Lajmet

Hoxhaj: Kurti po diskuton në Bruksel se si të mbahen zgjedhjet në veri

Në seancë plenare, Hoxhaj u shpreh se vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

Published

on

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se në Bruksel diskutohet se si të mbahen zgjedhjet dhe se Kosova është pjesë e menysë. Në proces të dialogut, ai shtoi se vendi është pa aleat dhe pa Uashingtonin. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të shpërbëhet Kuvendi dhe të mos blejnë kohë, ashtu siç po bën pushteti.

Në seancë plenare, Hoxhaj u shpreh se vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Zotëri Kurti ka ardhur në qeveri me premtimin që e ka marrë barrën e dialogut dhe të një marrëdhënie të vështirë me Serbinë dhe do ta zgjidhë këtë temë më mirë se sa në kohën tonë. Ka thënë që do të ketë dialog jo për Kosovën, por do të ketë dialog me Kosovën. Kosova nuk do të jetë një temë në meny, por Kosova do të jetë një palë në tavolinë. Unë dua të ju them që sot Kosova është pjesë e menysë dhe faqja e fundit e menysë dhe tema kryesore është mbajtja e zgjedhjeve në veri. Ne diskutojmë në Bruksel për atë se si të mbahen zgjedhjet në veri. Kosova po ashtu është në një meny tjetër, dhe në faqen e parë të menysë dhe faqja e parë e menysë është në sanksione të BE-së”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se sot në dialog, Kosova është pa asnjë mik dhe aleat dhe se nuk ka fare dialog me Uashingtonin.

“Sot askush prej Kosovës nuk e thirr askënd në Uashington, në Bruksel, në Londër, në Berlin, në Paris. Nuk ka fare komunikim, fare, as sms, as telefonata, as vizita. Dhe, në këtë lloj dialogu është. Në vend që dialogu t’i shërbente përmbushjes, përmbylljes së shtetësisë tonë e ka bërë Kosovën një çështje të sigurisë evropiane. As paqe, as luftë, as marrëveshje, as përkushtim dhe as zbatim”, shtoi Hoxhaj në sallë plenare.

Hoxhaj u shpreh se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka treguar se nuk guxon të marrë vendime të mëdha.

“I ftojë të gjithë deputetët e shumicës edhe të opozitës që ne ta shpërbëjmë këtë Kuvend. Neve na duhet një qeveri e re, një lidership i ri, neve na duhet një mandat i ri i këtij institucioni dhe i këtij Kuvendi me qëllim që Kosovën ta kthejmë tek parimet kyçe të dialogut dhe parimet kyçe të dialogut janë marrëveshje obligative ligjore jo bazike, marrëveshje finale jo të përkohshme, marrëveshje për njohje të ndërsjellë dhe jo marrëveshje që është në fakt mosmarrëveshje. Dhe këtë e them se e kam bindjen që në procesin ku është Kosova, unë nuk pres personalisht jo në 2023 apo 2024, por nuk pres për një kohë të gjatë që të arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje të ndërsjellë. Nuk duhet të blejmë kohë ne si opozitë, nëse qeveria e ka politikën e blerjes së kohë, unë ju ftoj të gjithëve që të mos blejmë kohë, ta shkurtojmë mandatin e këtij Kuvendi”, përfundoi Hoxhaj. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara