Lajmet

Hoxhaj: Kemi dizajnuar fondin 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike

Published

on

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar sot përfaqësues të bizneseve në vend, me të cilët ka debatuar për programin e rimëkëmbjes ekonomike të cilin e kanë prezantuar ditën e djeshme.

Hoxhaj, duke iu drejtuar përfaqësuesve të bizneseve, tha se nuk ka ndonjë subjekt politik si PDK e cila e sheh sektorin privat partner të mirëfilltë të saj, pasi tha se e dinë se ata që mund të krijojnë vende të punës, ata që mund të rrisin ekonominë janë përfaqësuesit e biznesit privat.

“Ne mendojmë që programi jonë për zhvillim ekonomik përbëhet prej dy pjesëve, pjesa e parë është që duam të menaxhojmë dëmet të cilat janë krijuar nga pandemia në raport me zhvillimin ekonomik të vendit. Në pjesën e dytë e mendojmë që duhet të ketë një pako stimuluese, e cila pako stimuluese duhet t’i adresojë të gjitha pritjet, shqetësimet dhe problemet të cilat ju i keni si rezultat i pandemisë. PDK ju sheh partner për ta zhvilluar vendin, për të krijuar vende të reja të punës, për ta rritur ekonominë e vendit dhe mirëqenien e vendit dhe këtu jemi shumë të vendosur. Së dyti, është e vetmja parti e cila ka program të qartë elektoral, ne duam që këtë vend ta bëjmë vend demokratik dhe në demokraci në kohë të zgjedhjeve partitë politike i prezantojnë ofertat e tyre elektorale, i debatojnë ofertat elektorale dhe marrin përsipër obligimet në raport me shtresat e caktuara, me biznesmen të caktuar se çka duhet të ndryshohet. Këtu jam i bindur që jemi shumë kredibil se edhe në të kaluarën kur kemi bërë premtime të caktuara nuk kanë qenë premtime po kanë qenë zotime të cilat i kemi zbatuar sapo kemi ardhur në pushtet. Së treti ne e kemi një listë të masave konkrete të menjëhershme të cilat do t’i adresojnë të gjitha problemet, kërkesat, pritjet që i ka sektori privat në 100 ditëshin e parë dhe në mandatin tonë”, tha ai.

Hoxhaj është shprehur i bindur se gjatë mandatit të parë në krye të qeverisë së vendit do të ndryshojnë gjendjen ekonomike në vend, derisa tha se janë të vendosur që të adresojnë të gjitha problemet që bizneset i kanë si pasojë e pandemisë.

Ai tha se dy partitë tjera, LVV e LDK, kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë COVID-19, derisa tha se të njëjtat kanë dështuar më pastaj edhe në adresimin e pasojave që pandemia ka pasur tek bizneset.

Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar Bedri Hamzën si ministër të Financave kur të vije në qeveri, e i njëjti para bizneseve ka treguar detaje të programit të rimëkëmbjes.

“E para ke përkrahja e sektorit privat, fond rreth 1 miliard euro, pse, nuk ngjallet ekonomia pa u zhvilluar sektori privat. Mbi 500 milionë euro janë të parapara grante direkte, para pa kthim, shteti ka me iu dhënë bizneseve në mënyrë transparente përmes buxhetit me kritere të qarta. Ka me u diskutua në Kuvend krejt le ta shohin, le të vijnë edhe ata që përfaqësojnë bizneset le të marrin pjesë në shpërndarje të tyre. Nuk janë pak para, nëse ndahen mirë, nëse bëhen e duhet me ndodh ato janë goxha shumë para. Subvencionimi i normave të interesit, të gjitha ndërmarrjet prodhuese pa dallim edhe eksportuese është një ndihmë e madhe, se nëse në këtë krizë biznesi punon e fitimin e hanë normat e interesit, kjo nuk funksionon, po nëse dikush mendon që banka duhet me të dhënë kredi pa norma të interesit ne nuk guxojmë të shkatërrojmë sistemin bankar se e rrënojmë shtetin, prandaj është paraparë subvencionimi i normave të interesit që është qindra miliona euro”, tha ai.

Hamza tha se TVSH nuk do të paguhet nga ana e biznesit në kufi, siç ka ndodhur deri tash, por mbledhja përkatësisht pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të vendit, ndërsa tha se do të ndodh edhe rritja e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100% për të mbështetur apo për të garantuar projekte të ndryshme investuese në shumë prej 100% për bizneset.

Përfaqësuesit e bizneseve diskutuan lidhur me projektin e rimëkëmbjes ekonomike të prezantuar nga PDK, për çka kërkuan edhe sqarime të detajuara se si do të zbatohet ai.

Zeqa Bakolli nga kompania “Fitorja” në Ferizaj tha se programi i PDK-së është ai i duhuri për bizneset në vend.

“Po e shfrytëzoj rastin që në emër të këtyre kolegëve të mi t’iu urojmë suksese z. Hoxhaj, shpresoj që së shpejti t’iu drejtohemi me z. kryeministër. Ndërsa z. Hamza si ministër. Duke e parë që afër vetes e keni z. Hamza, ne nuk kemi kurrfarë dileme që z. Hamza me pikat që i ka në programin e tij, janë ato gjërat elementare që neve na duhen si në sektorin e ndërtimtarisë, të prodhimit e të tjera. Më mirë z. Hamza kush tjetër ka me na përfaqësuar në fushat e biznesit tonë”, tha ai.

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arianit Gashi, përfaqëson institucionin në ReInvent COST Action në Athinë

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Arianit Gashi, po merr pjesë në aktivitetin ndërkombëtar ReInvent COST Action, i cili po mbahet më 8–9 tetor 2026 në Athinë të Greqisë, duke përfaqësuar UBT-në në një iniciativë që synon zhvillimin e qasjeve inovative për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Ky aktivitet bashkon ekspertë, studiues dhe profesionistë nga vende të ndryshme, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në fushën e ekonomisë qarkore, inovacionit dhe zhvillimit të materialeve të qëndrueshme. Një nga temat kryesore të ReInvent COST Action është eksplorimi i mundësive për shndërrimin e mbetjeve bujqësore dhe pyjore në materiale me vlerë të shtuar.

Kjo qasje synon të promovojë shfrytëzimin më efikas të burimeve, të zvogëlojë ndikimin mjedisor të mbetjeve dhe të krijojë alternativa më të qëndrueshme për përdorimin e materialeve në sektorë të ndryshëm.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi për shkëmbim të përvojave me ekspertë ndërkombëtarë, diskutim të ideve të reja dhe njohje me zhvillimet më të fundit në fushën e materialeve inovative dhe teknologjive të gjelbra.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të rinj shqiptarë akuzojnë policinë në Shkup për dhunë brutale, nisin hetimet

Published

on

By

Një incident i rëndë ka nxitur reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut, ku dy të rinj të shqiptar moshës 21 dhe 23-vjeçare kanë denoncuar në polici se janë rrahur brutalisht nga efektivët policorë në Shkup.

Sipas dëshmisë së të rinjve, policët kanë shtënë me armë zjarri, u kanë shpuar gomat e veturës dhe më pas i kanë dhunuar fizikisht pasi i kanë lidhur dhe shtrirë në tokë. Ndërkaq, në raportin e brendshëm policor pretendohet se të rinjtë kanë tentuar t’i marrin pistoletën një efekti, pretendim ky që hidhet poshtë nga të dëmtuarit, të cilët deklarojnë se arma kishte përfunduar në veturë pasi policia u kishte thyer xhamin.

Lidhur me rastin ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke kërkuar hetim të menjëhershëm, të paanshëm e transparent, si dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. Nga BDI theksuan se llogaridhënia është e domosdoshme dhe se dinjiteti i qytetarëve nuk mund të cenhet nga ata që e kanë për detyrë t’i mbrojnë.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur se Kontrolli i Brendshëm ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e 7 tetorit. Përmes një deklarate zyrtare, Iseni garantoi llogaridhënie të plotë nëse konstatohen shkelje të autoritetit ligjor, duke nëvizuar se uniforma është përgjegjësi për t’i shërbyer ligjit dhe se qytetarët do të njoftohen në kohë për rezultatet e hetimit. /Alsat M/

 

Continue Reading

Lajmet

Shabani e Qerimi deklarohen sërish të pafajshëm për spiunazh në favor të BIA-s serbe

Published

on

By

Të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dalë sërish para Gjykatës, ku janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të dy të pandehurit dyshohen se kanë vepruar si bashkëpunëtorë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe dërguar informacione e materiale të ndjeshme në favor të shtetit serb.

Bedri Shabani akuzohet se nga një datë e papërcaktuar deri më 5 qershor 2024, kur edhe u arrestua, i ka dërguar BIA-s të dhëna për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe eprorët e saj. Ndër to përfshihen informacione për Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes si dhe për masakrën e Reçakut. Këto të dhëna ai ia kishte transmetuar zyrtarit të BIA-s, Sërgjan Rosiq, si dhe ish-komandantit të Policisë së Serbisë për Ferizajn, Bogoljub Janiçeviq, përmes telefonatave, e-mail-eve dhe takimeve fizike në Serbi.

Ndërkaq, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e deri me arrestimin e tij më 5 qershor 2024, ka mbledhur dhe dërguar informacione lidhur me luftën e UÇK-së, emra të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, si dhe emra dëshmitarësh të Dhomave të Specializuara në Hagë. Informacionet i kishte kaluar po ashtu zyrtarit të BIA-s, Sërgjan Rosiq, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve në territorin e Serbisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hapet ekspozita fotografike “Kronologjia e Lirisë” nga Ridvan Slivova në Prishtinë

Published

on

By

Sot, më 9 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në hapësirat e Barabar Centre në Prishtinë, do të hapet ekspozita fotografike e titulluar “Kronologjia e Lirisë”, me autor fotografin e njohur Ridvan Slivova.

Ngjarja organizohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”. Ekspozita sjell një kronikë të fuqishme vizuale të periudhës së luftës në Kosovë, duke dokumentuar ngjarje tragjike – përfshirë Masakrën e Gollakut – si dhe momente të tjera kyçe të rezistencës dhe rrugëtimit të popullit të Kosovës drejt lirisë.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e artit e historisë mund të marrin pjesë në këtë ngjarje ose të informohen më shumë përmes uebfaqes zyrtare të festivalit, www.fotoist.org.

Continue Reading

Të kërkuara