Lajmet

​Hoxha: Derisa Radoiçiq është i lirë, rreziku mbetet i lartë

Sipas tij, policia ka ngritur kapacitetet e saj që të ju dalë ballë çdo tentative për destabilizim të vendit.

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se rreziku është aktiv, derisa grupi i Radoiçiqit vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës. Sipas tij, policia ka ngritur kapacitetet e saj që të ju dalë ballë çdo tentative për destabilizim të vendit. Ai tha se kanë vërejtur lëvizje të forcave serbe në kufirin e vendit, për çka shtoi se i kanë monitoruar në bashkëpunim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in. Kështu u shpreh ai pas më shumë se tri orëve, sa zgjati mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë, ku para mediave tha se në pjesën e mbyllur të mbledhjes kanë diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Ai theksoi se me anëtarët e këtij komisioni kanë diskutuar për punën e policisë dhe arritjen e përmbushjes së misionit të sigurisë së qytetarëve në kufijtë e vendit.

“Në pjesën e mbyllur ne kemi folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pjesën e katër komunave veriore atje, punën e policisë, angazhimin, sfidat që ne i kemi si polici në tentim të përmbushjes së misionit tonë të sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë të kufijve tanë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës”, deklaroi ai.

Ai nuk komentoi deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, veçse shtoi se në afërsi të kufirit të Kosovës ka pasur lëvizje të forcave serbe.

“Policia e Kosovës i ka kapacitetet e veta në funksion edhe të ngritura në nivelin më të lartë të gatishmërisë me qëllim që çdo sulm, tentativë për destabilizim të vendit me i dal ballë edhe me kry detyrën me sukses. Ka pasur lëvizje të forcave serbe në kufij të Republikës së Kosovës. Ne i kemi vërejtur, i kemi monitoruar edhe kemi kapacitete që të monitorojmë. Faktikisht ne jemi duke punuar në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in atje, kemi patrullime të përbashkëta. KFOR-i ka shtuar prezencën e vet me ushtarë atje edhe me teknikë. Kështu që duhet të shpresojmë që të mos kemi telashe serioze. Sidoqoftë, derisa Radoiçiqi, grupi i tij terrorist vazhdon të jetë i lirë dhe vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës, rreziku është akoma aktiv”, shtoi ai para mediave.

Në takimin e djeshëm të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës, Hoxha tha se kanë diskutuar për adresimin e 14 kërkesave. Drejtori i Policisë tha se po punojnë për përmirësimin e kushteve, përfshirë uniformën, ushqimin e transportin. Ai foli edhe për Ligjin e ri për Rregullat në Trafik, për çka tha se siguria në trafik është një nga prioritetet e Policisë së Kosovës.

“Ne kemi një situatë jo të favorshme të sigurisë në trafik. Siguria në trafik është një nga prioritetet e Policisë së Kosovës. Ne për këto 24 vite pas luftës, 25 po bëhen, kemi humbur mbi 2800 persona. Më shumë kemi humbur njerëz në këtë se në çdo formë tjetër të krimit. Prandaj duhet të jetë prioritet siguria në rrugë dhe mendoj që ashpërsimi i dënimeve, ashpërsimi i masave do ta arrijë efektin e vet. Normalisht që vetëdijesimi i shoferëve tanë e ka efektin më të madh. Mirëpo, ata që nuk vetëdijesohen me fushata dhe me masa të buta, do të ndëshkohen dhe do të marrin edhe dënime të merituara sipas masave që do të jenë në fuqi në të ardhmen”, përfundoi ai.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara