Lajmet

Hoti sërish viziton Brukselin

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai me këtë rast do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, euro-deputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ndryshe, ky takim vjen menjëherë pas takimit që pati Hoti po në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti kishte thënë se ka një koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Lajmet

AUV: Mishi që shiste “Apetit” në Shqipëri ka patur origjinë nga Kosova ashtu siç edhe është deklaruar

Sipas AUV, bazuar në rezultatet e inspektimit, auditimit, gjurmimit dhe mostrimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nuk është cënuar shëndeti i konsumatorit dhe se mishi dhe produktet e tij janë të përshtatshme për konsum.

Publikuar

nga

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se pas verifikimeve të kryera, është vërtetuar se kompania “Apetit SH.P.K”, mishin që e kishte shitur në Shqipëri ishte me origjinë nga Kosova.

“Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë janë verifikuar Çertifikatat Veterinare Shëndetësore të eksportit dhe produkteve të mishit të gjedhit të cilat rezultuan të jenë në përputhshmëri, mbrenda standardardeve dhe të harmonizuara. Nga ky verifikim u vërtetua se produkti (mish gjedhi) ka patur origjinë nga Kosova ashtu siç edhe është deklaruar! Mostrat e marra dhe të testuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Republikës së Shqipërisë, kanë rezultuar në përputhshmëri dhe konform parametrave dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Gjatë inspektimeve zyrtare për produktet me origjinë nga Kosova të subjektit ekonomik përkatës, nuk është gjetur ndonjë parregullsi e cila do të mund të kishte ndonjë ndikim në sigurinë ushqimore”, thuhet në reagimin e AUV-it.

Sipas AUV, bazuar në rezultatet e inspektimit, auditimit, gjurmimit dhe mostrimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nuk është cënuar shëndeti i konsumatorit dhe se mishi dhe produktet e tij janë të përshtatshme për konsum.

“Sasia e mishit të freskët që është ekportuar në Shqipëri por edhe në tregun e brendshëm, rezulton se është gjeneruar nga therja e kafshëve në thertoren e subjektit të cilat janë nënshtruar kontrollit veterinar (para, gjatë dhe pas therjes). Kafshët e therura kanë rezultuar të përshtatshme për konsum human. Kafshët janë therur, copëtuar, kategorizuar dhe paketuar në thertoren e subjektit”, thuhet në reagim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, voton Osmani

Kandidati për president i koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian për Integrim (BDI), kërkoi zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Publikuar

nga

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, duke thënë se beson në fitore të madhe të tyre. Kandidati për president i koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian për Integrim (BDI), kërkoi zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Më tutje Osmani tha se: “Uroj zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët që të dalin në numër sa më të madh. Të votojnë sipas bindjes së tyre, sipas vullnetit të tyre për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë, pasi shteti është në udhëkryq, dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin njërin prej këtyre opsioneve, integrimin apo izolimin…Besoj në fitore të madhe të Fronit për Evropë në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen e shtetit”.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut deri në orën 9:00 kanë votuar vetëm 3.85 për qind e qytetarëve.

Sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto zgjedhje janë të shtatat, ndërsa raundi i dytë i mundshëm pritet të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Kandidati tjetër shqiptar për president është Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Deri në ora 09:00 në Tetovë kanë votuar mbi 2 mijë qytetarë

“Nga 117 vendvotime në kuadër të KKZ të Tetovës, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 300 qytetarë, apo në përqindje i bie 3.2%”, tha Dauti.

Publikuar

nga

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti tha se deri në ora 09:00 në Tetovë kanë votuar 2 mijë e 300 qytetarë.

“Nga 117 vendvotime në kuadër të KKZ të Tetovës, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 300 qytetarë, apo në përqindje i bie 3.2%”, tha Dauti.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1 milion e 8 14 mijë e 317.

Në mënyrë teorike presidenti mund të zgjidhet edhe në rrethin e parë me atë kandidat i cili do të marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votave, përkatësisht 50% plus një, gjë për të cilën ekzistojnë gjasa të vogla posaçërisht në këto zgjedhje kur votohet për shtatë kandidatë.

VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Përzgjedhja e shefit të shtetit duhet të ndodh në rrethin e dytë kur do të vendoset për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë më së shumti vota. Megjithatë edhe për përzgjedhjen e tyre nevojitet plotësimi i censusit, përkatësisht në zgjedhje të dalin më së paku 40% të votuesve të regjistruar. Rezultatet e zgjedhjeve nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, KSHZ duhet t’i publikojë para mesnatës së 24 prillit. Ndërkohë janë gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zgjedhjet në RMV, deri në orën 09:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve

Probleme janë paraqitur në disa vendvotime në qytetin e Kumanovës.

Publikuar

nga

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se deri në orën 09:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale.

Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur dhe se procesi po shkon pa parregullsi. Sipas tij në disa qendra janë paraqitur disa probleme teknike, por që do të zgjidhen shumë shpejt. Probleme janë paraqitur në disa vendvotime në qytetin e Kumanovës.

“Siç thashë kemi filluar me kohë në orën 9:30. Në 1480 vendvotime në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Veriut të drejtën për të votuar e kanë gjithsejtë 1814,317 qytetarë, dy orë e gjysmë që kur ka filluar votimi, në të gjitha vendvotimet, procesi zgjedhor po rrjedh pa parregullsi. Deri në orën 09:00 kanë arritur të dhëna për daljen e votuesve në 832 vendvotime nga gjithsejtë 402 748 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 15487apo 3.85 për qind e votuesve. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar 12 parashtresa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të cilat janë lëndë e përpunimit. Këtë proces zgjedhor janë duke e përcjellë 915 mbikëqyrës vendor dhe 544 ndërkombëtar dhe 58 gazetar të huaj”, tha ai në konferencë për medie.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se konferenca e radhës e KShZ-së do të mbahet në orën 13:00.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Vendvotimet është paraparë të hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317.

VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara