Lajmet

Hoti: Qeveria pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë, investimet publike janë tkurrur

Ai shton se investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur.

Publikuar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se në tri vite të qeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.

Hoti vlerëson se kjo qeveri nga fillimi ka trend rënës të ekonomisë, teksa shton se investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur sipas tij, shumë.

“Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin. Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet”, shkroi ai.

Sipas tij, e gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo siç tha ai, zhvillim.

“Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë”, njoftoi tutje ai.

Lajmet

Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, ka thënë se komandanti Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.

Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror. Heroi Ilaz Kodra, ndoqi idealin e komandantit Adem Jashari, duke e konsideruar lirinë si të pa negociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësuar. Ilaz kodra ashtu siç e nisi aktivitetin e tij patriotik edhe e përfundoji duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria, andaj ai ra për liri dhe shtet. Ilazi nuk u kthye ne shtëpinë e tij por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përjetshme. Heronjtë janë më shumë se sa shtatore në bronze, ata janë kujtesa jone e përhershme, janë themeli mbi të cilin është krijuar shteti jonë”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve në Drenicë

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Ne këtë seancë të pranishëm janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, familjarë të komandantit Kodra, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar me dronë rajonin Smolensk

Publikuar

nga

Dronët ukrainas kanë goditur infrastrukturën e energjisë në rajonin Smolensk të Rusisë më 2 maj, bëri të ditur guvernatori i këtij rajoni, Vasily Ankhin, përmes një postimi në Telegram.

“Sot, rajoni i Smolenskut u godit sërish nga dronët ukrainas. Në qarkun Rosllav, armiku tentoi të dëmtojë një ndërtesë së energjisë. Nuk ka viktima. Ekipet e shpëtimit dhe ata të zbatimit të ligjit janë në vendin e ngjarjes”, shkroi ai, pa dhënë detaje të tjera.

Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar 12 dronë ukrainas në pesë rajone.

Ukraina, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Moska më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime të Rusisë, të cilat nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kohëve të fundit, Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme ruse, të cilat po shënjestrojnë edhe infrastrukturën e energjisë. Kievi, ndërkaq, kryen vazhdimisht sulme ajrore në rajonet ruse që janë në kufi me territorin ukrainas./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara