Lajmet

​Hovenier: Qeveria të bëjë përpjekje për të rritur numrin e grave police

Hovenier tha se besojnë se gratë janë thelbësore për suksesin e misionit të Policisë së Kosovës.

Published

on

Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, u vu në theks rëndësia dhe të arriturat e këtyre të fundit në shërbimin e qytetarëve të Kosovës, për të krijuar siguri dhe rend. Gjithashtu, u premtua përkrahje e vazhdueshme nga përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, që gratë police të Kosovës të shtohen në numër dhe të arrijnë sa më shumë rezultate.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se besojnë se gratë janë thelbësore për suksesin e misionit të Policisë së Kosovës, për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës. Ai shtoi se SHBA-ja e ka prioritet ndihmën ndaj sektorëve të drejtësisë penale të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë organizatë, SHGPK, që nga fillimi i saj, sepse ne besojmë se gratë janë thelbësore për suksesin e misionit të Policisë së Kosovës për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për t’u përballur me krimin transnacional, drogën ilegale, dhe jostabilitetin. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë prioritet ndihmën ndaj sektorëve të drejtësisë penale të Kosovës, përfshirë policinë. Pra, autoritetet mund të mbrojnë në mënyrë efektive sundimin e ligjit dhe të ofrojnë drejtësi. Ne besojmë se përfshirja e grave në këtë përpjekje, dhe sigurimi i pjesëmarrjes së tyre kuptimplotë si praktikues të drejtësisë penale është e domosdoshme, është thelbësore”, tha Hovenier.

Ambasadori Hovenier potencoi se globalisht nuk ‘po ecim mirë’, sa i përket përfshirjes së grave në polici dhe organe të tjera të drejtësisë. Ai shtoi se pret nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë përpjekjet për të rritur shifrën e grave pjesëmarrëse në polici.

“Duhet të jem i sinqertë, ne globalisht, nuk po ecim shumë mirë për momentin, rreth 15% e policëve në mbarë botën janë femra, rreth 27% e gjyqtarëve në mbarë botën janë femra. Më duhet të besoj se përbërja, përbërja etike e popullsisë globale nuk përputhet me ato shifra. Dhe situata në Kosovë pasqyron edhe statistikat, femrat aktualisht përbëjnë vetëm rreth 14% të forcës policore të Kosovës, por ndoshta nuk kam nevojë t’iu them këtë, mendoj se ju e dini mirë. Pra, ne shikojmë nga Qeveria e Kosovës, ne shikojmë nga autoritetet e Kosovës, kam shikuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe ekipi i tij, që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rritur këto shifra sepse duke bërë kështu ju do të përmirësoni sigurinë dhe drejtësinë për të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe dua të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara janë shumë, shumë të gatshme për të ndihmuar”, potencoi Hovenier.

Ndërkaq përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson i përgëzoi gratë police për punën e tyre, derisa tha se shkaku i sigurisë që ofrojnë ato, qytetarët mund të flenë dhe të ecin të qetë. Ai shtoi se do të vazhdojnë me mbështetje ndaj Policisë së Kosovës.

“Është një gëzim më i madh si oficer në pension të vish këtu dhe të vlerësosh vërtet atë që ka vlerë këto 10 vjet dhe atë që ke bërë. Sepse në fund të fundit policia ka një ndikim të madh në jetën time dhe në Kosovë, ju mbroni fëmijët e mi dhe unë fle shumë i qetë dhe i sigurte gjatë natës sepse ne e dimë që ju jeni atje, qofshin burra apo gra, ne e dimë që jeni atje. Djemtë e mi ecin shumë lirshëm nëpër Kosovë falë të gjithë juve……Por unë kam mundësinë të eci dhe t’i marr (fëmijët e mi) në të gjithë Kosovën falë të gjithë juve dhe asaj që bën shoqata. Pra, bravo për ju, bravo për atë që bëni, ju falënderoj të gjithëve dhe ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim ju dhe drejtorin e përgjithshëm gjatë gjithë kohës”, potencoi Anderson.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha vlerësoi lartë punën e grave police, derisa shtoi se ato janë shembull i vendeve në rajon sa i përket rezultateve të arritura. Hoxha potencoi se mburren me punën e policeve të Kosovës, derisa përmendi edhe sfidat e vazhdueshme që kanë pasur.

“Ju keni bërë shumë si brenda policisë, po ashtu edhe jashtë saj…Po, ashtu jeni shëmbëlltyrë dhe shembull edhe në rajon, keni dhënë një nga prijetarët e formimit të punës së angazhimit të rezultateve në këtë aspekt. ajo çfarë mund të them, unë po ashtu ne mburremi me rezultatet që i kemi pasur nga femrat police që i kemi pasur në policinë e Kosovës…Femra në polici është një vlerë ë shtuar, përveç që është vlerë e shtuar duhet të merr edhe hakun e saj…Në Policinë e Kosovës sipas statistikave që i kemi ne jemi diku afro 14 për qind të përfaqësuara femra brenda policisë… mendoj se është sukses. A është mjaft, nuk është mjaft, synimi jonë është më i lartë”, tha Hoxha.

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 24 korrik 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

Foto: Peja

24 korrik 1993

Fushatë e gjerë represioni kundër shqiptarëve në Prizren

Pas ngjarjes së parmbrëmshme në Prizren, me ç’rast, sipas burimeve serbe, rreth orës 2 pasmesnate, “u ndërmor një aksion terrorist kundër patrullës së organeve të sigurimit dhe u plagosën policët Mirolub Antonijeviq, Bajram Gashi (rom) dhe Vekomir Vuksanoviq, polica serbe dje mori një fushatë të gjerë të dhunës kundër shqiptarëve të këtij qyteti.

Dëshmitarët thonë se rreth orës 2 pasmesnate, në rrugën “Bihaqi” ishin dëgjuar të shtëna me armë. Pas pak, të shtëna ishin dëgjuar edhe në afërsi të urës që e lidh rrugën “Bihaqi” me pjesën tjetër të Prizrenti.

Policët shfrytëzuan këtë rast për të ndërmarrë një fushatë të egër kundër banorëve të kësaj lagjeje dhe të lagjeve të tjera në Prizren. Kështu, ata bastisën shumë shtëpi në rrugët “Mustafë Bakia”, Bajram Curri”, “Bihaqi” dhe në rrugën “Ivo Llolla Ribar”. Po ashtu, policia bllokoi hyrje-daljet e Prizrenit dhe keqtrajtoi shumë shqiptarë. Njoftohet se policia arrestoi shumë qytetarë, kurse disa prej tyre u rrahën rëndë.

Në këtë fushatë, dje u arrestuan Afrim e Skënder Tarasha, Azra Dervishi, Bekim Gashi, Reshat Terziu, Ferit e Kujtim Misini, Sebajdin Agallari, Skënder e Gazmend, Selim Coçaj, Florim Buhelli, Fadil Bytyqi, Veton Elashani, Fatmir Gashi, Burim Gashi, Kujtim Hoxha etj.. Një e arrestuar A.V. ka deklaruar se në sallen ku mbaheshin të arresturit kishte mbi 120 veta, në mesin e të cilëve edhe gra, pleq e të mitur. Disa nga të arrestuarit, që ndërkohë u liruan, thonë se policia i fyente i rrahte qytetarët e arrestuar.

Ende pa u ndriçuar ky rast, disa mjete serbe të informimit po i akuzojnë shqiptarët për plagosjen e policëve serbë.

Sot, gjendja në Prizren ngadalë po qetësohet, megjithëse nëpër rrugë ende shihen patrulla të shtuara të policisë. Po ashtu, nuk janë liruar ende të gjithë të arrestuarit dhe kjo gjithsesi gjendjen e bën të tensionuar.

 

 

25 korrik 1994

Dëme të mëdha nga të reshurat në disa komuna të Kosovës

Të reshurat e mëdha dhe breshëri të premtën dhe të shtunën shkaktuan dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës.

Në bazë të njoftimeve të deritashme të publikuara në gazetën “Bujku” dhe në mediumet serbe, dëme të mëdha janë shkaktuar në Pejë (ku pati edhe një viktimë nga rrufeja), në Mitrovicë, Rahovec, Deçan, Istog dhe në Dragash.

Pejë: – Shiu i madh që ra në mbrëmje të premtën dhe të shtunën në Pejë shkaktoi dëme të mëdha. Ujërat e lumit Bistrica depërtuan në shumë shtëpi. Njoftohet se disa shtëpi janë dëmtuar, ndërsa sëpaku një shtëpi është shkatërruar tërësisht. Ndërsa breshëri shkatërroi të lashtat në disa fshatra. Gazeta “Bujku” njofton se breshëri shkaktoi dëme të mëdha në fshatrat Raushiq e Loçë. Disa pjesë të qytetit nuk kanë ujë të pijshëm. Disa pjesë të qytetit nuk patën rrymë. Feriz Ferizi, kryetar i Aktivit të LDK-së në lagjen e Kepshnicës në Pejë i tha “Bujkut” se sëpaku 100 familje nuk kanë ujë të pijshëm, pas shkatërrimit të ujësjellësit. Ai tha se janë rrëzuar shumë rrethoja të oborreve, nbrësa rrugët e oborret janë mbushur me rërë e bërllog. Banorët janë angazhuar për pastrimin e ambientit.

Gazeta “Bujku” njofton se në fshatin Shtupec i Madh rrufeja mbyti një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare nga fshati Raushiq.

Mitrovicë: -Të reshurat e mëdha të premtën në mbrëmje në Mitrovicë shkaktuan dëme të mëdha. Ujërat e vërshuan rrugëve të qytetit dhe depërtuan në shumë shtëpi e podrume, sidomos në lagjen Tavnik, Bair, në Shipol dhe në qendrën e qytetit. Njoftohet se në disa pjesë të qytetit ishte ndërprerë uji për shkak të prishejeve në ujësjellës.

Rahovec: -Të shtunën pasdreke Rahovecin e përfshiu një mot i lig i shoqëruar me të reshura të mëdha të breshërit. Njoftohet se janë shkaktuar dëme të mëdha në të lashtat.

Ndërsa gazeta serbe “Jedinstvo” njofton se shiu dhe breshëri, në madhësi të arrës, që përfshinë Deçanin, Istogun dhe Dragashin.2

Deçan: -Të premtën dhe të shtunën shiu dhe breshëri në Deçan shkatërruan “gati në tërë hapësirën misrin, kopshtiet dhe pemishtet”. Kjo gazetë njofton se shumë rrugë malore janë të pakalueshme për shkak të rërës e mbeturinave, ndërsa “disa ura mbi lumin e Bistricës së Deçanit deri te hidrocentrali i Kozhnjarit janë dëmtuar ose shkatërruar, prandaj udha në këtë drejtim është ndërprerë”.

Istog: -Për herë të tretë Istogun e përfshiu mot i lig gjatë këtij muaji. Nga të reshurat e mëdha që zgjatën disa orë u krijuan rrjedha të shumta të ujit prej Kaliçanit deri te Cerkolezi. Rrjedhat lanë pas vetes shkretëtirë, njofton gazeta serbe. Ujërat e turbullta vërshuan qytezën e Istogut. Pjesë të mëdha të rrugëve janë dëmtuar e shkatërruar. Komunikacioni në rrugën Istog – Vrellë dhe Dushkajë – Gorioç ishte ndërprerë. Të lashtat janë shkatërruar në sëpaku 500 hektarë.

Dragash: – Të reshura të mëdha e përfshinë edhe komunën e Dragashit gjatë të premtës dhe të shtunës. Njoftohet se rrufeja prishi largëpërçuesin e rrymës elektrike dhe një trafo që shërben për pjesën e epërme të qytetit të Dragashit. Për një kohë ishin  ndërprerë edhe lidhjet telefonike.

 

 

24 korrik 1998

Mbrëmë në Pejë u vranë dy persona ende të paidentifikuar

Mbrëmë në rrugën “Nexhdet Basha” në Pejë, u vranë dy persona ende të paidentifikuar, njoftojnë burime të LDK-së, duke u mbështetur në deklaratën e një banori të kësaj lagjeje.

Dëshmitarët okularë kanë theksuar se njëri nga viktimat është i moshës rreth 17- vjeç ndërsa tjetri është i moshës rreth 30- vjeç.

Viktimat deri në momentin e vrasjes ishin me një automobil të markës “Jugo” ngjyrë të kuqe dhe me regjistrim të Pejës.

Bëhet e ditur se viktimat kanë qëndruar në vendin e ngjarjes gjatë tërë natës dhe ato janë ruajtur nga policia serbe deri sot në orën 8:30, kur policia i tërhoqi nga vendi ku janë vrarë.

 

 

Malishevë: 120 të plagosur nga Rahoveci

Nga Malisheva njoftohet se ndër banorët e Rahovecit që janë vendosur në këtë komunë janë edhe 120 të plagosur. Përfaqësuesit e Nënkëshillave për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe të Këshillave Komunale të Ndihmave Emergjente të Malishevës e të Rahovecit njoftojnë se ta plagosurit janë vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë dhe se për ta po kujdesen ekipet mjekësore të të dy komunave.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Malishevë njofton se edhe sot ka arritur një kontigjent ndihmash humanitare prej 150 tonësh, të cilat janë destinuar për popullsinë e zhvendosur nga Rahoveci dhe pjesët tjera të rrezikuara që është strehuar në këtë komunë. Po ashtu, sot në Malishevë ka arritur edhe një sasi ndihmash në material sanitar, kurse ndihma me artikuj elementarë jetësorë kanë dërguar edhe banorët e fshatit Ratkoc.

Kryesia e Degës së LDK-së në Malishevë, nëpërmjet një komunikate për opinion, bën me dije se situata në këtë komunë, pas fluksit të madh të banorëve të Rahovecit e rrethinës, është shumë e rëndë dhe me tencë të përkeqësimit të mëtejmë. Kjo kryesi apelon te organizmat ndërkombëtarë që t’i dalë në ndihmë popullatës së rrezikuar. Ajo u bën apel edhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që të solidarizohen me këtë popullatë, në mënyrë që të pengohet ndonjë katastrofë përmasash të mëdha.

 

Continue Reading

Lajmet

15-vjeçarja shqiptare nga Gjakova po depërton në skenën muzikore ndërkombëtare

Published

on

Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendje në muzikën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Lionella Jakajn, 15-vjeçaren nga Fshaj i Gjakovës, e cila jeton në Vjenë të Austrisë.

Ajo u bë e njohur pas paraqitjes në finalen e “The Voice Kids”, ndërsa sot po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës me performancat e saj në repin gjerman. Lionella merret me muzikë prej shtatë vitesh dhe frymëzohet edhe nga artistë shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo dhe Unikkatil.

Më 24 korrik, ajo publikon projektin e saj të parë muzikor, një këngë të realizuar nga vetë ajo, duke nisur kështu rrugëtimin e saj profesional në muzikë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Raporti i Policisë për vetaksidentin me motoçikletë në Malishevë

Published

on

By

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pasditën e së enjtes në Malishevë, ku ka humbur jetën një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2026, rreth orës 15:40.

Drejtuesi i motoçikletës, burrë, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.

Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksident, ai ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri, pesë të arrestuar

Published

on

By

Një person është plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë një mosmarrëveshjeje mes disa personave në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, në incident dyshohet se janë përfshirë gjashtë persona. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tri gëzhoja.

Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një pistoletë me katër fishekë. Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara