Lajmet

HRW: Një vit plot tensione, kërcënime dhe shkelje të të drejtave të njeriut

HRW monitoroi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 vende të botës.

Published

on

Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+ në Kosovë, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) përmendi në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovë.

Raporti u publikua më 12 janar.

Në raportin e 33-të, HRW monitoroi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 vende të botës, përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH), Kosovën dhe Serbinë.

Gjendja e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, siç u tha nga kjo organizatë ndërkombëtare joqeveritare, ende karakterizohet nga ndjekja e ngadaltë e krimeve të luftës, qëndrimi i dobët ndaj të drejtave të minoriteteve, grave dhe komunitetit LGBT, si dhe liritë e dobëta të medias.

Te pjesa e Kosovës, në raport u trajtua edhe çështja e keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë, sulmet dhe kërcënimet ndaj tyre dhe, siç u tha, reagimi i dobët i organeve të shtetit.

Sipas raportit, në periudhën janar-gusht 2022, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës janë regjistruar 22 raste të sulmeve, katër raste më shumë të regjistruara se në vitin 2021 për ngacmimet dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe organeve të medias.

HRW e citoi AGK-në të ketë thënë se hetimet penale për këto raste janë të ngadalshme.

“Shoqata raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësim në platformat e mediave sociale”, u tha në raportin vjetor.

Ndër të tjera, u raportua edhe për gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve e bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i cili njëherësh është edhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Prindon Sadriu, si dhe shefit të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi.

Në shkurt Sadriu, me një postim në Facebook etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Ndërsa në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Luan Dalipi, në një postim në Facebook, lidhi mediat e Kosovës me “biznese kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato.

“Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, tha HRW.

Raporti përmendi edhe 310 kthime të detyruara në Kosovë, shumica nga Gjermania, ku në mesin e tyre ishin 38 fëmijë, gjashtë romë, 13 ashkali dhe të tjerë shqiptarë etnikë.

Human Rights Watch u ndal edhe te dhuna ndaj gjinisë femërore në Kosovë, ku është përmendur rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar dhe vrasja e grave nga bashkëshortët e tyre.

“Të mbijetuarit e dhunës në familje vazhdojnë të përballen me pengesa për të marrë mbrojtje, duke përfshirë disa ndjekje penale dhe dështimin e gjyqtarëve për të lëshuar urdhra ndalimi kundër dhunuesve, si dhe ulje të dënimeve në rastet e vrasjeve të grave nga bashkëshortët e tyre, sipas Rrjetit të Grave të Kosovës”, u tha në raport.

HRW u ndal edhe tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor, ku tregon se Qendra për Barazi dhe Liri e komunitetit homoseksual (LGBT+) në Kosovë, ka regjistruar pesë raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj komunitetit, katër prej të cilave kanë të bëjnë ndaj dhunës nga anëtarët e familjes ose partnerët ndaj personave transgjinorë.

Në raport, nga rajoni është përfshirë edhe shkelja e të drejtave të njeriut në Serbi, ku është theksuar dhuna ndaj gazetarëve të pavarur si dhe zhvillimi i Paradës së Krenarisë të komunitetit LGBT+ serb nën mbrojtje të policisë.

HRW theksoi se ndërmjet janarit dhe gushtit në Serbi, Zyra e Prokurorit për Krimet e Luftës nisi shtatë hetime të reja kundër të dyshuarve për krime lufte. Deri në gusht, 16 raste kundër 39 të pandehurve ishin para gjykatave në Serbi.

Gazetarët që kritikojnë Qeverinë serbe, sipas raportit, janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve me një përgjigje joadekuate nga shteti. Midis janarit dhe gushtit, u tha në raport, janë regjistruar dy sulme fizike ndaj gazetarëve, tre sulme në pronën e gazetarëve dhe 26 raste të ngacmimeve dhe kërcënimeve, ku përfshiheshin kërcënime me bombë ndaj gazetarëve dhe shtëpive të medias.

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, vendet si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nuk janë përfshirë në raportin vjetor të organizatës.

Në raport është folur edhe për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, teksa është thënë se Rusia ka bërë shkelje të rënd të të drejtave të njeriut.

“Pushtimi i plotë i Ukrainës i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka shënjestruar civilët, infrastrukturën dhe rezultoi në mijëra viktima civile, tërhoqi vëmendjen e botës dhe shkaktoi arsenalin e plotë të sistemit të të drejtave të njeriut. Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut hapi një hetim për abuzime dhe caktoi një ekspert për të monitoruar të drejtat e njeriut situata brenda Rusisë”.

“Viti i kaluar tregoi se të gjitha qeveritë mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën”, tha Tirana Hassan, ushtruese detyre e drejtorit të HRW, pas publikimit të raportit.

Sipas saj, nën sfondin e ndryshimit të pushtetit, ka më shumë hapësirë për shtetet që të ngrihen për të drejtat e njeriut “teksa shfaqen koalicione dhe zëra të rinj të lidershipit”./REL/

Lajmet

Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”, shqiptarja e parë që merr këtë çmim

Published

on

Shqipëria ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike, pasi Esmeralda Kazia është shpallur “Cybersecurity Woman of the World 2026”.

Kazia është shqiptarja e parë që fiton këtë titull prestigjioz, i cili vlerëson lidershipin, vizionin dhe kontributin në zhvillimin e sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.

Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë së organizuar nga United Cybersecurity Alliance në Austri dhe Lihtenshtajn, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, universiteteve, kompanive dhe ekspertë të sigurisë kibernetike nga më shumë se 30 vende.

Pas marrjes së çmimit, Kazia në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike për mbrojtjen e institucioneve dhe besimit publik.

“Siguria kibernetike nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e teknologjisë, por me mbrojtjen e besimit”, u shpreh ajo.

Gjatë këtij edicioni janë zhvilluar edhe diskutime për mundësinë që ceremonia “Cybersecurity Woman of the World 2027” të organizohet në Shqipëri. Nëse realizohet, vendi pritet të mirëpresë ekspertë, institucione dhe përfaqësues ndërkombëtarë të fushës së sigurisë kibernetike.

Duke komentuar vlerësimin, Kazia tha se ky titull përfaqëson një përgjegjësi për të vazhduar punën në forcimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike.

Esmeralda Kazia aktualisht është Drejtoreshë Ekzekutive e Teknologjisë për Teknologjinë Operacionale, Sistemet e Kontrollit Industrial dhe Automatizimin në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Më herët ajo ka udhëhequr operacionet kombëtare të monitorimit dhe reagimit ndaj incidenteve kibernetike në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Me mbi 13 vite përvojë në sigurinë kibernetike, transformimin digjital dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike, Kazia ka përfaqësuar Shqipërinë në forume ndërkombëtare si NATO, OSBE dhe iniciativa globale kundër sulmeve kibernetike. Ajo është gjithashtu pedagoge universitare dhe kërkuese shkencore, me fokus në inteligjencën artificiale dhe ekosistemet digjitale./Albinfo.ch//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët, data caktohet për janar 2028

Published

on

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet nga burgu më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pavarësisht një incidenti të fundit ku raportohet se u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër.

Sipas të dhënave më të fundit të Byrosë Federale të Burgjeve, lirimi i Combs është caktuar për 24 janar 2028. Fillimisht, data e lirimit ishte parashikuar për maj të vitit 2028, por ajo është ndryshuar disa herë gjatë muajve të fundit.

Combs, 56 vjeç, u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit.

Shkurtimi i dënimit lidhet me zbatimin e ligjit amerikan “FIRST STEP Act”, i cili u mundëson disa të dënuarve përfitime për lirime më të hershme.

Ndryshimi i fundit i datës së lirimit vjen vetëm një javë pasi reperi raportohet se u përfshi në një përleshje fizike me një të burgosur tjetër në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Sipas raportimeve, konflikti nisi pas një përplasjeje verbale dhe më pas kaloi në përleshje fizike, derisa ndërhynë rojet e burgut.

Pas incidentit, Combs raportohet se është vendosur përkohësisht në izolim, megjithëse autoritetet e burgut nuk kanë konfirmuar detaje për ngjarjen.

Byroja Federale e Burgjeve ka deklaruar se, për arsye sigurie dhe privatësie, nuk komenton kushtet e qëndrimit të të burgosurve apo arsyet e ndryshimit të datave të lirimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

Published

on

Sot është paraparë të mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të përgatitjeve për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimi pritet të mbahet në ambientet e Kuvendit me fillim nga ora 11:00./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Seancë gjyqësore për 21 të akuzuar për krime lufte në Prishtinë

Published

on

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa të akuzuarit përballen me akuzën për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në këtë rast janë të akuzuar: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Procesi gjyqësor lidhet me hetimet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara