Lajmet

Hoxhaj zyrtarizon kandidaturën e Aliut

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturën e Agim Aliut për kryetar të komunës së Ferizajt.

Në një konferencë për medie, Hoxhaj ka thënë se Agim Aliu është kryetari model i një komune shembull në Kosovë dhe të gjitha të arriturat në komunën e Ferizajt mbajnë vulën, pasionin, dhe përkushtimin e një njeriu që e do mbi të gjitha qytetin e tij.

“Sot jemi këtu për dy gjëra. E para, jemi këtu për të falënderuar Agim Aliun për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për Ferizajn dhe qytetarët gjatë këtij mandati. Agimi ka dhënë shembullin adekuat sesi qeveriset në të mirë të qytetarëve. Dhe e dyta, për t’i kërkuar edhe zyrtarisht tani që punën e mirë ta vazhdojë edhe për 4 vite të tjera. Prandaj, po. Agimi gëzon besimin e plotë timin, të partisë, strukturave dhe çfarë është më e rëndësishmja, të qytetarëve të Ferizajt që të vazhdojë ndryshimin e madh që ka nisur në këtë qytet. Si parti e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit ne jemi parti edhe e punëve e përgjegjësive që marrim ndaj qytetarëve. E shembulli më i mirë është Agim Aliu në Ferizaj – model që do ta bartim nga tetori i këtij viti edhe në komunat e Kosovës si në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë, Skenderaj, Drenas e deri në Sharr”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se PDK nuk ndalet edhe kur goditet padrejtësisht dhe përfaqëson një model qeverisjeje të ndërtimit dhe zhvillimit siç është qeverisja në Ferizaj, kundrejt modelit të mashtrimit të krijuar nga kryeministri Kurti, i cili po i arsyeton punësimet familjare.

“Ferizaj sot është qendër urbane e ndërmarrësisë që lidh Prishtinën me Shkupin, falë përkushtimit të Agim Aliut. Një qytet ku interesi për të investuar nuk kanë vetëm ndërmarrës vendor por edhe nga jashtë. Kjo është bërë e mundur vetëm falë vizionit, punës dhe përkushtimit të Agimit, lista e të cilit me të arritura është shumë e madhe. Po i përmendi vetëm disa nga to: mbi 100 milionë euro investime në Ferizaj, përfundimi i projektit Bashkimi i Qytetit që para 3 vitesh konsideroj një ëndërr utopike nga shumë kush, fillimi i ndërtimit të spitalit rajonal të Ferizajit, ndërtimi i shkollave të reja; zvogëlim të taksava komunale, hapësira më shumë gjelbërimi dhe promovim e investime në rajonin turistik të Jerzercit që po kthehet në top destinacion në Kosovë”, ka theksuar ai.

Kryetari Hoxhaj ka ftuar qytetarët e Ferizajt që të vazhdojnë ta përkrahin PDK-në dhe Agim Aliun për të nisur projekte të reja dhe për ta përhapur edhe në komunat tjera këtë model të mirë të zhvillimit.

Kurse, kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në Ferizaj dhe kryetari aktual i kësaj komune, Agim Aliu ka falënderuar kryetarin Hoxhaj dhe strukturat e partisë që edhe për një mandat ia besuan kandidaturën për të qeverisur në këtë komunë.

“Sigurisht se kjo mbështjetje dhe ky besim është edhe vlerësim për mua sepse kanë kaluar katër vite. Para katër vitesh në Ferizaj ka ndodhur një bashkim që nuk njohi ngjyrim politik, ishte dashuria për një Ferizaj ndryshe për të ndalur një kaptinë që kishte sjellë gjëra jo të mira për këtë qytet, që t’i kthehej dinjiteti dhe zhvillimi këtij qyteti dhe ne ishim përmbledhja më e mirë e gjithë këtyre. Ne me punën tonë kemi tejkaluar gjithçka që kishim në kuadër të platformës dhe kemi tejkaluar pritjet e qytetarëve, sepse kemi pasur guximin dhe njerëzit e duhur për t’i kryer këto projekte. Vizioni ynë për transformimin e Ferizajt shkon përtej një mandati dhe ne nuk do të ndalemi sepse kështu kanë vendosur dhe po vendosin qytetarët”, ka theksuar Agim Aliu.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara