Lajmet

Hoxhaj: E domosdoshme që Kosova të anëtarësohet në NATO

Published

on

Në përvjetorin e 76-të të themelimit të NATO-s, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përcjellë një mesazh falënderimi dhe angazhimi, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Aleancës në historinë e Kosovës. Ai ka vlerësuar rolin historik të NATO-s në çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe praninë e saj të vazhdueshme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

“76 vite unitet, forcë dhe siguri. Gëzuar ditëlindjen, NATO! Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirimin tonë më 1999 dhe për praninë tuaj të vazhdueshme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Ai theksoi se tani është koha e fundit dhe më se e domosdoshme që Kosova të ecë drejt anëtarësimit të plotë në NATO, duke bashkëpunuar ngushtë me shtetet udhëheqëse të Aleancës.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan, duke u bërë shteti i 33-të i Aleancës në një të ardhme të afërt”, ka theksuar ai.

Hoxhaj ka qenë një nga zërat më të fortë në skenën politike kosovare që ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Kosovës në NATO, për integrimin euroatlantik dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Azemi: Paga minimale për punëtorët privat duhet të jetë 600 euro

Published

on

By

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro.

Kështu tha ai teksa hynte në takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati e ku do të diskutohet për pagën minimale.

Ne do të shkojmë në takim të marrim pjesë. Nuk dimë asgjë përveçse që do të bisedohet për pagën minimale, a do të jenë akterët kryesor që do të japin fjalën vet nuk e dimë. Por nëse mua më pyetini, qëndrimi i sindikatës kryeministri dhe ministri e ka në tavolinë që marsi i këtij viti që pagën minimale për punëtorët e sektorit privat të Kosovës duhet të jetë 600 euro”, tha ai.

Ai ka treguar edhe pse nuk pajtohen që paga minimale të jetë 500 euro.

Qeveria mund të marrë vendim për pagën që të jetë 500 euro. Ne e vlerësojmë këtë lëvizje pro ia lëmë dyert hapur sepse kur themi te kompanitë, të gjitha ato që nuk pëlqejnë me këtë pagë kemi të drejtën e grevave. Në bazë të analizave që kam bërë sipas shportës që i takon katër anëtarëve të familjes, një anëtari të familjes i nevojiten 2.80 cent i ka brenda ditës që të ketë edhe ushqim, edhe transport edhe cigare edhe shkollim për fëmijë e shëndetësi. Sa mund të kryhet punë me 2.80 cent për një person mund ta vlerësoni dhe vet”./EO

Continue Reading

Lajmet

Fitore të mëdha për Llapin dhe Drenicën në xhiron e 11-të të Superligës

Published

on

By

Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës solli duele tejet interesante, ku Llapi dhe Drenica regjistruan fitore të mëdha ndaj rivalëve të tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e tabelës.

Llapi e ndali serinë pozitive të Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Skuadra e Tahir Batatinës shfaqi lojë të vendosur, duke marrë epërsinë në pjesën e parë me golin e Edon Sadriut, ndërsa Axel Gnap shënoi golin e dytë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren.
Për Prishtinën, goli i vetëm u realizua nga Leotrim Kryeziu, që megjithatë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Ndërsa Drenica arriti një fitore të madhe me përmbysje 3:1 ndaj kampiones aktuale, Dritës. Ronaldo Chacon u bë hero i takimit me dy gola, ndërsa fitoren e kompletoi Kreshnik Uka. Nga ana tjetër, goli i Albert Dabiqajt mbeti vetëm statistikë, teksa Drenica ndërpreu një seri negative, duke ia ndalur njëkohësisht edhe ecurinë pozitive Dritës.

Në një tjetër përballje, Ferizaj triumfoi bindshëm ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Sadriu, Berisha dhe Selmani, duke i dhënë skuadrës tri pikë të vlefshme në garën për mbijetesë./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Njohja e Kosovës nga Siria, ambasadori i Gjermanisë përgëzon Osmanin

Published

on

By

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani, dhe popullin kosovar, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Siria.

Pos tjerash, përmes një postimi në “Blusky”, ambasada gjermane thotë se janë të lumtur për këtë dinamikë të re njohjesh për Kosovën.

Jemi shumë të lumtur me këtë dinamikë të re pasi është njohja e tretë këtë vit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të mërkurën Siria u bë shteti i 120-të që njeh sovranitetin e Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Published

on

By

Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./EO

Continue Reading

Të kërkuara