Lajmet

Hoti takoi drejtuesit e institucioneve shëndetësore të vendit

Published

on

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti është takuar me ministrinë Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (ISHPK), Naser Ramadani dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme epidemioligjike në vend, me theks të veçantë në menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19.Duke vlerësuar punën e stafit shëndetësor të vendit, gjatë këtyre muajve të rëndë të pandemisë COVID 19, kryeministri Hoti vuri në pah sfidën e rifillimit të vitit të ri shkollor, ndaj kërkoi që në të gjitha institucionet shkollore të ndërmerren veprimet e nevojshme për respektimin e masave dhe protokollove të caktuara nga ekspertët e shëndetësisë.

Kryeministri Hoti, po ashtu, kërkoi që institucionet e shëndetit publik dhe departamentet komunale të shëndetësisë t’i bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që të kryhet me kohë edhe vaksinimi i qytetarëve ndaj gripit sezonal, si një masë mbrojtëse parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë COVID 19.

Aktualitet

Kryeministri kroat kritikon BE-në për heshtjen rreth rastit Banjska

Published

on

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka kritikuar Bashkimin Evropian për heshtjen e tyre karshi sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. E njohës të sigurisë në vend vlerësojnë se kjo heshtje nga Bashkimi Evropian e nxitë Serbinë që të përsërisë veprime të tilla.

Plenkoviq i cili mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Veç tjerash, kryeministri kroat ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi theksoi se me këto veprime Bashkimi Evropian po e nxitë Serbinë që të bëjë veprime tjera terroriste, jo vetëm Kosovë por edhe vendeve tjera si Kroacia.

Sipas tij, Kroacia e njeh shumë mirë rrezikun që vjen nga Serbia.

“E njohin mjaftë mirë heshtja e sulmeve terroriste si në rastin e Banjskës çka nënkupton për çështjen e Serbisë, nënkupton që Serbia realisht është duke u nxitur që të bëjë veprime të tjera dhe po ashtu ata kanë edhe plane të tjera kundër Kroacisë dhe kundër vendeve të tjera. Tashmë disa prej planeve të tyre janë zbuluar edhe publikisht dhe kjo është përmendur ku Serbia ka pas vazhdimisht tendenca të ndryshme. Heshtja e çështjes së Bansjkës është duke u përdorur si një çështje strategjike nga Bashkimi Evropian, ku për interesat e tyre të ndryshme siç janë çështja e litiumit dhe çështje të tjera, janë duke heshtur çështjen e Bansjkës dhe po ashtu janë duke i bërë një lloj respresioni diplomatik Kosovës nëpërmjet sanksioneve, nëpërmjet veprimeve të ndryshme”, tha ai.

Kuçi konsideron se shteti kroat e ka rritur vigjilencën karshi çështjeve të sigurisë që kanë të bëjnë me Kosovën pas marrëveshjes ushtarake të arritur në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ndërsa, aktakuza për këtë sulm terrorist u ngrit nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024.

Aktualisht procesi gjyqësor po vazhdon kundër katër personave që janë në paraburgim, ndërsa për 42 vazhdojnë të jenë në arrati. Përgjegjësinë për këtë sulm e pati marrë Milan Radojçiq.

/S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Data 14 nëntor shqyrtohet si datë përfundimtare

Published

on

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së po hyn përfundimtare ku më 14 nëntori 2025 ështa data e mbylljes së çështjes së mbrojtjes, pasi që trupi gjykues ka caktuar këtë datë si afatin për përfundimin e mbrojtjes. 

Vendimi u mor nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, megjithatë, gjykata sqaroi se kjo datë nuk është përfundimtare dhe mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së procesit.

Mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga avokati Luka Mishetiq, ka paralajmëruar se pritet ta mbyllë paraqitjen e dëshmive deri në fund të tetorit ose, në rast nevoje, deri në fund të nëntorit.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Krasniqit, përfaqësuar nga Aiden Ellis, ka deklaruar se i duhen vetëm disa ditë, pasi ka vetëm dy dëshmitarë sipas rregullës 154.

Për ta përshpejtuar procesin, trupi gjykues po shqyrton edhe mundësinë e shtimit të një jave pune, nga 6 deri më 9 tetor, ndërsa palët kanë afat deri më 4 shtator për të paraqitur kundërshtimet.

Ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave të saj më 15 prill 2025. Në korrik, mbrojtja kërkoi rrëzimin e disa akuzave sipas Rregullës 130, por trupi gjykues e refuzoi këtë mocion.

Procesi pritet të hyjë në fazën përfundimtare në muajin dhjetor, kur palët do të dorëzojnë edhe parashtresat përfundimtare dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat. Kjo është planifikuar të ndodhë deri më 22 dhjetor 2025, para pushimit dimëror të gjykatës.

/S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Hapet KosovaPAR2025 – Konferenca Ndërkombëtare për Administratë Publike

Published

on

Sot në Bibliotekën Universitare të Kosovës do të hapet sesioni i tretë i Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Konferenca e sivjetme zhvillohet në kuadër të një formati të gjerë me 14 panele diskutimi, 2 sesione kryesore dhe 1 tryezë të rrumbullakët, duke adresuar sfidat dhe mundësitë në administratën publike në raport me zhvillimet teknologjike.

Tema qendrore e këtij viti është “Capacity in Public Administration for or through AI?” në shqip (“Kapaciteti në Administratën Publike përmes apo nëpërmjet Inteligjencës Artificiale?”)

Konferenca synon të ofrojë një platformë ndërdisiplinore për të diskutuar rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e administratës publike dhe për të nxitur shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve, studiuesve dhe praktikuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe të mbulojnë këtë ngjarje me rëndësi për reformën dhe modernizimin e administratës publike në Kosovë.

/S.K./EO/

Continue Reading

Aktualitet

Të enjten tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve

Published

on

Të enjtën, më 4 shtator, më shumë se 90 përfaqësues të subjekte politike do të tërheqin shortin për renditjen e subjekteve të tyre në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, tha Elezi.

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë pak para hapjes së Qendrave të Votimit, në orën 06:59 të datës 12 tetor.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara