Lajmet
Hulumtimi: Çfarë efekti ka rrëmuja mbi trurin e njeriut?
“Trurit nuk i pëlqen çorganizimi, pasi i shteron burimet e tij dhe e zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar”.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKa nga ata që punojnë të qetë vetëm mbi një tavolinë të pastër dhe në dhoma me një mobilim minimal. Por ka të tjerë që jetojnë të rrethuar nga një grumbull i madh letrash, librash dhe orendish. Por a mund të ndikojë mjedisi i jashtëm në performancën e trurit tonë?
A mundet që rrëmuja në shtëpi apo zyrë të jetë “kreative” apo t’i ngatërrojë idetë tona?
Kërkimet shkencore bien kryesisht dakord me Mari Kondo, gurunë japoneze të artit të rregullimit, e cila rregullon dollapët, qilarët dhe shtëpitë me një saktësi kirurgjikale.
Aq sa Elizabet Sander, psikologe në Universitetin Bond në Australi, ka treguar se rendi, bukuria dhe mungesa e kaosit në mjedisin ku punojmë, lidhet me përgjigjet më të mira njohëse dhe emocionale të sistemit tonë nervor.
“Trurit nuk i pëlqen çorganizimi, pasi i shteron burimet e tij dhe e zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar. Tufat e letrave, gotat e pista, objektet e hedhura me shumicë në tavolinë e shpërqendrojnë mendjen tonë, krijojnë një lloj mbingarkese informacioni vizual, e cila e komprometon kujtesën funksionale” thotë ajo.
Ndikimin tek produktiviteti dhe qartësia e mendimit, e konfirmon edhe një studim i Institutit të Neuroshkencës të Universitetit Prinston, SHBA. Ai analizoi aktivitetin e trurit të disa vullnetarëve në mjedise pak a shumë të rrëmujshme në shtëpi dhe punë.
Një nga ekspertët, Stefani Mekmein, zbuloi se rregulli rreth e rrotull, e bën trurin tonë më të aftë për të qenë i përqendruar dhe në përpunimin e informacionit, me një përfitim të qartë mbi performancën e aftësive njohëse.
Si të mos mjaftonte kjo, një mjedis i çorganizuar dhe kaotik, shkakton shumë shtyrje të detyrave: ata që kanë një tavolinë të mbushur me letra dhe dosje të hedhura sa andej-këtej pa ndonjë një kriter të saktë, priren të zvarritin më shumë punët që kanë nëpër duar se sa ata që punojnë me skedarëve të radhitur sipas përparësisë.
“Ç’organizimi dhe tendenca për të zvarritur punën kanë një origjinë të përbashkët. Të vendosësh gjërat në rregull kërkon kohë, dhe është diçka që nuk e pëlqejnë shumë” thotë Xhozef Ferrari, profesor i psikologjisë në Universitetin DePaul në Çikago. Sipas tij ata që janë më të çrregullt priren t’i shtyjnë punët e tyre, madje janë edhe më të pakënaqur me performancën e tyre.
Duket se efekti negativ në tru i rrëmujës së mjediseve, varet nga stresi i shkaktuar nga kaosi: na pëlqen apo jo, një dhomë e rrëmujshme na vë në alarm në mënyrë të pandërgjegjshme. Rritet niveli i hormonit të stresit, kortizolit, me një efekt edhe më të dukshëm tek femrat, diçka që varet ndoshta edhe nga trashëgimia kulturore.
“Gratë ndihen shpesh përgjegjëse për rendin e gjerave, dhe kur dështojnë përjetojnë shqetësim më të madh” thotë Darbi Saksbi, psikologe në Universitetin e Kalifornisë Jugore, që ka studiuar efektet e rrëmujës tek norma e stresit.
E gjithë kjo ka pasoja jo vetëm në aktivitetin e aftësive njohëse, që përkeqësohet, por edhe tek mirëqenia në përgjithësi. Kështu disa studime tregojnë se gjumi në dhoma të rrëmujshme e lehtëson fillimin e çrregullimeve të gjumit, duke e bërë më të vështirë rënien në gjumë apo nxit ëndrrat e këqija.
Por një mjedis i rrëmujshëm, mund të vërë në provë edhe marrëdhëniet personale, sepse sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit Kornell të SHBA-së, kaosi e pengon interpretimin e saktë të shprehjeve dhe emocioneve të njëri-tjetrit, duke shkaktuar më shumë grindje dhe diskutime.
Për më tepër, të tjerët na gjykojnë pikërisht në bazë të organizimit të hapësirave tona. Një studim amerikan nga Universiteti i Miçiganit, ka treguar se hyrja në një zyrë të rregullt (librat në rafte, letrat e mirë-sistemuara, mbeturinat në kosh), nxit gjykimin e personit në fjalë si më të ndërgjegjshëm dhe më të besueshëm, sa se ata që punojnë në një hapësirë të paorganizuar (me librat në dysheme, letra e shpërndara etj). Me pak fjalë, pamja ka rëndësinë e saj. Përshtypja, shpjegojnë autorët e hulumtimit, është se kemi të bëjmë me një person të pakujdesshëm, më nervoz dhe më të vështirë për t’u menaxhuar./ Focus – Bota.al
You may like
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
