Lajmet

Hoti: Nagip Krasniqi merr rrogë edhe pse është në burg

Ai tha se në historinë e shtetit të Kosovës, nuk ka pasur më shumë ligje antikushtetuese.

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se Kosova është vendi i parë që nga viti 1999 ndaj të cilit Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione. Si pasojë e këtij vendimi, ai u shpreh se janë 500 milionë euro të cilat janë bllokuar. Më tej, Hoti theksoi se kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, po vazhdon të paguhet, ani pse është në paraburgim.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputeti i LDK-së teksa ka kritikuar qeverisjen aktuale, ka përmendur sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Jemi vendi i parë nga viti 1999 e këtej që Bashkimi Evropian vendos sanksione. Janë 500 milionë euro projekte të ndryshme në energjetikë, në drejtësi, në komuna, në ujësjellës, në ngrohtoren në qytet të Prishtinës që janë bllokuar, janë suspenduar dhe mbesin të bllokuara për shkak të këtij vendimi”, tha ai.

Në mesin e kritikave, Hoti përmendi edhe kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të cilin tha se po vazhdon të paguhet nga shteti.

“Kryeshefi i KEK-ut, është në paraburgim njeriu, por ai vazhdon të mos shkarkohet dhe të merr 50 për qind të rrogës. 1700-1800 euro merr rrogë ai në burg është, në paraburgim. I pafajshëm derisa nuk ka vendim të gjykatës, por ai vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës”, deklaroi ai.

Më tej, Hoti tha se në historinë e shtetit të Kosovës, nuk ka pasur më shumë ligje antikushtetuese.

“Asnjëherë në historinë e shkurtër të Kosovës si shtet i pavarur, nuk ka pasur kaq shumë ligje antikushtetuese të miratuara në Kuvendin e Kosovës. Duket sikur një tendencë për të ndërruar rendin kushtetues, dhe a e dini pse? Tash unë e kuptoj këtë tendencë për ligje antikushtetuese, para tri ditëve keni pasur një postim në një nga rrjetet sociale nga ana e kryeministrit duke e përkujtuar një ish-president të Amerikës Latine, i cili është vrarë në një grushtet”, u shpreh ai.

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara