Lajmet
Hoti sërish viziton Brukselin
Published
5 years agoon
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.
Ai me këtë rast do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, euro-deputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Ndryshe, ky takim vjen menjëherë pas takimit që pati Hoti po në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Hoti kishte thënë se ka një koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Lajmet
Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit
Published
21 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) nga sot kanë nisur grevën e përgjithshme dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave. Përfaqësuesit sindikalë të RTK-së i bëjnë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje për t’i siguruar buxhetin RTK-së. Në të kundërtën, ata thanë se do t’i ashpërsojnë masat, mes tjerash edhe bojkotimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, si dhe mospërcjelljen e aktiviteteve politike.
Përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet t’i sigurojë buxhetin RTK-së, pasi ka zgjidhje ligjore për një gjë të tillë.
“Prej sot jemi në grevë dyorëshe. Ne herët kemi hyrë në edicion të lajmeve, në vendin e punës tonë ku punojmë çdo ditë, për me shpreh pakënaqësinë tonë. Po hyjmë në muajin e dytë pa asnjë sinjal nga askush, andaj injorimi i kërkesave tona na ka sjellë deri këtu. Na kanë injoruar kërkesat si sindikatë dhe i kemi bërë thirrje më herët Kuvendit, por u shpërnda Kuvendi. Tash po bëjmë thirrje te qeveria, te kryeministri Kurti. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje, pasi ka zgjidhje ligjore. Gjatë kësaj kohe unë kam takuar avokatë dhe njohës të ligjit dhe më janë prezantuar disa nga format që qeveria mund t’i ndërmarrë shumë shpejt dhe nuk bien në kundërshtim me ligjin. Prandaj kjo mbetet në vullnetin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha ai.
Në të kundërtën, Bimbashi tha se do t’i ashpërsojnë masat, madje do të bojkotojnë të gjitha aktivitetet politike si dhe fushatën elektorale.
“Në fund të kësaj jave do t’ju njoftojmë për masat e tjera. Fillimisht kemi shkuar me grevë dyorëshe dhe nga fundi i javës do të dalim me qëndrime për të vazhduar tutje. Greva nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë çdo ditë. Ne, nëse nuk bëhet një zgjidhje, do të kërkojmë që të pezullohet mbulimi i fushatës elektorale, jo prej qejfit dhe dëshirës”, shtoi Bimbashi.
Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se situata e RTK-së është e paprecedent dhe e papranueshme për AGK-në. Duke shprehur përkrahjen ndaj grevës së RTK-së, ai tha se sigurimi i buxhetit për RTK-në është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Ai bëri thirrje që të ndalohet presioni politik dhe financiar ndaj RTK-së.
“Kjo është një situatë e paprecedent dhe e papranueshme për transmetuesin publik. Ne e përkrahim grevën e sotme, përkrahim edhe masat e tjera në të ardhmen që sindikata mund t’i marrë, siç u përmend edhe bojkotimi i fushatës zgjedhore që do të ishte hapi minimal i ngjarjeve politike. Si AGK, që e kemi thënë edhe të kaluarën, ka vetëm një adresë të përgjegjësisë që është Qeveria e Kosovës. Gjithçka është në dorën e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Tashmë kanë edhe një përparësi për të ndërmarrë hapa pasi nuk janë ligjërisht deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë vetëm kryeministër në detyrë dhe ministër në detyrë. Një argument më shumë për të marrë një vendim dhe për të ndarë buxhetin për tre muaj”, theksoi ai.
Sindikatat paralajmërojnë se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në dhe, përveç grevës, do të organizojnë edhe protestë para Qeverisë dhe Kuvendit ditët në vijim. Në mungesë të pagave dhe zgjidhjes institucionale, sipas tyre rrezikohet funksionimi i programeve dhe misioni publik i transmetuesit të vetëm në vend.
Lajmet
AKP zbulon kërkesat për blerje direkte të aseteve, ja çfarë përfshin lista
Published
25 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në kuadër të angazhimeve për rritjen e transparencës dhe efikasitetit, ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listën e kërkesave për blerje direkte të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore. Lista është përgatitur nga Divizioni i Shitjeve Direkte i AKP-së dhe përfshin të gjitha kërkesat e evidentuara ndër vite.
Sipas AKP-së, aktualisht figurojnë 1,116 kërkesa të pashqyrtuara, të renditura sipas datës së dorëzimit dhe që mbulojnë periudhën nga viti 2015 e deri më sot. Këto kërkesa nuk janë trajtuar ende për shkak të rrethanave të ndryshme ligjore dhe teknike, si masat e përkohshme të vendosura nga gjykatat, çështjet kadastrale, mospërputhjet ndërmjet gjendjes grafike dhe asaj tekstuale, rastet e aseteve të përfshira në proceset e shpronësimit nga Qeveria, si dhe situata të tjera që kërkojnë verifikim të detajuar para vendimit përfundimtar.
AKP thekson se publikimi i kësaj liste është pjesë e përkushtimit për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj palëve të interesit dhe publikut, duke synuar administrimin sa më të përgjegjshëm të aseteve shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.
Lista do të azhurnohet në mënyrë të rregullt, ndërkohë që palët e interesuara ftohen që të dërgojnë vërejtjet e tyre me shkrim nëse konstatojnë pasaktësi në të dhënat e publikuara. Këto mund të dorëzohen fizikisht në AKP ose përmes email-it zyrtar: [email protected]./KP
Lajmet
“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së që 24 ditë pa paga, futen në grevë dy orëshe
Published
2 hours agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë”, “Rrogën tonë e kërkojmë”, janë disa nga pankartat të cilat punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po i mbajnë në duar teksa paralajmëruan se nga sot janë futur në grevën e përgjithshme.
Punëtorët e RTK-së janë futur në ditën e 24 të muajit nëntor dhe ende nuk kanë marrë pagat e tyre. Ata që nga fillimi i muajit kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet një zgjidhje, por kjo ende nuk ka ndodhur, e të njëjtit iu ishin drejtuar të gjitha institucioneve të vendit, por edhe këtu pa ndonjë rezultat.
Ata kanë paralajmëruar se greva e filluar nga ora 11:00 do të vazhdojë deri në ora 13:00./EO
Lajmet
Fillojnë afatet për aplikim online të subjekteve politike për certifikim
Published
3 hours agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Ka filluar afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati do të përfundojë me 30 nëntor.
Kjo periudhë do të zhvillohet në dy afate të ndryshme:
I. Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025; dhe
II. Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 7 dhjetor 2025.
Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin e tyre.
Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (koalicionet, iniciativat dhe kandidatët e pavarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje./EO
Pse nuk duhet të lani veturën në temperatura shumë të ulëta?
Ky është “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit
AKP zbulon kërkesat për blerje direkte të aseteve, ja çfarë përfshin lista
Lëngjet e gazuara shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë!
Ish‑e fejuara e Liam Payne, Maya Henry, po përgatit dokumentar rreth marrëdhënies së tyre
Ky frut ‘i shëndetshëm’ mund të dëmtojë tretjen tuaj
Ndahet nga jeta Ornella Vanoni, zëri i pavdekshëm i Italisë
“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së që 24 ditë pa paga, futen në grevë dy orëshe
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
