Lajmet

Hoxha: Shtesat të rriten, pres zgjidhje për kërkesat e njësive elitare

Hoxha shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, potencoi se pret që takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të policisë me kryeministrin, Albin Kurti të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

I pyetur nga gazetarët, Hoxha shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.

“Gjitha kërkesat e njësive tona ne i kemi procedua te Ministria e Punëve të Brendshme dhe po presim një takim të ardhshëm që këto t’i adresojmë. Për të parë të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, që kërkesat e policëve të realizohen, dhe ne vazhdojmë punën tonë pa telashe, sepse kemi ngarkesa përgjegjësi dhe obligime për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi dhe vendit tonë”, potencoi Hoxha.

Ndërkaq, lidhur me situatën në veri, Hoxha tha se është me plot ngarkesa. Ai shtoi se qeveria do të reflektojë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, sa i përket kërkesave të Policisë së Kosovës.

“Situata e sigurisë në veri ju e dini që është me plot ngarkesa, aktualisht është më e qetë se që ka qenë me datën 24 e tutje, mirëpo është brishtë për shkak të pa qëndrueshmërisë që është atje, sepse e dini veprimet që mund të kenë grupe kriminale po ashtu edhe armiqtë e Kosovës…Ne besojmë që do të ketë rezultat pozitiv, tash presim, vendimet e kryeministrit dhe prononcimet e tij, mund të komentoj, deklarimet politike të kryeministrit. Sidoqoftë ne do të jemi në bashkëpunim… Unë jam përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe do të punoj që policët tanë të jenë të kënaqur me kërkesat e tyre dhe pastaj edhe qeveria do të reflektojë bashkërisht për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët…Ne mendojmë që duhet me qenë më e madhe”, tha Hoxha.

I pari i Policisë, Gazmend Hoxha tha se dorëheqje ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi në Policinë e Kosovës, sepse sipas tij ‘njerëzit gjejnë zgjidhje dhe mundësi më të mira se kjo’. Ai shtoi se po punojmë që të ‘mos vihet deri te kjo dorëheqje e njësive elitare’.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë. Shkas i pezullimit ishte premtimi i kryeministrit Kurti, se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Njësia elitare e Policisë së Kosovës, më 1 nëntor kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.

Lajmet

Konferenca e përbashkët: PDK dhe AAK nesër në Kuvend

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe ai nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë konferencës, Arian Tahiri bëri të ditur se Aleanca i është përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së dhe shprehu shpresën se njësoj do të veprojnë edhe subjektet e tjera politike.

Ai i bëri ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari, si dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar se po e pengojnë konstituimin e Kuvendit përmes mosftimit të seancës, e cila sipas tij është obligim ligjor e kushtetues që të thirret çdo 48 orë. Deputeti i PDK-së konfirmoi se partia e tij do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit të premten nga ora 11:00, duke pritur që aty t’i bashkohen edhe tjerët.

Nga ana e tij, Besnik Tahiri i Aleancës konfirmoi gjithashtu praninë e subjektit të tij në Kuvend në të njëjtin orar. Ai bëri me dije se në koordinim me partitë e tjera opozitare i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit Avni Dehari për një takim koordinues, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Përfaqësuesi i AAK-së nënvizoi se po dëshmohet një fillim i shpërbërjes së institucioneve, prandaj do të ndjekin të gjitha rrugët institucionale përpara se të ndërmarrin hapa të tjerë politikë në shërbim të kthimit të rendit kushtetues./E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mijëra euro te i dyshuari për spiunazh në Dragash

Published

on

By

Shtetasi i Kosovës, Fehim Sali, i cili u arrestua të enjten në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar një urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Përmes një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: 39,500 euro para të gatshme; 500 dinarë para të gatshme; 4 telefona celularë; Dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria Speciale njoftoi se brenda afatit të përcaktuar ligjor do të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë konfirmuan se mbeten të angazhuara plotësisht për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore lidhur me zbardhjen e këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan 100 mijë euro për DokuFestin

Published

on

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, të mbajtur më 13 gusht 2026.

Sipas Qeverisë, mbështetja financiare për DokuFestin konsiderohet investim në promovimin ndërkombëtar të Kosovës, pasi festivali çdo vit sjell në Prizren artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se DokuFesti krijon mundësi për prezantimin e kulturës, krijimtarisë dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Qeveria vlerëson se festivali, përmes shtrirjes dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, kontribuon edhe në promovimin e Kosovës si vend me skenë të zhvilluar kulturore, potencial turistik dhe kreativ, si dhe në diplomacinë publike e kulturore të vendit.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese në institucione dhe agjenci të ndryshme shtetërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Të kërkuara