Lajmet

Hoxha: Qeveria Kurti po vazhdon kapjen e institucioneve të pavarura

PDK: Eliza Hoxha denoncon përpjekjet e fundit që po bënë Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje e Albin Kurti për emërimet politike në institucionet e pavarura në Kosovë.

Published

on

 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në një konferencë për media ka denoncuar përpjekjet e fundit që po bënë Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje e Albin Kurti për emërimet politike në institucionet e pavarura në Kosovë.

Ajo ka ka denoncuar zhvillimet e fubdit që po ndodhin me emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Hoxha ka thënë se ministrja ka emëruar në këtë këshill persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve nëse ka konfikt interesi për shkak të lidhjes së tyre familjare ose partiake me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe kriteret tjera që bien në kundërshtim me udhëzimin administrativ.

“Në fillim të muajit prill Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkursin për anëtarët e rinj të Bordit të Këshillit Sstetëror të Cilësisë ku ka emëruar komisionin prej pesë anëtarëve në mesin e të cilëve është edhe ish-aktivisti i LVV, Rron Gjinovci. Në këtë përbërje komisioni ka hartuar të gjithë dokumentacionin dhe rekomandimi që i është dërguar ministres tani ka ardhë edhe si vendim në komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Rini dhe Sport. Ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk është pjesë e listës së parë të atyre që i kanë plotësuar kushtet e që është profesori Seb Bytyçi, i cili nuk ka qenë farë në listën e ngushtë për zgjedhje dhe nuk i ka plotësuar kriteret. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njejtën kohë në një universitet në Angli.”, kja thënë ajo.

Hoxha ka përmendur edhe Hasnije Ilazin e cila ka qenë e angazhuar në organizatën KEC të themeluar nga zëvendësministri aktual i Arsimit, Dukagjin Pupovci dhe ka qenë mentore e Rron Gjinovcit, si dhe profesorin Gëzim Tosuni i cili edhe publikisht tashmë dihet që është nipi i zv.kryeministrit Besnik Bislimi.

“Nëse ky propozim i qeverisë vjen në Komisionin tonë dhe votohet në Kuvend duket ashiqare që ndikimi i qeverisë do të jetë jashëzakonisht i madh në këtë institucion të pavarur.  Dihet që Kosova është përjashtuar nga mekanizmat që lidhen me cilësinë e arsimit ENQA dhe EQAR dhe kriteret që duhet t’i plotësojë Kosova në dy vitet në vijim për t’u rikthyer në këta mekanizma të rëndësishëm kanë të bëjnë me mosinterferimin e politikës.”, ka përfunduar ajo./UBTNEWS

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara