Lajmet

Hoxhaj mirëpret vendimin e Qeverisë për reciprocitetin

Hoxhaj: Vendime të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës, jo hapjes së fushatës zgjedhore.

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth reciprocitetit për targa për veturat nga Serbia. Hoxhaj në një shkrim në Facebook u shpreh se vendime të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës, jo hapjes së fushatës zgjedhore.

“Mirëpres vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu Kosovë-Serbi. Vendime të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës, jo hapjes së fushatës zgjedhore. Kryeministri Kurti që në të kaluarën ka mohuar rezultatet e dialogut, sot po zbaton marrëveshjet dhe afrimon ato! Më mirë vonë se kurrë! Por ne që ishim në qeveri dhe që tash jemi në opozitë, s’duhet të jemi vonë karshi interesit shtetëror. Është e shëndetshme për demokracinë e brendshme në Kosovë të kemi dallime politike, por jo edhe përballë agresionit të Serbisë dhe kur jemi në të drejtën tonë si shtet!”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Deputeti i PDK-së vlerësoi lartë edhe angazhimin e Policisë së Kosovës, të cilët siç u shpreh ai, në dekadën e fundit kanë dëshmuar se janë gardianët më të mëdhenj të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Hoxhaj shtoi se ky reciprocitet duhet të jetë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

“Në këto momente, të gjithë jemi me mendje dhe zemër me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në dekadën e fundit kanë dëshmuar se janë gardianët më të mëdhenj të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.Shpresoj që ky reciprocitet i pjesshëm të koordinohet plotësisht me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për të prodhuar më shumë ushtrim të sovranitetit se lajme ditore! Vendime të tilla strategjike kërkojnë veprim politik e krijim të fakteve brenda Kosovës, koordinim të jashtëm me partnerët strategjikë të Kosovës, por edhe betejë diplomatike me kundërshtarët e shtetit tonë! Vetëm kështu përmbushen qëllimet dhe mënjohen pasojat që mund të prodhojë gjendja në veri të vendit!”, përfundoi ai.

 Të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë./UBTNews

Vendi

Ambasada amerikane në Kosovë shënoi 250-vjetorin e Pavarësisë, Prattipati: Ditët tona më të mira janë përpara

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar mbrëmë ceremoninë festive për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, e cila këtë vit shënon një jubile të veçantë, plot 250 vjet shtetësi. Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të larta udhëheqëse, përfaqësues institucionalë, politikë e diplomatikë në vend.

Në fjalimin e saj kryesor, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, vuri theksin te miqësia e fuqishme, inovacioni dhe rrugëtimi i përbashkët drejt të ardhmes.

“Të frymëzuar nga ajo që kemi arritur tashmë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme të përcaktuar nga mundësitë, të udhëhequr nga inovacioni dhe të fuqizuar nga besimi se ditët tona më të mira janë ende përpara. Ju faleminderit për miqësinë, besimin dhe vizionin tuaj. Gëzuar Ditën e Pavarësisë – dhe gëzuar për 250 vitet e ardhshme”, u shpreh Prattipati gjatë adresimit të saj.

Ky përvjetor jubilar rikonfirmon edhe një herë aleancën dhe partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkëpunim ky që vazhdon të mbetet shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe stabilitetit në rajon. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Ndryshojnë çmimet në transportin publik në Prishtinë: Biletat digjitale dhe ato me SMS do të jenë më të lira

Published

on

By

Nga sot, 1 korrik 2026, në kryeqytet hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave për transportin publik. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ky ndryshim vjen në kuadër të zgjerimit të procesit të digjitalizimit të këtij shërbimi, duke stimuluar qytetarët që të shfrytëzojnë metodat e reja të pagesës.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë ata që vendosin t’i blejnë biletat përmes kuletës digjitale apo me SMS përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të përfitojnë çmime më të ulëta krahasuar me biletat e rregullta fizike.

Ky rregullim i ri tarifor do të përfshijë pothuajse të gjitha kategoritë e udhëtimit: biletat njëdrejtimëshe, ato ditore, javore dhe mujore. Ndryshime të çmimit do të ketë edhe për linjën e Aeroportit, si dhe për biletat vjetore dhe ato korporative që lëshohen në format digjital.

“Digjitalizimi i transportit publik vazhdon të zgjerohet. Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik. Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Për t’u njoftuar me tarifat e sakta për secilën kategori, Komuna ka bërë të ditur se vendimi i plotë me listën e detajuar të çmimeve tashmë është publikuar dhe është i qasshëm për të gjithë qytetarët. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje

Published

on

By

Katër raste të reja të dhunës në familje janë regjistruar në rajone të ndryshme të Kosovës brenda 24 orëve të fundit, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt. Ngjarjet kanë ndodhur në Podujevë, Klinë, Gjakovë dhe Skenderaj, ku në shumicën e rasteve viktimat kanë qenë bashkëshorte ose bashkëjetuese të të dyshuarve.

Në Podujevë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Një rast i ngjashëm është shënuar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është strehuar te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Dhuna fizike ka pasuar edhe në Gjakovë, ku një person ka sulmuar gruan me të cilën po bashkëjetonte. Viktimës i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa polici ka vënë në pranga të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Skenderaj është raportuar për dhunë psikike të ushtruar nga një burrë ndaj bashkëshortes së tij. Pas denoncimit, policia ka intervistuar të dyja palët e përfshira në rast dhe me urdhër të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Ish-studenti i UBT-së, Vilson Musaj, përfundon me sukses Kursin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ushtarak në Holandë

Published

on

By

Ish-studenti i UBT-së dhe oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Vilson Musaj, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij profesionale, duke përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ushtarak, të organizuar nga Komanda e Përbashkët e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës.

Në ceremoninë përmbyllëse të kursit morën pjesë përfaqësues të lartë ushtarakë dhe diplomatikë, ndërsa Major Musaj u vlerësua për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tij të suksesshme në këtë program ndërkombëtar profesional.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm arritje personale për Major Vilson Musajn, por edhe një dëshmi të përgatitjes profesionale të kuadrove të dala nga UBT, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në institucione të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Po ashtu, pjesëmarrja e tij në këtë trajnim ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Holandës, duke reflektuar zhvillimin e vazhdueshëm të partneriteteve strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Continue Reading

Të kërkuara