Lajmet

Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë: Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja

Published

on

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një ligjeratë për Kosovën në Akdeminë e Mbrojtjes së Austrisë.

Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar për ligjeratën e mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Austri dhe për fjalën e tij atje.

“Në Vjenë, kisha nderin të mbaj një ligjeratë në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë, rreth temës “Sfidat e Kosovës në marrëdhëniet e saj me Ballkanin dhe botën”, ka shkruar Hoxhaj.

“Si shembull i shtetndërtimit të suksesshëm në Evropë dhe më gjerë, Kosova e pavarur dhe shtetet e tjera të rajonit janë duke u kërcënuar nga politika hegjemoniste serbe në Ballkan, e cila edhe më tutje është “në kërkim të fatit të saj” jashtë kufinjve të Serbisë, gjë që historikisht ishte fatkeqësi për gjithë rajonin dhe mund të shndrrohet edhe sot!”, ka shkruar tutje ai.

Hoxhaj, në Akademinë austriake ka thënë se Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja, “e cila me politikën e saj të blerjes së Kosovës, mjerisht ka hequr dorë nga politika e zgjerimit evropian në Ballkan. Kjo ka bërë që kohëve të fundit më shumë të fitojnë zgjedhjet partitë politike me platforma anti-evropiane sesa ato pro-evropiane!”.

“BE jo vetëm që ka dështuar t’i japë Kosovës statusin e kandidatit, por dështimi i përpjekjes për anëtërsimin e Kosovës në Këshill të Evropës është dështim edhe i qeverisë së Kosovës, si dhe i vet shteteve udhëheqëse të BE-së! Është e habitshme të shohësh se edhe pas 16 vitesh, pesë vende të BE ende nuk e njohin Kosovën. Në politikën e tyre të jashtme, si brenda BE-së dhe globalisht, ato janë rreshtuar më shumë në anën e qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës sesa me shumicën e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s. Madje, në rastin e njohjes së Palestinës, e jo të Kosovës, këto shtete anëtare të BE-së, treguan moralin e tyre të dyfishtë”, ka thënë Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë.

Magazinë

Lewis Hamilton viziton kufirin e Egjiptit me Gazën për të parë nga afër dërgimin e ndihmave

Published

on

By

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin verior të Egjiptit, El Arish, i cili kufizohet me Gazën, për të parë nga afër përpjekjet që po bëhen për grumbullimin e ndihmave humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.

Guvernatori i Sinait Verior, Khaled Megawer, priti pilotin britanik dhe i prezantoi atij magazinat e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane. Në pamjet e publikuara nga zyra e guvernatorit, Hamilton shihet duke u përshëndetur me punonjësit e ndihmave dhe duke u interesuar për frekuencën e hyrjes së ndihmave në Gazë përmes pikës kufitare të Rafahut.

Vizita e pilotit 41-vjeçar vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese që shkaktojnë vonesat e përsëritura në dërgimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për palestinezët. Hamilton njihet gjerësisht për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe bamirëse, përfshirë themelimin e fondacionit “Mission 44” dhe donacionet e shumta financiare për ndihmë komuniteteve në nevojë. /Al Jaazera/

Continue Reading

lajme

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara