Lajmet

Hoti pas mbledhjes së kryesisë: Po e finalizojmë programin, duhet të dalim sa më mirë në zgjedhje

Published

on

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se po punojnë për finalizimin e programit.

Hoti i ka konfirmuar Ekonomia Online se në mbledhje është biseduar për koordinimin e aktiviteteve për të dalë sa më mirë në këto zgjedhje.

“Është mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK-së për të koordinuar aktivitetet, për punën që po bëhet në terren për organizimin më të mirë, për finalizim të programit dhe përgatitjet e programit që duhet për të dalë në sa ma mirë në këto zgjedhje”, potencoi ai.

Hoti ka thënë se nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi që nuk është koha e duhur.

“Ne nuk jemi në atë fazë, jemi para procesit zgjedhor të zgjedhjeve nacionale”, deklaroi ai.

Lajmet

Shefi i BE-së në Kosovë: Me Bashën diskutuam nevojën për të respektuar proceset kushtetuese

Published

on

By

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar dje me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin ka diskutuar rreth formimit të institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se me kryeparlamentarin Basha ka biseduar për respektim të proceseve kushtetuese, të cilat sigurojnë institucione gjithëpërfshirëse dhe multi etnike.

Në llogarinë e tij në “X”, diplomati evropian ka vlerësuar se formimi i qeverisë së re është kyç për Kosovën.

U takova sot me Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Diskutuam për nevojën për të respektuar proceset kushtetuese dhe për të siguruar institucione gjithëpërfshirëse dhe multietnike. BE është këtu për të mbështetur Kosovën – formimi i Qeverisë dhe komisioneve të Kuvendit është kyç për të ecur përpara me Planin e Rritjes”, ka thënë ai./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Shkodër, të shtëna me armë në qendër të qytetit, mbetet i vrarë një 34-vjeçar

Published

on

By

Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen e së enjtes nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri në qendër të qytetit.

Sipas të dhënave të para, viktimë ka mbetur një mashkull shqiptar i moshës 34 vjeçare, Kristian Kola, i njohur si një person me precedent penal.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se viktima mashkull ishte qëlluar në një atentat të mirëmenduar nga dy persona që lëviznin me motor, teksa viktima ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali bashkë me dy persona të tjerë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë kyrer kontrolle të shumta për kapjen e autorëve.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./D.B/Euronews

Continue Reading

Lajmet

​ZRRE-ja licencon operatorë të rinj për furnizim me energji elektrike

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka sot ka licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike.

Norwegian PX Kosovë SH.P.K, Be Power, Energy for Change L.L.C janë operatorë që për pesë vjet ZRRE-ja ua dha licencën për furnizim me energji elektrike.

Ndërsa, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, operatori Energy Development Group Kosova L.L.C, mori licencën për prodhim të energjisë elektrike, kurse operatori LINDJA SOLAR L.L.C mori Autorizimin për prodhime të energjisë.

Sa i përket operatorit LINDJA SOLAR L.L.C, udhëheqësi i Departamentit Ligjor dhe Licencim në ZRRE, Ymeridin Misini tha se propozohet të lëshohet autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjsië elektrike nga panelet solare me kapacitet 100 MGW.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se ky operator është ndër projektet e para që ka kaluar përmes procedurave konkurruese qe është kërkese e BE-së.

Po ashtu, në këtë mbledhje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar autorizimin për vetë konsum për 50 aplikues./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Rama padit Ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj Prishtinës

Published

on

By

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me nënkryetarin Shkëmb Manaj, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë-padi kundër Ministrisë së Financave, për siç thanë ata, cenimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Pas dorëzimit të kërkesës, Rama e ka akuzuar Ministrinë dhe ministrin në detyrë, Hekuran Murati, për bllokadë politike ndaj kryeqytetit.

Kjo qeverisje vetëm bllokada ka bërë për çështje puro politike, ky ministër e ka blloku procesin kur e kanë parë që si kryeqytet po transferohemi. Kanë parë zhvillim dhe si rezultat kanë marrë masa të tjera ilegale. Ato fonde janë tonat dhe të taksapaguesve te kryeqytetit. Ne kemi përgatitur padi të tjera për ministra të tjerë”, është shprehur Rama.

Rama theksoi se bëhet fjalë për 35 milionë euro, mjete që sipas tij i takojnë ligjërisht kryeqytetit.

Fondet të cilat me ligj i takojnë Kryeqytetit janë të bllokuara tash e nëntë muaj. Në instanca të ndryshme kjo qeverisje ka bërë bllokada në nivele të ndryshme, prej unazës së qytetit ku janë bllokuar 82 milionë euro të cilat kanë qenë falas, por për çështje politike ky ministër e ka penguar procesin,” shtoi Rama.

Manaj ka thënë Ministria për 9 muaj e ka bllokuar buxhetin e Komunës.

Siç jeni në dijeni, tash e nëntë muaj kjo ministri e ka bllokuar buxhetin për Komunën e Prishtinës. Në argumentin tonë, kjo përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës, sepse cenohet buxheti por edhe jeta e qytetarëve. Kjo është bllokadë puro politike,” tha Manaj./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara