Bota

HRW: Mohimi i ujit në Gazë nga Izraeli, akt gjenocidi

Published

on

Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë të enjten se Izraeli i ka vrarë mijëra palestinezë në Rripin e Gazës duke ua mohuar ujin e pastër.

Kjo, shtoi HRW-ja, përbën akte gjenocidi dhe shfarosjeje.

Kjo politikë, e sjellë si pjesë e vrasjes masive të civilëve palestinezë në Gazë, nënkupton se autoritetet izraelite kanë kryer krim kundër njerëzit, shfarosje, gjë që po vazhdon. Kjo politikë përbën edhe ‘vepër gjenocidi’ sipas Konventës së Gjenocidit nga viti 1948”, tha HRW-ja në një raport.

Izraeli i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për gjenocid, duke thënë se e respekton ligjin ndërkombëtar dhe se ka të drejtë ta mbrojë veten, pas sulmit që Hamasi e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, i cili e nxiti luftën në Gazë.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një reagim në X, Ministria e Jashtme e Izraelit shkroi: “E vërteta është e kundërta e gënjeshtrave të HRW-së”.

Që nga fillimi i luftës, Izraeli e ka lehtësuar rrjedhën e vazhdueshme të ujit dhe ndihmave humanitare në Gazë, pavarësisht se është përballur me sulme të vazhdueshme nga organizata terroriste e Hamasit”, thuhet në reagimin e Izraelit.

Edhe pse në raport u përshkrua mohimi i ujit për civilët si akt gjenocidi, në të theksohet se gjithashtu nevojitet përcaktimi i qëllimit të zyrtarëve izraelitë për ta provuar krimin e gjenocidit kundër tyre. Raporti citoi deklaratat e disa zyrtarëve të lartë të Izraelit, për të cilët tha se sugjeruan se “duan t’i shkatërrojnë palestinezë”, që nënkupton se mohimi i ujit “mund të përbëjë krim gjenocidi”.

Ne kemi gjetur se Qeveria e Izraelit po i vret qëllimshëm palestinezët në Gazë duke ua mohuar ujin që iu nevojitet për të mbijetuar”, tha drejtoresha e HRW-së për Lindjen e Mesme, Lama Fakih.

Izraeli u përgjigj duke thënë se është siguruar që infrastruktura e ujit të jetë funksionale. AI tha se partnerët ndërkombëtar kanë dërguar cisterna uji përmes pikëkalimeve izraelite, përfshirë edhe në javën e fundit, dhe se Izraeli e ka lehtësuar futjen e më shumë se 1.2 milion tonë furnizimesh në Gazë.

Human Rights Watch është grupi i dytë i madh për të drejtat e njeriut që brenda një muaji e përdor fjalën gjenocid për t’i përshkuar veprimet e Izraelit në Gazë, pasi Amnesty International tha në një raport se Izraeli po kryen gjenocid.

Konventa e Gjenocidit e vitit 1948, e miratuar pas vrasjes masive të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist, e përkufizon krimin e gjenocidit si “akte të kryera me qëllim për ta shkatërruar, në tërësi ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

Raporti prej 184 faqesh i Human Rights Watch tha se Qeveria izraelite ndaloi furnizimin me ujë në Gazë, ndërpreu energjinë elektrike dhe kufizoi furnizimin me karburant, gjë që bëri që ujësjellësit dhe kanalizimet në Gazë të mos mund të përdoreshin.

Si pasojë, palestinezët në Gazë kishin qasje në vetëm disa litra ujë në ditë në shumë zona, shumë më pak se pragu prej 15 litrave që nevojiten për mbijetesë, tha grupi.

Lufta e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Ushtria izraelite ka thënë se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë.

Lufta filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë./REL/

Bota

​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të shtyjë vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për tre muaj, për të arritur një marrëveshje tregtare, që do të thotë se tarifat më të larta të shpallura nuk do të hyjnë në fuqi për momentin.

Trump shkroi në Truth Social se diskutoi në telefon me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke e përshkruar bisedën si “shumë të suksesshme”.

Tarifat prej 25 për qind për shumicën e mallrave nga Meksika do të mbeten në fuqi ndërsa negociatat vazhdojnë. Trump kërcënoi të rriste tarifat në 30 për qind më parë këtë muaj.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se tarifat për veturat do të mbeten 25 për qind dhe se tarifat prej 50 për qind për çelikun, aluminin dhe bakrin do të vazhdojnë të zbatohen.

Ndërsa Sheinbaum shkroi në X: “Ne shmangëm rritjen e tarifave të njoftuara për nesër dhe na u dhanë 90 ditë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë përmes dialogut,”rtheksoi ajo.

Nesër, do të hyjnë në fuqi më shumë tarifa për shumë vende kur bëhet fjalë për importet në SHBA, ndërsa fillon faza tjetër e politikës tregtare të Trump.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, kanë arritur tashmë marrëveshje me qeverinë amerikane për të ulur tarifat. Pas muajsh negociatash, Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje tregtare me SHBA-në katër ditë më parë, sipas së cilës norma bazë e tarifës për eksportet e Bashkimit Evropian në SHBA do të jetë 15 për qind.

Continue Reading

Bota

​Policia u del në ndihmë 5 shtetasve që rrezikonin të mbyteshin në Durrës

Published

on

Shërbimet e Njësisë Policore Detare u kanë dalë në ndihmë pesë shtetasve që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta në afërsi të Gjirit të Durrësit.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia fton qytetarët apo turistët që ndodhet në vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë menjëherë Shërbimet e Njësisë Policore Detare.

Continue Reading

Bota

​Stuhi e madhe në Greqi, përmbytje në Selanik, valë të mëdha në Halkidiki

Published

on

Stuhi të fuqishme me bubullima goditën Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut. Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan jetën e përditshme në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.

Reshjet e dendura e kthyen infrastrukturën kryesore rrugore në lumenj, ndërsa raportet lokale thonë se kapakët e puseve u shpërthyen nga presioni i ujit.

Një motoçiklist u lëndua pasi humbi kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme në qendër të qytetit, konkretisht në bulevardin e njohur Tsimiski.

Në lagjen Vardar, drejtuesit e automjeteve patën vështirësi në lëvizje pasi niveli i ujit i bëri rrugët të pakalueshme.

Sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të premten, duke sjellë reshje të forta shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa rajone.

Reshje të mëdha janë regjistruar në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, përfshirë Selanikun, Halkidikin dhe Kilkisin, në Maqedoninë Perëndimore dhe zonat malore të Epirit, Thesalisë (veçanërisht në Karditsa dhe Trikala), ishujt Sporade dhe disa pjesë të Thrakës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes, veçanërisht në zonat ku priten vetëtima dhe breshër.

 

Continue Reading

Bota

​Marrëdhëniet e tensionuara me Putin dhe Netanyahu po pengojnë agjendën e jashtme të Trump

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka gjetur inkurajuese telefonatat e tij të fundit me udhëheqës të përfshirë në luftë.

“Shumë i zhgënjyer”, tha Trump për bisedën e tij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin, lufta e të cilit në Ukrainë po përshkallëzohet vetëm, pavarësisht përpjekjeve të Trump për ta përfunduar atë, transmeton CNN.

“Ishte disi zhgënjyese”, tha Trump të premten për një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lufta e të cilit në Gaza vazhdon mes një krize të tmerrshme humanitare.

Me këto dy konflikte deri më tani të pazgjidhura -duke penguar shanset e tij për një Çmimin Nobel për Paqen , Trump po zbulon kufizimet e lidhjeve të tij të ndërlikuara personale me Putinin dhe Netanyahun, luftërat përkatëse të të cilëve Trump dikur këmbënguli se mund t’i zgjidhte shpejt.

Ai është qartësisht i frustruar që nuk duket se mund t’i zgjidhë krizat më mirë se ish-Presidenti Joe Biden, të cilin ai e konsideron si një dështim në politikën e jashtme në veçanti.

Ndërkohë, Netanyahu e ka vënë në provë durimin e Trump me sulmet ajrore në Siri dhe Gaza, ku imazhet e fëmijëve të uritur kanë çuar në protesta ndërkombëtare dhe përçarje të reja brenda partisë së Trumpit rreth mbështetjes së Izraelit. Të dy burrat ndajnë një histori të trazuar, me marrëdhënien e tyre që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, ndërsa Trump kërkon t’i japë fund luftës.

 

Continue Reading

Të kërkuara