Lajmet

Hoti takohet me kryetarin e BSPK-së, dakordohen që sa më parë të finalizohet Kontrata Kolektive Nacionale

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini.

Kryeministri Hoti dhe Ajdini biseduan për gjendjen e punëtorëve në vend dhe u dakorduan që sa më parë të finalizohet Kontrata Kolektive Nacionale.

“Drafti i kësaj kontrate është diskutuar në Këshillin Ekonomik Fiskal, mekanizëm, përmes së cilit promovohet dialogu social në vend, por mbetet të diskutohen edhe modalitetet e tjera, që ndërlidhen me kohën e fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, për shkak të kostos buxhetore dhe situatës së krijuar me pandeminë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Hoti e inkurajoi kryetarin e BSPK-së që të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve, sigurinë dhe shëndetin në punë, në përputhje me ligjet në fuqi./UBTNews

Lajmet

Kurti i kërkon Sorensenit të ketë mirënjohje më të madhe për Kosovën

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur detaje nga “takimi i gjatë” me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Gjatë këtij takimi, Kurti ka kërkuar nga BE-ja më shumë vlerësim dhe mirënjohje për përpjekjet e Kosovës në integrimin e komunitetit serb.

Komuniteti serb në Kosovë gëzon të gjitha të drejtat kushtetuese, përfshirë përfaqësimin me ulëse të rezervuara në Kuvend dhe përdorimin e gjuhës serbe në të gjitha nivelet institucionale,” theksoi Kurti.

Ai shtoi se pas largimit të rreth 500 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës, janë rekrutuar 199 kadetë të rinj serbë, duke dëshmuar përkushtimin institucional ndaj përfshirjes së këtij komuniteti në strukturat shtetërore.

Prej më shumë se dy vjetësh, shqiptarët dhe serbët punojnë bashkë në katër komunat veriore, pa asnjë incident. Kërkova që të ketë më shumë mirënjohje për Kosovën për këtë realitet,” u shpreh Kurti.

Ai nënvizoi se të gjitha veprimet e qeverisë janë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe kanë për synim integrimin e plotë të komunitetit serb në shoqërinë kosovare.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Shtetit parandalon ngjarje kriminale në një familje në Krujë

Published

on

By

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin E.V. (41), i cili po kanoste me armë zjarri familjarët në banesën e tyre në Qerekë të Krujës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe dy armë gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizitë në QKUK foli edhe për bllokadën politike në vend. Ai thënë se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje.

Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Le të presim edhe pak ditë”, tha Kurti .

Continue Reading

Lajmet

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në LDK, diskutohet bllokada institucionale dhe vendimi nga Kushtetuesja

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku është pritur nga nënkryetarët e kësaj partie, Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

Siç njofton LDK, gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, me theks të veçantë situatës së krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për interpretim”, thuhet në komunikatë.

LDK në takim ka thënë se është e rëndësishme që Kushtetuesja të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale.

LDK shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fazat shtetformuese; dhe thekson se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe euroatlantik të vendit”, përfundon komunikata.

Continue Reading

Të kërkuara