Lajmet

Hoti: Nuk liberalizohen vizat me njerëz që lidhin shirita të kuq rrugëve

Published

on

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur tubim elektoral në Podujevë, ku ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Aty Hoti ka thënë se kanë plan të qartë për katër vitet e ardhshme nëse drejtojnë ekzekutivin, duke theksuar se 4 miliardë euro do të jenë të destinuara për investime në sektorin publik, riorganizim të sektorit shëndetësor dhe arsimit në Kosovë.

Në Podujevë, Hoti ka thënë se do të fuqizojnë rendin dhe ligjin në Kosovë.

“Ne kemi plan të qartë për katër vitet e ardhshme për investime prej 4 miliardë euro në sektorin publik, prej të cilave 1 miliard janë të planifikuara nga marrëveshja e Uashingtonit, ne kemi plan të qartë për shëndetësi, kemi me riorganizua sistemin shëndetësor ashtu që asnjë person me sëmundje kronike mos me pas mungesë të mjekut as barnave, kemi me u siguru që në asnjë spital nuk mungojnë barnat elementare, kemi me u siguru që nuk shpenzohen miliona euro në shërim jashtë vendit nga qytetarët e vendit dhe kemi me marrë veprime konkrete për këtë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se me të në krye të qeverisë, liberalizimi i vizave për kosovarët do të arrihet në fund të këtij viti.

“Veç me një qeveri të tillë të vendosur që fuqizon rendin, ligjin, kushtetutën, ne kemi me mbyllë vitin 2021 me liberalizim të vizave, sepse thjeshtë vetëm neve na besojnë, vetëm ne jemi anëtarë të Partive Popullore Evropiane. Njerëz që lidhin shirita të kuq rrugëve të qyteteve që promovojnë mentalitetin e të kaluarës nuk kanë vend në Evropë, nuk liberalizohen vizat me ta, nuk zhvillohet ekonomia me ta sepse ata bizneset i shohin vetëm si oligarkë për t’i shtypur, ne i shohim bizneset si mundësi për zhvillim dhe punësim”, ka thënë Hoti.

Para qytetarëve të Podujevës, Hoti ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit, njohjen e Kosovës nga Izraeli e dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse me ushtrinë amerikane, duke i numëruar suksese të qeverisë që ai e ka drejtuar.

Hoti ka thënë se ka pasur guxim të përballet me tema të mëdha, që sipas tij, dy kryeministra para tij janë rrëzuar në pamundësi që të marrin përsipër procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Para qytetarëve të Podujevës ka folur edhe kandidati për deputet, Agim Veliu.

“Nuk do të lejojmë që dikush që synon pushtet absolut ta vë në sprovë partneritetin tonë me aleatët perëndimorë dhe të rrëmojë mbi themelet e shtetit. Brigadat e kuqe promovuese të diktaturës komuniste, marksiste e leniniste, sistemit që i solli vetëm të këqija popullit shqiptar sërish kanë dalë në sipërfaqe për të mbjellë farën e së keqes, ata këto ditë, për të dëshmuar se kush janë po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithandej nëpër Kosovë, po e bëjnë këtë për të treguar se nëse do të realizojnë ëndrrën e tyre do ta skuqin Kosovën pas 14 shkurtit, por jo ne nuk do të t’i lejojmë”, ka thënë Veliu.

Ndërsa, kreu i Aleancës Kosova e Re, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garojnë në listë të LDK-së, Behgjet Pacolli tha se LDK është partia që i duhet Kosovës.

“Asnjëherë mos të ketë dyshim se Lidhja Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e themeluar nga presidenti historik Ibrahim Rugova, e çon Kosovën aty ku duhet, e drejton Kosovën në drejtim të duhur dhe nuk duhet të mashtrohemi prej interferencave, prej njerëzve siç e tha edhe parafolësi, që kanë ardhur Zoti e di prej ku dhe duan ta kthejnë këtë vend në vitet ’70. Ne e dimë atë kohë, e dimë kobin e asaj kohe, prandaj t’i lëmë anash ata e të ecim përpara, si gjithmonë Podujeva ka treguar se është e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara