar një programi modernizimi, bleu sisteme për mbrojtje ajrore, Mistral, nga Franca, vitin e kaluar. Më 2020, Hungaria u pajtua të blejë sisteme për mbrojtje ajrore, NASAMS, nga prodhuesit amerikanë dhe norvegjezë.

Ministri tha se disa njësite të ushtrisë hungareze janë në gatishmëri të lartë.

Lajmet

Zjarret në Gramsh, shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut

Published

on

By

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh.

Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim.

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Deri më tani banesat nuk kanë qenë të rrezikuara.

Continue Reading

Lajmet

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i ATK-së

Published

on

By

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur sot në Administratën Tatimore të Kosovës, u bë pranim–dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit, Ilir Murtezaj ia dorëzoi detyrën Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure të rregullt rekrutimi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, falënderoi Murtezajn për kontributin dhe uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e ministrisë.

Drejtori i ri, Hyseni, u zotua për profesionalizëm, transparencë dhe përmirësim të shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Burim, Ramadan Morina

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i cili dyshohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas zëdhënëses së gjykatës, Mirlinda Gashi, Morina akuzohet se në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj takon deputetin gjerman Peter Beyer: Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

I pari i kësaj partie është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Beyer ndaj Kosovës.

‘‘Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me mikun e madh të shqiptarëve, deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën!’’, ka shkruar ai.

Continue Reading

Të kërkuara