Lajmet

Hoxhaj: Kosova po rrezikohet nga zhbërja e shtetit

Published

on

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, njëherësh kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj në takimin e Këshillit Drejtues dhe strukturat e partisë ka thënë se Kosova po goditet nga brenda dhe nga jashtë. Madje ai thotë edhe se Kosova po rrezikohet nga zhbërja e shtetit.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm e syçelë, sepse Kosova po rrezikohet nga brenda dhe jashtë. Ajo që është ma e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes si të tillë të dy akterëve kryesorë të shtetësisë, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që do ta ndalë zhbërjen e shtetit.

“Në këtë gjendje të krijuar, vetëm PDK është garancë e fortë që do të ndalë zhbërjen. Dhe PDK do ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka theksuar se viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të vështira për vendin jo vetëm për shkak të goditjes nga pandemia, por edhe për shkak të mungesës së liderëve të UÇK-së dhe PDK-së.

“Ky Këshill Drejtues është më i pazakonshmi që e kemi mbajtur ndonjë here. Është hera e parë që Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës mbledhet pa kryetarët, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Do të ishte jo e sinqertë të them se po qëndroj para jush dhe se nuk jam i vërshuar nga emocionet: krenari, mall e shumë zemërim dhe jam i vetëdijshëm se kjo është gjendja e secilit prej nesh”, ka thënë ai.

Ismaili duke thënë se kjo gjendje e ka prekur PDK-në në nivelin personal, kombëtar dhe atë shtetëror ka kërkuar mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Kosova është në gjendje të rënd politike e ekonomike. Historia Kombëtare dhe historia e PDK-së ështe duke u testuar. Për PDK-në kjo është ora fundametale e organizimit. Kjo është ora e unitetit. Zgjedhjet janë testi ynë personal, testi i historisë sonë dhe testi i shtetit tonë”, ka përfunduar Ismaili.

Bota

​Kriza demografike në sisteme arsimore, shkak emigrimi i grekëve të rinj

Published

on

Një krizë demografike po kërcënon sistemin arsimor grek në numrin ndjeshëm më të ulët të lindjeve në të gjithë vendin.

Shifrat nga mbi 118.000 në vitin 2008 në 62.500 vitin e kaluar, po përkeqësohen nga emigrimi i grekëve të rinj dhe një rënie në numrin e migrantëve që dëshirojnë të vendosen në Greqi raportojnë mediat lokale.

Kriza tashmë ka detyruar mijëra klasa dhe shkolla të mbyllen në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme po tkurret.

Christos Bouras, rektori i Universitetit të Patras në Greqinë Perëndimore, paralajmëroi për një kolaps të afërt të hartës akademike për shkak të problemit demografik.

Regjistrimi i studentëve të vitit të parë në universitete ra nga gati 115.000 në vitin 2010 në rreth 71.000 këtë vit.

Humbja kumulative e studentëve të rinj ka arritur në 330.000”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës në Merdarë

Published

on

Pas përditësimit të të dhënave në pikat kufitare, pritjet e gjata në disa pika vetëm se kanë filluar të zgjasin më shumë në dalje, të paktën deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

Continue Reading

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Bota

​SHBA do të lyejë muret kufitare me Meksikën me të zeza

Published

on

Administrata amerikane do të lyejë pjesë të murit kufitar me Meksikën me të zeza në një përpjekje për të penguar kalimet e paligjshme, tha sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Noem njoftoi masën gjatë një vizite në Santa Teresa në kufirin jugor të Meksikës së Re, duke theksuar se urdhri erdhi direkt nga presidenti Donald Trump.

“Kjo është konkretisht me kërkesë të presidentit, i cili e kupton se në temperaturat e nxehta këtu poshtë, kur diçka lyhet me të zezë, bëhet edhe më ngrohtë dhe do ta bëjë edhe më të vështirë për njerëzit të ngjiten”, tha Noem, sipas The Hill.

Ajo tha se lartësia dhe thellësia e barrierave tashmë pengojnë kalimet dhe se departamenti tani do të përdorë bojë të zezë për të forcuar më tej efektivitetin e tyre.

Sekretarja shtoi se pajisjet teknologjike, duke përfshirë kamerat dhe sensorët, do të instalohen gjithashtu përgjatë barrierave kufitare për të përforcuar sigurinë.

Noem tha se ndryshimet kanë për qëllim të dekurajojnë migrantët nga hyrja ilegale.

Continue Reading

Të kërkuara