Sport

Huliganët polakë sulmojnë delegacionin e Novi Pazarit

Published

on

Anëtarë të delegacionit të klubit të futbollit Novi Pazari janë sulmuar të mërkurën mbrëma nga huliganë polakë në qytetin Bialystok.

Novi Pazari po qëndron në Poloni për ndeshjen e kthimit me Jagiellonian, që i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen në Novi Pazar, qytetin në afërsi të kufirit me Kosovën, e fitoi Jagiellonia me rezultatin 2:1. Novi Pazari për herë të parë po garon në Evropë, si i treti në kampionatin e Serbisë në futboll.

Anëtarë të delegacionit të madh të Novi Pazarit, ku përfshihen edhe sponsorë e miq të klubit, janë sulmuas rrugës për në hotel, pasi darkuan në një restoran në këtë qytet polak. Rreth 15 huliganë vendosën maskat dhe u nisën drejt anëtarëve të Novi Pazarit, kur ata dolën nga restorani. Anëtarët e klubit u detyruan të kthehen në restoranin ku darkuan dhe telefonuan policinë, është bërë e ditur të enjten përmes një komunikate.

Policia është vonuar rreth 30 minuta, rreth 30 huliganë të maskuar kanë sulmuar sërish delegacionin e Novi Pazarit, derisa anëtarët e tij po shkonin drejt veturave me të cilat duhej të udhëtonin për në hotel.

“Vetëm falë qetësisë nga të pranishmit dhe reagimit profesional të policisë në atë moment, u shmangën incidentet më serioze”, shkruan në komunikatën e Novi Pazarit.

Në shenjë revolte Novi Pazari ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në drektën e përbashkët me drejtuesit e klubit polak.

Huliganët e Jagiellonias janë të njohur edhe për qëndrimet pro-serbe, përkatësisht anti-shqiptare dhe anti-Kosovë. Ata kanë bërë thirrje “Kosova është zemra e Serbisë” në ndeshjen e parë në Novi Pazar. Kjo thirrje e tyre është përcjellë me fishkëllima nga tifozët boshnjakë.

Kishte edhe përleshje mes tifozëve në ndeshjen e parë dhe UEFA të mërkurën i dënoi të dy klubet. Tifozët e Novi Pazarit kanë hequr dorë nga udhëtimi në Poloni për shkak të kushteve të shumta që ua vënë autoritetet polake.

Sport

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Me një indeks vlerësimi prej 31, basketbollisti i Yllit u dallua si një nga lojtarët më efikasë të kësaj xhiroje, duke merituar çmimin MVP të javës.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

25-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 1:0 të Malishevës ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e Ibishit, duke theksuar se përveç golit vendimtar, sulmuesi u dallua edhe për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Ibishi ka merituar vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara