Lajmet nga UBT

Hulumtues nga vendi dhe rajoni prezantuan punime të ndryshme në kuadër të Konferencës së Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT u karakterizua me zhvillimin e dy sesioneve, ku hulumtues të ndryshëm nga vendi dhe rajoni trajtuan tema të ndryshme që ndërlidhen me muzikën moderne dhe prodhimin digjital.

Në këtë kontekst, u trajtuan tematika si ndikimi i teknologjisë në krijimtarinë muzikore shqiptare, zhvillimi i muzikës vokale në Shqipëri, përdorimi i elementeve folklorike në muzikën rock të Kosovës, dhe ndryshimet në shkrimin muzikor dhe ndikimi i tyre psikosocial dhe shoqëror në forma të ndryshme muzikore.

Sesioni i parë – Modern Music, New perspectives on folk music in Kosovo

Chair: Prof. Assist. Dr. Liburn Jupolli

Co – Chair: Prof. Dr. Simo Lazarov

Keynote speaker: Prof. Dr. Simo Lazarov

Chair: Ph. D. Liburn Jupolli

Keynote Speaker – Prof. Ph. D. Simo Lazarov

  • “Beginnings of Rock’n’Roll music culture in Kosovo” – D. Cand. Liburn Jupolli;
  • “New perspectives of revitalization and re-conceptualization of the forms of Kosovar musical folklore – Re-arranging folk songs with new contemporary musical tools” – Ph. D. Cand. Liburn Jupolli;
  • “Biznesi Muzikor në Kosovë” – MSc. Aida Gjikolli;
  • “Resisting Time and Innovation: The Enduring Musical Heritage of Rexho Mulliqi and Nexhmije Pagarusha” – PhD. Cand. Kristina Perkola;
  • “Parimet e gjuhës muzikore të Zeqirja Ballatës në veprën pianistike “Solo de concert”” – Dr. Indira Çipa;
  • “Amanmedetet – Sa i njohim, ç’janë, ku i gjejmë…” – Prof. Dr. Behar Arllati.

Sesioni i dytë – Modern music, Music technology, 

Chair: Prof. Assist. Dr. Liburn Jupolli

Co – Chair: Prof. Dr. Simo Lazarov

Keynote speaker: 

  • “Një studim mbi ndryshimet estetike, sociale dhe teknologjike në muzikë: procesi edukativ shoqëror dhe transformimi kulturor në ditët e sotme” – Dr. Klevis Gjergji;
  • “Eksplorimi i shkrirjes së teknologjisë dhe krijimtarisë muzikore shqiptare në epokën digjitale” – MSc. Ardita Bufaj;
  • “Muzika Shqiptare në epokën e post – modernizmit”, “Zhvillimi i muzikës vokale në Shqipëri”, “Ndryshimi në shkrimin muzikor, ndikimi psikosocial dhe shoqëror në veprat vokale të formave të ndryshme” – MSc. Ulpiana Aliaj;
  • “Inkuadrimi i elementeve folk në rock-un Kosovar” – MSc. Armend XHONI.

Continue Reading

Vendi

UBT zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me vizitë zyrtare në Pázmány Péter Catholic University në Budapest

Published

on

By

Një delegacion nga UBT ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Pázmány Péter Catholic University në Budapest të Hungarisë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor mes dy institucioneve.

Gjatë ditës së parë të vizitës, delegacioni i UBT-së — i përbërë nga Dekani i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, prof. dr. Muhamet Gërvalla, si dhe ligjëruesit e Fakultetit të Mekatronikes Halil Ponik dhe Argjend Jetullahu — u prit nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku bëri një prezantim të institucionit dhe diskutoi mbi mundësitë e zgjerimit të partneritetit ndërinstitucional.

Më pas, u zhvillua një takim me Zëvendësdekanin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të UBT-së dhe universiteteve të tjera vendore e ndërkombëtare, ku fokusi kryesor ishte identifikimi i fushave konkrete për projekte të përbashkëta.

Pjesë e veçantë e vizitës ishte edhe njohja me infrastrukturën kërkimore të universitetit hungarez. Delegacioni vizitoi pesë laboratorë të avancuar në fushat e teknologjisë informative dhe bioteknologjisë, ku u njoh nga afër me projektet aktuale kërkimore dhe aktivitetet shkencore në zhvillim.

Në përfundim të takimeve, të dyja palët u dakorduan për të intensifikuar bashkëpunimin në disa shtylla kryesore:

  • Mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve;

  • Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe aplikative në kuadër të programeve ndërkombëtare;

  • Krijimin e mundësive për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës (PhD);

  • Shqyrtimin e mundësive për programe të përbashkëta studimi në nivelin Master;

  • Bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në fushat e Teknologjisë Informative dhe Bioteknologjisë.

Kjo vizitë shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin e rrjetit ndërkombëtar të UBT-së, duke hapur perspektiva të reja zhvillimi për studentët, stafin akademik dhe komunitetin kërkimor.

Continue Reading

Lajmet

Interesim ndërkombëtar për modelin inovativ të UBT-së dhe ekosistemin e tij të zhvillimit

Published

on

By

Modeli inovativ i UBT-së dhe ekosistemi i tij i zhvillimit vazhdojnë të tërheqin interesimin e studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë nga afër qasjen unike të institucionit në arsimin e lartë, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Në kuadër të një vizite studimore njëjavore në UBT, një grup studiuesish, ndër ta edhe përfaqësues të Universitetit të Kembrixhit dhe Instiucioneve tjera britaneze, zhvilluan një agjendë intensive takimesh, diskutimesh dhe aktivitetesh akademike me profesorë, studiues dhe ekspertë të institucionit, me fokus në modelin e funksionimit dhe zhvillimit të UBT-së dhe mundësinë e shpërndarjes së këtij modeli në vendet e ndryshme, sidomos të atyre që janë pjesë e komunitetit.

Vizita u realizua në kuadër të aktiviteteve kërkimore të ekipit ndërkombëtar, i cili po analizon modele bashkëkohore të arsimit të lartë, transformimin digjital, zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe rolin e universiteteve në avancimin e komunitetit dhe shoqërisë.

Gjatë qëndrimit në UBT, delegacioni u prit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin zhvilloi diskutime mbi vizionin strategjik që ka udhëhequr zhvillimin e universitetit gjatë 25 viteve të fundit. Vëmendje e veçantë iu kushtua ekosistemit të UBT-së, i cili përfshin konceptet UBT Smart City dhe UBT 5S, si modele që ndërthurin arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunimin me industrinë, duke krijuar një mjedis modern për zhvillimin akademik dhe shoqëror.

Pjesë e vizitës ishin edhe sesionet e punës me profesorë dhe studiues të UBT-së, si dhe vizitat në laboratorë, qendra kërkimore, hapësira inteligjente të mësimdhënies dhe klinika universitare. Përmes këtyre aktiviteteve, studiuesit u njohën nga afër me mënyrën se si funksionon ekosistemi i UBT-së dhe me praktikat që e kanë pozicionuar institucionin si një nga modelet më inovative të arsimit të lartë në rajon.

Interesimi i studiuesve ndërkombëtarë për UBT-në konfirmon rëndësinë që po merr modeli i tij i zhvillimit në diskutimet bashkëkohore për të ardhmen e arsimit të lartë, duke e shndërruar universitetin në një pikë referimi për studime dhe shkëmbim të praktikave më të mira në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Të kërkuara