Teknologji

Huawei prezantoi laptopin super të hollë MateBook Fold

Published

on

Kompania Huawei ka prezantuar një laptop të ri super të hollë, trashësia e të cilit është e krahasueshme me shumë smartphone.

Bëhet fjalë për modelin MateBook Fold, i cili ka një ekran OLED me trashësi prej 7.3 mm kur është i hapur, dhe 14.9 mm kur është i mbyllur.

Laptopi Lenovo ThinkPad X1 Fold ka trashësi prej 8.6 mm kur është i hapur e 17.4 mm i mbyllur.

Ndryshe nga ky model, MateBook Fold është i disponueshëm vetëm në Kinë me një çmim rreth 3300 dollarë. MateBook Fold përdor një ekran 18 inç, që paloset në një kënd prej 90 gradësh, duke formuar një ekran të sipërm prej 13 inç, që imiton një laptop tradicional me tastierë digjitale në vend të asaj fizike.

Pajisja peshon vetëm 1.16 kilogramë, përdor ekran OLED me rezolucion 3.3K (3.296 x 2.472 pikselë) dhe arrin ndriçim maksimal deri në 1.600 nits. Laptopi vjen me deri në 32 GB RAM dhe 2 TB memorie të brendshme.

Me këtë laptop ka debutuar edhe sistemi operativ HarmonyOS 5 i Huawei-t për PC.

Huawei e kishte lançuar HarmonyOS për Android, por më pas e solli sistemin operativ edhe në kompjuterë, pasi humbi qasjen në Microsoft Windows në muajin mars, për shkak të sanksioneve amerikane. Ky sistem operativ është i disponueshëm edhe në modelin e ri MateBook Pro.

Teknologji

Renault Group shpallet “Prodhuesi i Vitit”

Published

on

Një natë krenarie për të gjithë të lidhurit me Renault Group, pasi kompania franceze e automjeteve u shpall “Prodhuesi i Vitit” në TopGear.com Awards 2025 në Londër.

Viti 2025 ka qenë i mbushur me aktivitete për Renault, dhe kompania ndihet e nderuar që përkushtimi i ekipeve u vlerësua nga një nga emrat më të respektuar në industrinë automobilistike.

Jack Rix, redaktor i TopGear.com, komentoi:

“Ka qenë vit i jashtëzakonshëm, me R5 dhe R4 që fituan zemrat e njerëzve, Clio që shpëtoi segmentin supermini, Twingo që riktheu triumfueshëm e R5 Turbo 3E që dëshmoi se ka ende vend për pak çmenduri. Alpine filloi odiseadën elektrike me modelet A290 dhe A390, Dacia zgjeroi horizontet me Bigster dhe më pas i ngushtoi përsëri me Hipster. Tani presim me padurim vitin 2026.”

Ky çmim i fundit kurorëzon një vit të rëndësishëm për Renault, dhe kompania falënderon sinqerisht TopGear.com për njohjen e dhënë.

Suksesi i Renault nuk përfundon këtu: modeli R4 u shpall “Crossover i Vitit”, pas titullit “Vetura Elektrike e Vitit” në TopGear.com Electric Car Awards më herët gjatë vitit.

Ky rezultat reflekton vizionin e Renault: të inovojë dhe të sfidojë kufijtë për të krijuar automjete më të qasshme dhe më argëtuese për një audiencë gjithnjë e më të gjerë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple përballet me hetime për ndikimin e privatësisë

Published

on

Zyra kundër monopolit e Polonisë (UOKiK) po heton nëse Apple po kufizon konkurrencën në tregun e reklamave mobile përmes politikës së saj të privatësisë, App Tracking Transparency (ATT).

Ky sistem, i prezantuar në iOS 14.5 e më pas, mund të pengojë aplikacionet e palëve të treta të mbledhin të dhëna për reklama të personalizuara, duke favorizuar shërbimin e reklamave të Apple.

Presidenti i UOKiK, Tomasz Chrostny, deklaroi se politika e ATT-së mund të ketë mashtruar përdoruesit për nivelin e mbrojtjes së privatësisë dhe mund të përbëjë abuzim me pozicionin dominues.

Nëse akuzat konfirmohen, Apple mund të gjobitet deri në 10% të të ardhurave vjetore në Poloni. Hetime të ngjashme po kryhen edhe në Gjermani, Itali, Rumani, ndërsa në Francë kompania u gjobit me 150 milionë euro. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nokia investon 4 miliardë dollarë në SHBA dhe sjell rrjetin 4G në Hënë

Published

on

Nokia do të investojë 4 miliardë dollarë në SHBA për kërkim, zhvillim dhe prodhim, me fokus në përparimet e rrjetit të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Nga kjo shumë, 3.5 miliardë dollarë do të përdoren për kërkim-zhvillim dhe 500 milionë për prodhim dhe shpenzime kapitale në Teksas, New Jersey dhe Pensilvani.

Përveç investimeve tokësore, Nokia do të vendosë rrjetin e parë 4G në Hënë, pjesë e misionit Intuitive Machines-2, duke ndihmuar në bazat për eksplorimin hënor dhe misionet me ekuipazh.

Anija Athena e misionit u ngrit së fundmi me raketën SpaceX Falcon 9, duke transportuar rrjetin hënor të Nokias.

Nokia prezantoi kamerën e saj profesionale Nokia 360 Camera, e para 5G në botë që transmeton video 8K me zë hapësinor dhe lidhje me vonesë të ulët për përdorim industrial. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nuk është vetëm Chatbot, ja detyrat e përditshme që ChatGPT i zgjidh për ju

Published

on

Shumica e bisedave me ChatGPT lidhen me detyra të zakonshme të përditshme, gjë që tregon se ky mjet po shndërrohet në një asistent universal të inteligjencës artificiale që e bën jetën më të lehtë.

Shumë njerëz e shohin ChatGPT-në si shok digjital që ndihmon në planifikim, të mësuar, zgjedhje veshjesh, udhëtime e aktivitete krijuese.

Një studim i madh në bashkëpunim me universitetet Harvard dhe Duke ka zbuluar se vetëm një e treta e pyetjeve që i drejtohen lidhen me punën; pjesa më e madhe ka të bëjë me vendime personale dhe zakone të përditshme.

Kjo tregon se përdoruesit e shohin jo si chatbot të thjeshtë, por si mbështetje që “futet në lojë” sa herë që nevojitet, nga zgjedhja e veshjes, te organizimi i ditës apo kapërcimi i një bllokimi kreativ. Me kohën, bëhet pjesë e rutinës ditore: kur duhet ulur stresi, marrë një vendim i shpejtë, planifikuar një fundjavë apo verifikuar një ide, ChatGPT është ndihma më e menjëhershme.

Mësimi i gjuhëve

Shumë përdorues e përdorin si mësues personal, shpjegon rregulla të vështira, krijon lista fjalësh, histori të shkurtra e simulon biseda që ndihmojnë në përmirësimin e vetëbesimit para udhëtimeve ose provimeve.

Ditari interaktiv

Disa e shfrytëzojnë si ditar emocional. ChatGPT analizon ndjenjat dhe kujton gjëra që ndikojnë në produktivitet apo humor.

Partner krijues

Kur shfaqet mungesa e frymëzimit, për një libër, vlog, fotografi a projekt tjetër ai ofron ide, këshilla e shtysën e nevojshme për të ecur para.

Këshilltar stili

Nëse përshkruani ngjarjen, garderobën dhe atmosferën, ChatGPT sugjeron kombinime veshjesh, ngjyrash e aksesorësh si një stilist virtual.

Udhëzues udhëtimi

Gjatë planifikimit të udhëtimeve, ai mund të krijojë itinerare, të sugjerojë vende për t’u vizituar, të organizojë axhendën dhe madje të ofrojë fraza të përdorshme në gjuhën lokale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara