Lajmet

Hoti: Ka përkeqësim enorm të buxhetit, janë dyfishuar subvencionet e janë përgjysmuar investimet kapitale

Published

on

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një prononcim ka thënë se investimet kapitale në tri vitet e fundit të kësaj qeverie janë në nivelin më të ulët historikisht. Ai ka theksuar se qeveria ka dyfishuar subvencionet ndërsa ka përgjysmuar investimet kapitale në buxhetin total, për të cilin tha se ka shkaktuar një përkeqësim të dukshëm të situatës buxhetore në vend.

“Nëse e shihni investimet kapitale në tri vitet e fundit dhe gjatë këtij viti investimet kapitale nivelin më të ulët historikisht. Ajo që mua më shqetëson edhe si deputet edhe si ekonomistë se si reflektohet ndikimi i shtetit përmes buxhetit në ekonomi, është përkeqësimi i strukturës së buxhetit, sepse pjesëmarrje e investimeve kapitale në buxhetin total ka rënë dukshëm, gati është përgjysmuar krahasuar me qeveritë e kaluara. Ajo që ka ndodhur me këtë buxhet është ndërrim komplet i raporteve, gati është dyfishuar pjesëmarrja e subvencioneve në buxhetin total dhe është përgjysmuar pjesëmarrja e investimeve në buxhetin total. Pra është përkeqësim enorm i buxhetit të shtetit”, ka thënë ai.

Hoti, i cili aktualisht është deputet i LDK-së, ka thënë se nuk janë të vërteta deklarata e qeveritarëve se ka pasur rritje të pagave, ai ka theksuar se po të pyeten 85 mijë punëtor që janë në sektorin publik do të thonë që vlera reale e pagave që marrin është dukshëm më e vogël.

Ai ka shtuar se rritja e inflacionit gjatë vitin 2022-2023 nuk është reflektuar në pagat e të punësuarve.

“Unë nuk e di ku po i marrin atë shifra të rritjes së pagave nëse i del dhe i pyet 85 mijë persona që janë në sektorin publik jam i bindur që pa përjashtim të gjithë do t’iu thonë që vlera reale e pagave që marrin është dukshëm më e vogël. Ka pasur një inflacion të madh në vitin 2022 është përcjellë me një inflacion pak më të moderuar në vitin 2023 kjo nuk është reflektuar në pagat e të punësuarve. Një ligj që është miratuar në fund vitit 2022 i ka indeksuar vetëm kontratat për investimet kapitale për firmat private, për të mbrojtur firmat private nga inflacioni ato firmat të cilat kanë kontratë me shtetin. Por jo edhe të punësuarit ose grupet e tjera që përfitojnë nga buxheti i shtetit. Janë fakte janë evidencë”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se të gjitha projektet madhore të premtuara nga kjo qeveri ose nuk kanë nisur fare ose kanë mbetur ashtu siç kanë qenë në qeverinë paraprake. Ai ka shtuar se qeveri nuk ju ka qëndruar afër qytetarëve në krizën më të madhe të inflacionit dhe krizën ekonomike më të cilën ata janë përballur.

“Kjo mund të shihet praktikisht të gjitha projektet madhore gjithandej nëpër Kosovë, ose nuk ka nisur fare ose kanë mbetur ashtu siç kanë qenë në qeverinë paraprake ose janë tek tash në vitin e katër të qeverisjes ka filluar të punohet. Shifrat janë kokëforta, ato tregojnë realitetin të merren me konsideratë ato deklarime sepse ballafaqimet e vazhdueshme që i kemi në Komisionin për Buxhet ose në Kuvend ka një tendencë të shtrembërimit të realitetit. Në dy vitet e fundit për shkak të rritjes enorme të inflacionit pagat nuk janë të mjaftueshme për qytetarët. Ne kemi bërë kërkesë të vazhdueshme kemi insistuar vazhdimisht në Kuvend si parti opozitare, në vitin 2022 dhe2023 është indeksimi i pagesave që bënë shteti për grupet e caktuara të qytetarëve, indeksimi për normën e inflacionit siç kanë bërë shumica e shteteve evropiane, jemi përballë me një krizë të inflacionit dhe krizë ekonomike që ndodh shumë rrallë një krizë e tillë. Fatkeqësisht kjo Qeveri nuk iu ka qëndruar afër qytetarëve në krizën më të madhe, përjashto një ndihmë të njëhershme e cila nuk e zgjedh problemin as për një javë sa i përket konsumit të familjeve”, ka thënë ai.

Lajmet

REL: Keqardhje që Serbia s’ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për sulmin në Banjskë

Published

on

Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ndaj të dyshuarve që gjenden në territorin e saj.

“BE-ja vazhdimisht ka bërë thirrje që përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe shpreh keqardhje që, deri më tani, Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata, me akuza përkatëse, të personave që gjenden në Serbi”, tha një zëdhënës i BE-së.

Tre vjet më parë, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit, tre sulmues serbë u vranë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Radoiçiq ka adresë të regjistruar në Serbi, teksa Kosova vazhdimisht kërkon që ai të ekstradohet në mënyrë që të përballet me drejtësinë.

“Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të krijuar për ndihmë të ndërsjellë juridike. Kjo çështje ka mbetur pezull për një kohë të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë atë sa më shpejt”, tha zëdhënësi i BE-së.

Në deklaratën e BE-së tha se çështjen e Banjskës, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ka ngritur gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Nju Jork.

Po në Nju Jork, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ngriti çështjen e sulmit në Banjskë gjatë takimit me Kallasin.

Kuri tha se Radoiçiq dhe persona të tjerë që morën pjesë në sulm po “mbrohen nga presidenti i Serbisë”, duke shtuar se ka kërkuar përkrahjen e BE-së që t’i bëjë trysni Serbisë për këtë çështje.

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht që të përfshirët në sulm të përballen me drejtësinë.

Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë Radoiçiqit, për sulmin në Banjskë. Gjykimi është mbajtur vetëm ndaj tre personave, të cilët janë dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit: një me 30 vjet burgim dhe dy persona me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova diplomon në UBT, xhudistja përmbyll me sukses studimet në Shkencat e Sportit

Published

on

Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike, Nora Gjakova, ka diplomuar në UBT, në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, në programin “Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik”.
Gjakova, e cila ndër vite ka përfaqësuar Kosovën në garat më të rëndësishme ndërkombëtare të xhudos, ka përfunduar studimet me një temë diplome që lidhet drejtpërdrejt me sportin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj.
Tema e punimit të saj ishte “Monitorimi i shkallës së lodhjes akute dhe rikuperimit pas një ndeshjeje të simuluar të xhudos përmes metodës indirekte (two-point velocity), të bazuar në shpejtësi në teknikën Bench Press”.
Punimi është realizuar nën mentorimin e Asoc. Prof. Dr. Milaim Berishës.
Me këtë arritje akademike, Nora Gjakova i shton një tjetër sukses rrugëtimit të saj, kësaj radhe në fushën e arsimit dhe shkencës sportive.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Të kërkuara