Kulturë

Hulumtimi: Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

Published

on

Një hulumtim i botuar në “Journal of Advanced Nursing” ka treguar se dëgjimi i muzikës klasike për të paktën 45 minuta përpara gjumit ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Studimi përfshiu 120 persona me pagjumësi kronike dhe krahasoi grupin që dëgjonte Mozart dhe Bach me grupin që lexonte ose qëndronte pa muzikë.

Ata që dëgjuan muzikë raportuan më shumë gjumë të thellë dhe ulje të niveleve të kortizolit.

Ky zbulim sugjeron se një rutinë e thjeshtë me muzikë mund të shërbejë si alternativë natyrale ndaj medikamenteve për pagjumësinë dhe të përmirësojë shëndetin mendor pa efekte anësore./ TAR

Libra

Sot publikohet dhe promovohet kompleti i veprave të Xhemail Mustafës

Published

on

Të hënën, më 1 dhjetor 2025, në orën 12:00, në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë do të promovohet kompleti me pesë vepra të Xhemail Mustafës.

Në këtë botim përfshihen librat “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.

Ky botim sjell para publikut një thesar të rrallë të shkrimeve kritike, eseistike dhe publicistike të autorit, të cilat po publikohen nga Pen Qendra e Kosovës. Shkrimet e Mustafës dëshmojnë vlerën e tij intelektuale dhe dimensionin e gjerë të krijimtarisë së tij.

Xhemail Mustafa (23 gusht 1953 – 23 nëntor 2000), gazetar, publicist, kritik, eseist dhe politikan, ishte një ndër intelektualët e shquar të letërsisë, kulturës dhe jetës publike në Kosovë nga vitet 1970 deri në vitin 2000.

Ai u vra në Prishtinën e porsaçliruar dhe vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Dy lidere të Kosovës pjesë e ekspozitës globale të fotografisë për gratë dhe paqen

Published

on

Dy promovuese të shquara të paqes në Kosovë, ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Gordana Gjoriq, janë pjesë e ekspozitës globale të fotografisë të UNMIK-ut, e cila shënon fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Ekspozita promovon rolin jetik të grave në paqe, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe siguri, duke fokusuar agjendën Gratë, Paqja dhe Siguria (WPS).

Zëvendës Përfaqësuesi Special i OKB-së, Milbert Dongjoon Shin, theksoi se siguria dhe përfshirja e grave janë thelbësore për shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Fotoreporterja Laura Hasani realizoi portretet e liderëve kosovarë për të nxjerrë në pah rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe ndryshimin pozitiv në komunitete.

Ekspozita, e lansuar në New York në qershor 2025 për 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të OKB-së, shfaqet në Kosovë në Bulevardin Nënë Terezë, Prishtinë, nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor, në kuadër të bashkëpunimit të OKB-së me UN Women dhe Fondacionin Elsie Initiative Fund. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Si t’i bëni peshqirët sërish të butë me një produkt krejt natyral?

Published

on

Peshqirët me kalimin e kohës ashpërsohen sepse shumica e njerëzve i lajnë gabim.

Përdorimi i shpeshtë i zbutësit krijon shtresë yndyrore mbi fibra, e cila mbledh sapun e baktere dhe i bën peshqirët të ngurtë dhe jo thithës.

Ekspertët e Secret Linen Store rekomandojnë një zgjidhje të thjeshtë dhe të lirë: uthullën e bardhë. Mjafton të shtoni 250 ml uthull së bashku me detergjentin dhe ta vendosni direkt në daullen e lavatriçes para ciklit të larjes. Aroma e uthullës zhduket gjatë shpëlarjes.

Uthulla e bardhë është një pastrues natyral që zbërthen mbetjet yndyrore dhe heq shtresën e krijuar nga zbutësi i rrobave. Ajo eliminon mikrobet dhe mykun, duke i lënë peshqirët më të butë, më thithës dhe më të freskët.

Mund ta përdorni të vetme: lani peshqirët në ujë të nxehtë vetëm me uthull, nëse doni bëni një cikël të dytë me detergjent (pa zbutës).

Pas larjes, tundi peshqirët mirë dhe thajini në tharëse me temperaturë të ulët ose varini për t’u tharë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës hap “Koha e shndërrimit: Kosova 1968–1981, dokumente dhe dëshmi”

Published

on

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita dokumentare “Koha e shndërrimit: Kosova 1968–1981 dokumente dhe dëshmi”, e organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me rastin e Festës së Flamurit.

Ekspozita paraqet një përzgjedhje të pasur dokumentesh arkivore që hedhin dritë mbi një periudhë kyçe të historisë së Kosovës, ku ndryshimet shoqërore dhe kërkesat për të drejta u shprehën me vendosmëri dhe qartësi.

Hapjen e ekspozitës e bëri U.D. Drejtori Ekzekutiv i ASHAK-ut, Bekim Aliu, i cili theksoi rëndësinë historike të viteve 1968–1981 e nënvizoi se dokumentet e ekspozitës “na ndihmojnë ta shohim veten më qartë”, duke ofruar pasqyrë të sinqertë të transformimeve të asaj periudhe.

Ngjarja u nderua me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili përgëzoi punën e ASHAK-ut, e cilësoi periudhën 1968–1981 si “vite kyçe e shndërruese në historinë politike e kombëtare”, një kohë që formësoi një gjeneratë të re me ideale të qarta dhe guxim qytetar.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rogova Gaxha, theksoi rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve dhe kujtesës historike:

“Biblioteka Kombëtare mbetet vendi ku dokumentet marrin zë dhe historia rigjen kuptimin e saj. Kjo ekspozitë na rikujton se e kaluara nuk është vetëm për t’u ruajtur, por për t’u kuptuar dhe për t’u përdorur si themel në ndërtimin e të ardhmes.”

Ekspozita përfshin dokumente të rralla, materiale arkivore dhe fotografi që ilustrojnë transformimet shoqërore, politike dhe kulturore të viteve 1968–1981, një periudhë kur qytetarët e Kosovës shprehën aspiratat e tyre për barazi, dinjitet dhe identitet kombëtar.

Kjo ekspozitë ofron udhëtim në të shkuarën e vendit, duke reflektuar mbi sfidat, idealet dhe guximin qytetar që kanë formësuar historinë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara